Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar nëpërmjet Axhendës së Investimeve 2021, rekomandime konkrete të cilat synojnë rritjen e transparencës dhe cilësisë në përfaqësimin e grupit të interesit në të gjithë proçesin e konsultimit publik. Në kuadër të këtyre rekomandimeve, proçesi i konsultimit publik i parë nëpërmjet zbatimit të ligjit, ka qënë tema e diskutimit mes përfaqësuesve të Dhomës Amerikane dhe zyrtarëve të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjate këtij takimi, Znj. Besa Velaj dhe Znj. Blerta Xhako kanë ndarë me përfaqësuesit e AmCham punën e kryer nga struktura e Komisionerit në kuadër të proçesit të Konsultimeve Publike si dhe mënyrë se si trajtohen ankesat që vijnë për mosinformim korrekt të publikut.
Ashtu sic edhe Dhoma ka konstatuar më pare, ligji për konsultimet publike ka mbetur i fjetur dhe nuk ka gjetur zbatim, në mënyrë të vecantë për shkak të mekanizmave të dobët ligjor. Sic edhe u informuam nga 2017, numri i ankesave kë pësuar një rënie të ndjeshme, duke provuar se ky mekanizëm nuk është i zbatueshëm dhe efektiv.
Nga Dhoma Amerikane në takim kanë marrë pjesë Fiona Kuqi Menaxhere e Politikave dhe Avokacisë, Jona Alla, Grant Thorton dhe Albana Karapanco, PwC të cilat kanë prezantuar rekomandimet konkrete që ka bërë Dhoma Amerikane nëpërmjet Axhendës së Investimeve për të ndërtuar dhe mekanzimat që e bëjnë me efiçentë jo vetëm ligjin por dhe të gjithë proçesin e konsultimit publik.
Ndërtimi i mekanizmave ligjor, duke filluar nga detyrimi për të përfshirë të gjitha projektligjet për Konsultim Publik apo detyrimi i publikimit të proçesverbaleve nga takimet publike dhe komentet e grupeve të interest, për të rritur transparencën, janë mekanizma të propozuara nga Dhoma Amerikane nëpërmjet rekomandimeve.
Rekomandimet e Dhomës u konsideruan pozitive dhe nga ana e përfaqësuesve të Komisionerit, implementimi i të cilave do të përmirësojë zbatueshmërinë e ligjit për konsultimet publike.