Ener Trade, sponsor strategjik i Konferencës së Vjenës për Energjinë, ETCSEE 2025

Ener Trade, sponsor strategjik i Konferencës së Vjenës për Energjinë, ETCSEE 2025

Ener Trade, kompania shqiptare lider në tregtimin e energjisë në Ballkan ka mbështetur Konferencën e Energjisë për Evropën Qendrore dhe Juglindore (ETCSEE 2025) si sponsor strategjik. Bashkëthemeluesit Marin Gjonaj dhe Artur Micko morën pjesë në këtë event të rëndësishëm në Vjenë të Austrisë, që mblodhi së bashku kompanitë dhe investitorët më mëdhenj të Evropës në fushën e prodhimit dhe tregtimit të të gjitha llojeve të energjisë.

Gjatë punimeve të konferencës, z. Gjonaj dhe z. Micko u takuan me partnerë nga Europa qendrore dhe Ballkani dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbimeve dhe investimeve në fushën e energjisë në rajonin tonë.  

Ener Trade, një nga kompanitë më të rëndësishme të Grupit Gjonaj, është ndër furnizuesit kryesorë të besuar në Evropën Juglindore, nga Hungaria në Greqi, duke përfshirë licencat lokale përmes filialeve të saj, ETMT Energy në Hungari, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, Bullgari, Slloveni, Kosovë dhe Mali i Zi.

Ener Trade është aktive në Bursën Alpex (Shqipëri dhe Kosovë) që nga viti 2023. ETMT Kosova është anëtare e Bursës Aplex të Kosovës. Filialet, ETMT Energija Doo Slovenia, janë të pranishme me operacione në Hupx (bursa hungareze e Energjisë) dhe Ibex (bursa bullgare e energjisë). ETMT Energy North Macedonia është e pranishme në MEMO (Bursa Maqedonase e Energjisë) dhe Hupx (Bursa Hungareze e Energjisë) ndërsa së fundmi kompania Ener Trade është e pranishme me operacione në bursën malazeze të energjisë, Mepx.