“Me një histori arritjesh të jashtëzakonshme që daton tre dekada më parë, Boga & Associates mbetet e përkushtuar për të ofruar cilësinë më të lartë të shërbimeve ligjore, fiskale dhe kontabël në mbështetje të suksesit të klientëve tanë në Shqipëri dhe Kosovë.

 Si Partner Menaxhues i Boga & Associates, ndjehem krenar për rrugëtimin që kemi patur që nga themelimi ynë në vitin 1993. Përpjekjet tona të vazhdueshme për të arritur standardet më të larta, kanë bërë që sot të jemi lider në fushat ligjore, fiskale dhe kontabël si në Shqipëri dhe në Kosovë".

- Genc Boga, PARTNER MENAXHUES

Profili

Boga & Associates, e themeluar në vitin 1993, është firmë konsulence që operon në Shqipëri dhe Kosovë, e cila njihet për ofrimin e cilësisë më të lartë të shërbimeve ligjore, fiskale dhe kontabël për klientët e saj. Firma punon me institucione të rëndësishme financiare dhe kompani në industri të ndryshme, si banka dhe financa, energjia, infrastruktura, teknologjia dhe kujdesi shëndetësor.

Zyra ofron të gjitha shërbimet ligjore, fiskale dhe kontabël të nevojshme për të themeluar dhe ushtruar aktivitetin tregtar në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjatë këtyre 30 viteve, zyra ka ofruar asistencë ligjore në fushën e privatizimit të ndërmarrjeve shteterore, koncensioneve, transaksioneve me pasuri të paluajtshme, në fushën e tatimeve dhe doganave si dhe sherbime kontabiliteti duke u orientuar vazhdimisht nga zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe Kosovë.

FUSHAT E SHëRBIMEVE

Shërbime Ligjore: 

E drejta tregtare, e drejta bankare dhe financiare, e drejta e konkurrences, e drejta e punes, ndertimi dhe sipermarrja, komunikime elektronike, energji dhe nafte, prokurime, mjedisi, e drejta e pasurive te paluajtshme, e pronesise intelektuale, perfaqesim ne procedurat gjyqesore, arbitrazh etj.

Shërbime Fiskale:

Konsulencë fiskale, rishikim/kontroll fiskal, asistencë mbi realizimin e kërkesave fiskale, përfaqësim në çeshtje gjyqësore tatimore.

Shërbime Kontabël: 

Shërbime të mbajtjes së kontabilitetit, konsulencë kontabël, asistencë në fushën e investigimeve financiare.

VLERËSIME DHE CMIME NDËRKOMBËTARE

Boga & Associates vlerësohet ndërkombëtarisht në fushat ligjore dhe fiskale dhe vazhdimisht kryeson renditjen në publikime të ndryshme prestigjioze. E njohur për punën dhe përkushtimin e saj për t'u ofruar klientëve shërbimin më cilësor, firma është një emër i besuar në industrinë ligjore dhe fiskale.

Boga & Associates listohet BAND 1 në fushën e Korporatave/Marrëveshjeve Tregtare, Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve dhe Pronësine Intelektuale nga Chambers Europe (2024) dhe Chambers Global (2024), TIER 1The Legal 500 (2023), në të Drejtën Bankare dhe Financiare dhe atë të Korporatave nga IFLR1000 (2024), dhe Pronësi Intelektuale nga Trademark World Review (2024).

Firma vlerësohet nga klientët dhe kolegët e saj si një "firmë ligjore me ekspertizë të kalibrit të lartë" dhe dallohet "midis elitave në Shqipëri".

"Udhëheq në mënyrë të vazhdueshme transaksionet dhe veçohet për reputacionin e paarritshëm në arenën e korporatave dhe atë komerciale" (Chambers Europe 2023).

EKIPI

Genc Boga – Themelues dhe Partner Menaxhues: [email protected]

Sokol Elmazaj – Partner: [email protected]

Renata Leka – Partner: [email protected]

Alketa Uruçi – Partner: [email protected]

Gerhard Velaj – Partner: [email protected]

Andi Pacani – Partner: [email protected]


Kosovë

50/3 Sylejman Vokshi Str. 10000 Pristina

Shqipëri

40/3 Ibrahim Rugova Str. 1019 Tirana, Albania