Shqipëria ndodhet në një pikë kthese. Nga transformimi urban tek ambiciet për anëtarësim në BE, vendi po përqafon ndryshimin, dhe TITAN Albania është një partner i çmuar në këtë rrugëtim.
Teksa TITAN Albania feston 15-vjetorin e kontributit në infrastrukturën e vendit, CEO z. Dimitrios Dimou reflekton mbi rrugëtimin e kompanisë, përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë dhe mundësitë që e presin Shqipërinë. Si pjesë e TITAN Group prodhues ndërkombëtar udhëheqës i çimentos dhe materialeve të ndërtimit, me një histori 122-vjeçare të pasur, TITAN Albania merr forcë nga një trashëgimi inovacioni dhe ekselence. Me një lidhje personale me vendin dhe një eksperiencë të gjerë globale në industri, z. Dimou ndan mënyrën se si TITAN Albania po përqafon inovacionin digjital, po investon te njerëzit e saj dhe po ndihmon në formimin e një sektori ndërtimi që është modern, i qëndrueshëm dhe i gatshëm për të ardhmen.
- Z.Dimou, a do të dëshironit të na tregoni mbi TITAN dhe rrugëtimin e tij në Shqipëri?
TITAN Albania është pjesë e TITAN Group, një lider global në industrinë e materialeve të ndërtimit, me gati 6,000 punonjës dhe operacione në më shumë se 25 vende në katër kontinente. Me 122 vite eksperiencë, Grupi luan një rol të rëndësishëm në SHBA, Europë, Ballkan, Greqi dhe Mesdheun Lindor, ndërsa së fundmi është zgjeruar edhe në Indi përmes një sipërmarrjeje të përbashkët në materialet plotësuese të çimentos.
Në Shqipëri, historia jonë nisi 15 vite më parë me atë që mbetet investimi “Greenfield” më i madh ndonjëherë në këtë sektor. Ishte një angazhim i guximshëm, një shprehje besimi tek njerëzit e Shqipërisë dhe tek e ardhmja e saj. Që në fillim, synimi ynë nuk ishte vetëm të ishim prodhues industrial, por partner në zhvillimin e vendit, duke kontribuar në infrastrukturën moderne dhe rritjen e qëndrueshme.
Sot, TITAN Albania është një aktor kyç në industrinë e materialeve të ndërtimit dhe atë të infrastrukturës së kombit. Ne prodhojmë çimento me cilësi të lartë, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nevojat lokale, duke mbështetur gjithçka nga projektet e mëdha infrastrukturore deri tek godinat shumëkatëshe. Në zemër të këtij suksesi janë mbi 100 klientë, mijëra persona që punojnë në sektorin e ndërtimit, mbi 400 punonjës të përkushtuar, qindra furnitorë dhe partnerë. Ata janë themeli i vërtetë i rrugëtimit tonë dhe, për mua, heronjtë e përditshëm. - Cilat janë sfidat e sektorit të ndërtimit globalisht, dhe si po i përgjigjet TITAN Group?
Sektori i ndërtimit po kalon një transformim të thellë. Ndryshimet klimatike kërkojnë veprim urgjent, pasi prodhimi i çimentos përbën rreth 7% të emetimeve globale të CO₂. Në të njëjtën kohë, digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si projektojmë, ndërtojmë dhe operojmë, ndërsa shoqëria pret që kompanitë të sjellin vlerë në mënyrë të përgjegjshme. Këto sfida përforcohen edhe nga paqendrueshmëria e energjisë dhe pasiguritë gjeopolitike, të cilat komplikojnë kostot dhe zinxhirët e furnizimit.
Në TITAN, ne u përgjigjemi këtyre sfidave përmes strategjisë sonë “Green Growth”. Po ulim ndikimin tonë mbi mjedisin duke përdorur burime alternative energjie, përfshirë mbetjet të listë së gjelbër, biomasën dhe nënproduktet industriale, ndërkohë që po eksplorojmë lëndë të para natyrshëm të dekabornizuara. Në të njëjtën kohë, po investojmë fuqishëm në inovacionin digjital për t’i bërë operacionet tona më të zgjuara dhe më efikase. Gjithashtu, bashkëpunojmë me iniciativa globale si GCCA dhe Science Based Targets, sepse veprimi kolektiv është thelbësor për ndikim afatgjatë. Për ne, zhvillimi i një sektori ndërtimor të qendrueshëm dhe rezistent është njëkohësisht përgjegjësi dhe mundësi për të formësuar të ardhmen. - Si e shihni peizazhin e ndërtimit në Shqipëri sot, dhe ku ndodhet vendi në arenën globale?
Në vetëm tre dekada, Shqipëria ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm. Nga një vend në tranzicion, është shndërruar në një ekonomi dinamike, me rritje të shpejtë, me struktura arkitektonike moderne që ngrihen mbi Tiranë dhe me infrastrukturë strategjike që e lidh atë me rajonin dhe më gjerë. Investimet në aeroporte, autostrada dhe hekurudha po përmirësojnë lëvizshmërinë dhe po e pozicionojnë më fort Shqipërinë në hartën evropiane.
Ky zhvillim është më shumë se statistika, është një histori qendrueshmërie dhe ambicieje. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE jepe një shtysë të mëtejshme, me ligje të reja që promovojnë materiale ndërtimi me nivel emetimi të karbonit të ulët dhe zhvillim të qëndrueshëm. Megjithatë, sfidat mbeten. Vendi përballet me presione globale si ndryshimet klimatike, migracioni dhe mungesa e ekspertizës teknike. Për t’i përballuar këto, Shqipëria duhet të vijojë të investojë tek njerëzit, aftësitë dhe transformimi digjital, duke nxjerrë mësime nga fqinjët e BE-së për të ndërtuar kuadro të forta ligjore dhe metoda inovative ndërtimi. Me vizionin e duhur, Shqipëria mund të pozicionohet si një lider rajonal në zhvillimin e qendrueshëm. - A mund të luajë TITAN Albania një rol të rëndësishëm në këtë peizazh dinamik?
Pa dyshim. Ne jemi plotësisht të përafruar me Strategjinë 2026 të TITAN Group, e cila fokusohet në ekselencën operacionale, dekarbonizimin dhe transformimin digjital. Synimi ynë është të ulim emetimet e CO₂ me 25% deri në vitin 2030, kryesisht duke optimizuar përmbajtjen e klinkerit në çimento dhe duke rritur përdorimin e lëndëve alternative në 40% të energjisë termike totale.
Në 5 vitet e fundit kemi arritur tashmë një ulje me 5% të emetimeve tona të CO₂ dhe kemi prezantuar produkte me nivel emetimi karboni më të ulët. Këto iniciativa mbështesin objektivat mjedisore të Shqipërisë dhe tregojnë se si industria mund të udhëheqë tranzicionin drejt qëndrueshmërisë. Natyrisht, kuadrot rregullatore do të jenë kritike për të përshpejtuar këtë progres. - Si po e përqafon TITAN Albania transformimin digjital?
Digjitalizimi është në zemër të operacioneve tona. Një arritje kyçe ka qenë implementimi i sistemit Real-Time Asset Optimization (RTO), “bashkëpiloti digjital” i fabrikës sonë. Kjo zgjidhje e fuqizuar nga inteligjenca artificiale përpunon të dhëna nga mijëra sensorë, duke analizuar në kohë reale prodhimin, performancën mekanike, elektrike, cilësore dhe mjedisore.
RTO rekomandon parametrat optimalë të funksionimit, duke mundësuar vendimmarrje më të zgjuara dhe më të shpejta. Që nga nisja e tij, ka rritur prodhimin me 10%, ka ulur konsumin e energjisë me 10% dhe ka reduktuar ndjeshëm emetimet e CO₂. Përtej operacioneve, mjete digjitale si TitanUp po transformojnë eksperiencën e klientit, duke e bërë shërbimin më të shpejtë, më efikas dhe më reagues. - Çfarë po bën kompania juaj në përgjigje të ndryshimeve të thella shoqërore?
Njerëzit tanë mbeten forca jonë më e madhe. Në vitet 2024 dhe 2025, kemi zgjeruar programet e të nxënit dhe zhvillimit, kemi prezantuar Modelin e Lidershipit TITAN për të ushqyer liderët e së ardhmes dhe kemi nisur PODD (Point of Digital Dexterity) për të pajisur ekipet me aftësi digjitale. Gjithashtu, nxisim një kulturë meritokracie, bashkëpunimi dhe mendimi të guximshëm.
Përtej fuqisë punëtore, përpiqemi të krijojmë vlerë për shoqërinë. Një nismë kyçe është Rrjeti Shqiptar i ESG, i pari i këtij lloji në vend. Duke bashkuar bizneset, shoqërinë civile, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë, ai synon të avancojë politika të qëndrueshme dhe të përafrojë strategjitë e korporatës me parimet evropiane të ESG-ve. Kjo platformë e pozicionon Shqipërinë për të marrë një rol udhëheqës në zhvillimin e qendrueshëm në rajon. - Në sektorin vendas të ndërtimit, a shihni kërcënime të tjera?
Sektori përballet me presione konkurruese nga materialet e ndërtimit të importuara, shpesh të prodhuara në tregje me kosto më të ulëta energjie dhe pune, por edhe me strategji oportuniste. Taksa indirekte si ato mbi karburantët dhe lëndët djegëse fosile rrisin gjithashtu koston e prodhimit vendas.
Në TITAN Albania, i shohim këto sfida si një mundësi për të riafirmuar përkushtimin tonë afatgjatë. Fokusi ynë është tek investimi i qendrueshëm, ndërtimi i kapaciteteve dhe mbështetja e infrastrukturës së Shqipërisë. Prodhimi i çimentos është vetëm një pjesë e misionit tonë, ndërtimi i besimit dhe ekspertizës vendase është po aq i rëndësishëm. - Cilat janë planet e ardhshme të TITAN Albania?
Duke parë përpara, fokusi ynë mbetet tek rritja së bashku me klientët tanë, me cilësinë, qendrueshmërinë dhe transformimin digjital si shtylla kryesore. Deri në vitin 2030 do të investojmë mbi 65 milionë euro; 20 milionë për të reduktuar nivelin e emetimeve të karbonit përmes zëvendësimit të karburanteve; 25 milionë në projekte të efikasitetit energjetik; 20 milionë për të rritur produktivitetin. Çdo investim i mëtejshëm duhet të krijojë vlerë për Shqipërinë, duke mbështetur komunitetet dhe duke forcuar ekonominë. Për ne, rritja do të thotë një progres që zgjat në aspektin mjedisor, shoqëror dhe ekonomik. - Disa fjalë për ju? Cilat janë prioritetet tuaja? Çfarë ju shqetëson më shumë?
Erdha në Shqipëri gati një vit më parë me një eksperiencë të gjerë në fushën e karburanteve, çimentos dhe materialeve të ndërtimit. Ky mision është thellësisht personal, sepse Shqipëria është tashmë shtëpia e familjes sime dhe ndaj të njëjtat shpresa dhe ambicie si njerëzit e saj.
Ajo që më shqetëson më shumë është shëndeti dhe siguria e njerëzve tanë. Nëse çdo koleg kthehet çdo ditë në shtëpi i shëndetshëm dhe i lumtur, besoj se të gjitha sfidat e tjera mund të menaxhohen. Prioritetet e mia si drejtues janë ta çoj TITAN Albania përtej çimentos, të krijoj vendin më tërheqës dhe fuqizues të punës dhe të mbetem një partner i besueshëm në zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë.
Në fund të fundit, dua të udhëheq operacionet tona në një vend ku të gjithë duan të jetojnë, duke e bërë atë, në të njëjtën kohë, një vend ku të gjithë duan të punojnë.

