Nokia, një kompani ndërkombëtare që operon në Shqipëri prej disa vitesh, ka dhuruar fonde tek fondacioni “Fundjavë Ndryshe”. Nga ky donacion, si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës së kompanisë, 40 për qind shkon për të lehtësuar sadopak problemet me të cilat shoqëria jonë po përballet, dhe 60 për qind për t’i ardhur në ndihmë spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili po përballon peshën më të madhe të traumës shëndetësore COVID-19.
“Përmirësimi i jetës së njerëzve është misioni i Nokia-s. Ne mendojmë për njerëzit në komunitetin tonë, si edhe për ata që po bëjnë një punë të paçmuar për të ndihmuar të tjerët në këto kohë të vështira”.
AmCham është krenare për anëtarët e saj.
****