Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e biznesit anëtar në fushën e pronësisë industriale. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane z.Neritan Mullaj dhe nga Drejtori Përgjithshëm i Komanduar i DPPI znj.Maria Solis Kapidani. Ky bashkëpunim është rezultat i një qasjeje të përbashkët për të mbështetur bizneset në procesin e njohjes, mbrojtjes dhe promovimit të aseteve të tyre që lidhen me inovacionin.
Në një treg gjithnjë e më konkurrues, të drejtat e pronësisë industriale – përfshirë markat tregtare, patentat për shpikje, modelet e përdorimit– janë kthyer në pasuri strategjike për çdo sipërmarrje. AmCham dhe DPPI duke njohur rëndësinë e ruajtjes së këtyre aseteve përmes kësaj marrëveshjeje do të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të ofruar më shumë informacion, mbështetje praktike dhe mundësi zhvillimi për bizneset shqiptare.
Marrëveshja parashikon një sërë veprimesh konkrete, ofrimin e konsulencës teknike për bizneset anëtare të AmCham nga ekspertët e DPPI-së, organizimin e trajnimeve profesionale dhe sesioneve informuese për temat që lidhen me pronësinë industrial, zhvillimin e tryezave të përbashkëta me aktorët e tregut për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në këtë fushë si edhe nxitjen e projekteve të përbashkëta për të ndihmuar ndërmarrjet të kuptojnë rëndësinë e regjistrimit dhe mbrojtjes ligjore të risive të tyre.
AmCham Albania and the General Directorate of Industrial Property Sign Cooperation Agreement to Safeguard Innovation in Business
The American Chamber of Commerce in Albania and the General Directorate of Industrial Property have signed a cooperation agreement aimed at enhancing awareness and strengthening the capacity of member businesses in the area of industrial property. The agreement was signed by AmCham’s Executive Director, Mr. Neritan Mullaj, and the Acting Director General of GDIP, Ms. Maria Solis Kapidani.
This collaboration is the result of a joint approach to supporting businesses in the process of identifying, protecting, and promoting their innovation-related assets.
In an increasingly competitive market, industrial property rights — including trademarks, invention patents, and utility models — have become strategic assets for every enterprise. Recognizing the importance of preserving these assets, AmCham and GDIP will align their efforts through this agreement to provide more information, practical support, and development opportunities for Albanian businesses.
The agreement foresees a series of concrete actions, including the provision of technical consultancy by GDIP experts for AmCham member companies, the organization of professional training and informative sessions on topics related to industrial property, as well as joint roundtable discussions with market actors to explore challenges and opportunities in this field. The agreement will also promote joint projects to help enterprises understand the importance of registering and legally protecting their innovations.