Dhoma Amerikane feston 248 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Dhoma Amerikane feston 248 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Dhoma Amerikane ka organizuar 248 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës në një aktivitet që mblodhi anëtarët e Dhomës dhe komunitetin amerikan si dhe pati prezencën e Të Ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane z.David Wisner. Pjesë e festës ka qënë edhe Drejtori Ekzekutiv i AmCham Kosovës Arian Zeka.

Dhoma Amerikane përmes kësaj feste promovon miqësinë mes dy popujve por edhe sakrificën e figurave të mëdha që nëpërmjet Deklaratës së Pavarësisë  dhe veprimeve të tyre vendosën standartin e lirisë dhe demokracisë në themel të shtetit. Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin e fortë që Dhoma Amerikane ka me partnerin e saj Ambasadën  Amerikane dhe punën e madhe që po bëhet për të zhvilluar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe ndërlidhjen mes bizneseve. Këtë fakt e vlerësoi në fjalën e tij edhe i Ngarkuari me Punë z.David Wisner i cili jo vetëm vlerësoi Dhomën Amerikane si një partner serioz dhe të besueshëm por vuri theksin në rritjen e vëllimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve në të dy anët e oqeanit.

Eventi është përshëndetur edhe nga Presidenti i Dhomës Amerikane z. Grant Van Cleve i cili ka vendosur theksin në miqësinë mes dy popujve dhe në rolin që luan festa në forcimin e kësaj marrrëdhënie. Dhoma Amerikane po luan rolin e vet në këto zhvillime.

Festa e Pavarësisë së Amerikës, ka elementët tradicionale, por e veçanta e këtij viti është se komuniteti shqiptar dhe ai amerikan shijuan muzikën në shoqërinë e bandës muzikore, spektaklin me lojra dhe animime të ofruar nga World Vision, si edhe ushqimin tipik amerikan dhe produktet e ofruara me majft bujari nga sponsorat.

Dhoma Amerikane falenderon në mënyrë të veçantë të gjithë ata sponsor  që e bën të mundur me bujarinë dhe mbështetjen e tyre realizimin e kësaj feste madhështore.