AmCham dhe e Ngarkuara me Punë, znj. VanHorn diskutojnë mbi marrëdhëniet ekonomike

AmCham dhe e Ngarkuara me Punë, znj. VanHorn diskutojnë mbi marrëdhëniet ekonomike

E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane znj.Nancy VanHorn, pati një takim me Bordin drejtues në ambjentet e Dhomës Amerikane. Takimi ndihmoi në shkëmbimin e informacionit për punën që po bën AmCham për të asistuar bizneset amerikane përmes zhvillimit të parametrave optimalë për të bërë biznes.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është dhe faturimi zero i TVSH -së për shërbimet drejt Amerikës që nuk e ka këtë taksë, duke i bërë më të thjeshta dhe më të lira transaksionet e shërbimeve mes dy vendeve. Kjo u vlerësua edhe nga E Ngarkuara me Punë, znj. Nancy VanHorn, e cila theksoi rëndësinë e zhvillimit të kuadrit ligjor që nxit  investimet e qëndrueshme dhe të sigurta.

Takimi ishte një mundësi e mirë për të njohur anëtarët e rinj të Bordit dhe për të bërë një prezantim të politikave themelore të cilat përbëjnë agjendën e Dhomës Amerikane dhe ndihmojnë në objektivin primar për të rritur marrëdhëniet ekonomike me USA.