Studentët e Cincinnati USA, takohen me drejtues të AmCham Albania

Studentët e Cincinnati USA, takohen me drejtues të AmCham Albania

University of Cincinnati Students Meet with AmCham Albania Leaders (3)

Dhoma Amerikane mirëpriti në një takim njohës dhe informues studentë të ekselencës të vitit të dytë në Universitetin e Cincinnatit, Shkolla e Biznesit Carl H. Lindner, USA të organizuar nga International Study Programs. Albana Karapanço Kryetare e Komitetit Ligjor dhe Pronësisë Intelektuale, zhvilloi një bisedë me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Cincinnati duke prezantuar punën që bën Dhoma Amerikane përmes Komiteteve në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vend.

Diskutimi preku tema të zhvillimit ekonomik, sektorëve prioritarë, interesit të investitorëve të huaj dhe mënyrën se si Shqipëria po përparon në procesin e njehësimit të legjislacionit me BE.

Qëllimi i udhëtimit të studentëve të Cincinnati në Shqipëri është të prezantohen nëpërmjet takimeve dhe informacioneve që marrin me ndryshimet që sjellin mjediset sociale, politike, ligjore dhe financiare në vendimarrjet e ekzekutivëve në biznes dhe mënyrën se si ata përballojnë sfidat e përditshme. Dhoma Amerikane në eksperiencën e saj 25 vjeçare si organizatë biznesi dhe rolin që ka luajtur në formësimin e politikave që afektojnë klimën e biznesit, ishte vendi i duhur për të zhvilluar një diskutim interesant me studentët.