Dhomat Amerikane flasin: Marrëdhëniet Transatlantike nën Presidencën e Trump

Dhomat Amerikane flasin: Marrëdhëniet Transatlantike nën Presidencën e Trump

Dhoma Amerikane ka startuar eventet e 2025 i cili është viti jubile i 25 vjetorit të Dhomës, përmes nje aktiviteti network-u ku anëtarët patën mundësi të ndiqnin online një event të AmCham-eve në Europë  të fokusuar tek biznesi dhe marëdhëniet transatlantike. Planet e Dhomës për 2025 dhe angazhimi i anëtarëve ishin gjithashtu në qëndër të temave që zhvilloi ky network.

Diskutimi i Komitetit Ekzekutiv të Dhomave Amerikane në Europë me Përfaqësuesen e Dhomës Amerikane në Washington u orientua drejt politikave ekonomike që do të zbatojë administrata e Trump në zhvillimin e rrugëve tregtare me Europën, klima e investimeve dhe zhvillimet e pritshme ekonomike në të dy anët e oqeanit.

Përfaqësuesit e ACE (Dhomat Amerikane në Europë) folën për pritshmëritë në zhvillimin  e marrëdhënieve me Amerikën në kontekstin Europian të punës që mund të bëjnë bashkë AmCham-et për ti cuar më tej marrëdhëniet transatlantike gjatë administratës së Trump.

Takimi u përshëndet nga Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj dhe Presidenti i Dhomës Grant Van Cleve. ”Forcimi i marrëdhënies me partnerin strategjik, SHBA përmes bashkëpunimit me Ambasadën e saj, na ndihmon të influencojmë rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe interesin e investitorëve amerikan për Shqipërinë. Puna jonë shtrihet përtej kufijve tanë, ku bashkëpunimi me Dhomat Amerikane të Tregtisë në Europë dhe me Dhomën e Tregtisë të SHBA-ve jane mekanizma te fortë që na lidhin me ekonominë globale” – tha gjatë fjalës së tij Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj. Ndërkohë Presidenti i Dhomës Amerikane Gran Van Cleve duke sjellë eksperiencën e tij si votues dhe biznesmen amerikan, u përqëndrua tek potenciali që ka vendi për tu bërë tërheqës për investitorët amerikan dhe një partner i denjë për Amerikën nisur nga pozicioni gjeopolitik, burimet natyrore, potencialet e sektorëve prioritarë për të thithur investime por edhe si kombi më Pro-Amerikan në rajon.