Komiteti i Biznesit Dixhital në veprim

Komiteti i Biznesit Dixhital në veprim

Dixhitalizmi dhe roli i rëndësishëm në ekonomi e bën edhe më koherente punën Komitetit të Biznesit Dixhital në AmCham. Anëtarët e këtij Komiteti duke folur për planet vjetore të  punës kanë shkëmbyer opinionet për përcaktimin e saktë të cështjeve që do të ndiqen dhe që rrjedhin jo vetëm si rezultat i rekomandimeve të Axhendës së Investimeve por i shërbejnë në të njëjtën kohë zbatimit të politikave madhore të Dhomës dhe shërbimit ndaj anëtarëve.

Kryetari i Komitetit të Biznesit Dixhital, Elvin Guri, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë anëtarëve për të përcaktuar dy prioritete themelore që rrjedhin nga Axhenda e Investimeve mbi të cilat më pas do të ndërtohet një axhendë ambicioze takimesh dhe eventesh.

Takimi ka shërbyer si një shkëmbim idesh mbi listimin e prioriteteve dhe hierarkinë e tyre për nga rëndësia, duke i gjykuar nga impakti që kanë mbi jetën e gjithë komunitetetit të biznesit dhe hartimin e politikave të duhura në planin afatgjatë.

Duke folur për angazhimin e  Dhomës Amerikane në tryezat e punës së Ministrisë së Financës, Drejtori Ekzekutiv, Neritan Mullaj,  shpjegoi se tema e dixhitalizimit në të gjithë elementët e saj, zë një vënd të rëndësishëm  në tryezën e Ekonomisë.  Dhoma Amerikane është përfaqësuar në këtë tryezë nga ekspertët e saj duke përcjellë pikërisht rekomandimet që Axhenda e Investimeve ka për dixhitalizimin.

Në këtë tryezë janë prezantuar rekomandime që Investment Axhenda i ka ofruar qeverisë shqiptare në termat e hartimit të politikave që do të rregullojnë tregun sic është  legjislacioni për e-commerce apo për e-signature, si dhe aftësimi i forcës punëtore dhe krijimi i një klase koduesish që do ti shërbejë të ardhmes së dixhitalizimit por dhe do të influencojë rritjen e investimeve të huaja.

Nisur nga fakti se Investment Agenda ofron 8 cështje dhe 40 rekomandime që kanë ardhur si rezultat i punës së gjithë  Komiteteve në AmCham, edhe axhenda e këtij komiteti do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Komitetet e tjera duke e bërë edhe më gjithëpërfshirës rolin e anëtarëve të Komitetit dhe kontributin e tyre në realizimin e politikave të Dhomës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *