Dhomat Amerikane në Evropë kanë organizuar takimin vjetor në USA duke startuar programin e tyre nga Atlanta, me takime të rëndësishme në Dhomën e Tregtisë së Xhorxhias duke shkëmbyer informacion dhe ide për mënyrat më të mira me të cilat kjo organizatë biznesi i shërben 30,000 anëtarëve në të gjithë shtetin, duke nxitur rritjen përmes avokimit dhe partneritetit. Programi i Atlantës ka patur një sesion mjaft interesant në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias, ku anëtarët eksploruan përmes diskutimit strategjitë inovative dhe rezultatin e bashkëpunimit akademi-industri në rritjen dhe formësimin e konkurrueshmërisë globale.
Momente mjaft interesante të turit në Atlanta kanë qënë vizitat në kompanitë amerikane ikonë, Coca-Cola dhe Delta Air. Vizita tek Coca Cola i ka njohur ekzekutivët e Dhomave Amerikane me prioritetet strategjike, inovacionin dhe qëndrueshmërinë me të cilën kompania ka krijuar një histori 139 vjeçare. Po kaq interesante ka qënë vizita në Delta Air Lines, një nga kompanitë ajrore kryesore në botë i cili po ndikon të ardhmen e aviacionit përmes raportit, praktikës dhe autorizimit.
Turi i ACE ka vazhduar me vizitën në Washington ku përfaqësuesit e Dhomave Amerikane të Tregtisë janë pritur në Dhomën Amerikane në Washington duke zhvilluar diskutime dinamike mbi ekonominë, politikat energjitike, efektet e ndryshimeve të fundit tarifore dhe mundësitë e biznesit përtej Atlantikut. ACE është mirëpritur në një darkë të paharrueshme me pjesëmarrjen e Jon Decker, Korrespondent i Shtëpisë së Bardhë dhe Redaktor i Lartë Kombëtar në Gray Media, i cili ndau njohuri të vlefshme mbi situatën aktuale nën administratën e re.
Në agjendën me takime të rëndësishme në Washington, Delegacioni i ACE ka patur dhe takimin me drejtues të Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR), ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë kritike të politikës tregtare. Biseda u përqëndrua në sfidat me të cilat përballet SHBA duke përfshirë BE-në, nevojën për reduktimin e barrierave tregtare dhe strategjitë për ti zvogëluar ato. Këndvështrime nga Bryant Trick, Ndihmës Përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së për Evropën dhe Lindjen e Mesme dhe Michael Rogers, Zëvendës Ndihmës Përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së për Evropën, hodhën dritë mbi përpjekjet e USTR-së për të krijuar një fushë loje të barabartë dhe për të rritur bashkëpunimin rregullator me autoritetet evropiane.
Po kaq interesant ka qënë edhe takimi me Ashok P, Ndihmës Sekretar në Detyrë për Tregjet Globale dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Tregtisë së Jashtme në Departamentin e Tregtisë të SHBA-së, diskutimi me të cilin u fokusua në rolin e rëndësishëm që marrin politikat tregtare në nxitjen e rritjes ekonomike dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare. Diskutimet mbi marrëdhëniet transatlantike kanë vazhduar edhe në vizitën në Këshillin e Atlantikut, ku delegacioni u përfshi në diskutime rreth rritjes ekonomike dhe tregtare, faktorëve kryesorë të rritjes dhe sfidave që formësojnë politikat ekonomike dhe tregtare nën administratën e re.
Në ditën e fundit në ACE zhvilloi një diskutim mjaft interesant me Kelly Anderson, Drejtoreshë Ekzekutive për Politikën Ndërkombëtare në Dhomën e Tregtisë të SHBA-së Diskutimet u përqëndruan në propozimin e komisionit për GPL-në, që synon forcimin e konkurrueshmërisë së Evropës në sektorin e shkencave të shëndetit dhe përmirësimin e aksesit në ilaçe. Delegacioni ka përmbyllur javën e takimeve në USA me një një pritje të organizuar bashkërisht nga Dhoma e Tregtisë e SHBA-së dhe AmCham Montenegro në tarracën e Dhomës së Tregtisë së SHBA-së.