Coca-Cola Bottling ka publikuar edicionin e dytë të raportit mbi qëndrueshmërinë, duke dokumentuar ndikimin që sjell në shoqëri për një zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe përgjegjësi ndaj mjedisit. Me synimin për t’u bërë kompania e parë industriale me ndikim “Carbon Neutral” në Shqipëri deri në vitin 2030, CCBS ka ndërtuar një guidë që përfshin reduktimin e emetimeve, përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e praktikave në gjithë zinxhirin e vlerës.
Mbështetur në të dhënat e Raportit, në vitin 2024, 43% e nevojave energjetike të kompanisë u mbuluan nga energjia e gjeneruar nga sistemi fotovoltaik, ndërsa po punohet për t’u implementuar një sistem monitorimi i energjisë ISO 50001 për të rritur efikasitetin dhe transparencën. Kompania po zhvillon një flotë makinash elektrike në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Vlora duke ndihmuar në uljen e emetimeve të gazrave serrë me 31%, duke ruajtur një trend të qëndrueshëm në reduktimin e gjurmës së karbonit.
Jo vetëm kaq, por CCBS ka përparuar ndjeshëm edhe në paketim të qëndrueshëm, me 83% të materialeve nga burime të rinovueshme dhe 46% të materialeve të ricikluara, duke rritur përdorimin e rPET në produktet e saj. Përgjegjësia sociale është shfaqur edhe tek treguesit e aksidenteve në punë të cilat kanë qënë zero, dhe asnjë shkelje rregullatore, duke reflektuar kulturën e sigurisë dhe integritetit që e karakterizon.
Gjatë vitit, CCBS ofroi 6,020 orë trajnime për punonjësit e saj, me një staf prej 394 punonjësish dhe furnitorët vendas. Gjithashtu rreth 93% e vlerës ekonomike e krijuar ri-shpërndahet, duke dëshmuar angazhimin për zhvillim gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
Raporti i vitit 2024 ka dëshmuar punën që bën kompania për të patur një aktivitet në përputhje me vlerat ESG duke forcuar pozicionin e kompanisë si lider në qëndrueshmëri dhe inovacion në Shqipëri.

