Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri publikoi sot më 8 Shtator 2021 edicionin e 9-të të Indeksit të Biznesit, i njohur për perceptimin e klimës së Biznesit (2020-2021).
71 % e anëtarësisë së AmCham morën pjesë në anketim, pjesëmarrja më e lartë në 9 vitet e publikimit të Indeksit duke reflektuar rëndësinë që anetarët i japin klimës së biznesit dhe realizimit të reformave në mbështetje të përmirësimit të saj.
Indeksi mat elementë të rëndësishme që ndikojnë klimën e biznesit, si politikat qeveritare, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe elementë që lidhen me ecurinë e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.
Anketimi i kompanive anëtare i mundëson AmCham-it të identifikojë dhe të masë sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit dhe të punojë me administraten publike dhe aktorët e tjerë për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.
Rezultati i Indeksit shoqërohet me shtojcën e komenteve dhe sugjerimeve të bëra nga përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në anketim, publikuar në aneksin përmbyllës të raportit.
Lexoni Indexin e Perceptimit për Klimën e Biznesit (2020-2021)