Ekspertët e Komitetit të Punës dhe Etikës në një diskutim të hapur për zhvillimin e aktiviteteve të ardhshme që do u ofrojnë anëtarëve ngritjen e kapaciteteve për stafin e tyre, tendencat më të fundit të tregut të punës dhe mundësinë e bashkëpunimit midis biznesit dhe universiteteve për të ndihmuar në edukimin e një fuqie punëtore të kualifikuar. Diskutimet e Komitetit u fokusuan në zhvillimin e aktivitetit në bashkëpunim me Deloitte në qershor, në matjen e perceptimit më të fundit të fuqisë së re punëtore që aktualisht po studion ose sapo është diplomuar. Ky sondazh do të shërbejë si një burim i vlefshëm informacioni për punëdhënësit dhe aktorët e tjerë të tregut, mbi pritshmëritë dhe aspiratat e të rinjve që do të jenë e ardhmja e tregut të punës