COVID-19 Lajmet Ekonomike – 10.04.2020

COVID-19 Lajmet Ekonomike - 10.04.2020

Covid-19, the Assembly votes on Thursday / Normative Acts are considered, Members of Parliament will be distributed in galleries and lodges, reduced discussionsScan-tv.com

The Chairman Conference has decided to hold the first session of the Assembly on Monday after the closure due to the COVID-19 epidemic. However, the works will be performed by respecting the rules of social distancing. For this reason, the members of Parliament will sit on the lodges and the gallery of the Parliament hall.

—-

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që të zhvillojë të hënën seancën e parë të Kuvendit që pas mbylljes për shkak të epidemisë Covid 19. Gjithësesi, punimet do të zhvillohen duke respektuar rregullat e distancimit. Shkak për të cilin deputetët do të vendosen nëpër llozhat dhe galerinë e sallës së Kuvendit.

From Monday, the time zone is until 17:30, almost financial packages for three categoriesMonitor.al

Prime Minister Rama announced that from Monday the time schedule is expected to be extended for some services such as banks, pharmacies and consumer products, while announcing that three business categories will benefit from the new financial package that will be presented early next week.

—-

Kryeministri Rama njoftoi se nga e hëna pritet të zgjerohet fasha orare për disa shërbime si banka, farmaci dhe ushqimore teksa bëri me dije se tre kategori biznesi do të përfitojnë nga paketa e re financiare që do të prezantohet në fillim të javës që vjen.

April 30, the deadline for declaring income over 2 million ALL, which should be done by dual employeesMonitor.al

April 30 is the deadline for the declaration of 2019 income, for individuals who have more than 2 million ALL per year. So far, there is no announcement of extension of this declaration, according to Monitor from Taxes and the Ministry of Finance.

—-

30 prilli është afati i fundit për deklarimin e të ardhurave të 2019-s, për individët që i kanë ato më shumë se 2 milionë lekë në vit. Deri tani nuk ka njoftim për shtyrje të afatit të këtij deklarimi, sipas burimeve për Monitor nga Tatimet dhe Ministria e Financave.

Removal of transfer commissions / Makes millions of euros in savings and encourages electronic paymentsScan-tv.com

Today, enters into force the regulation of the Bank of Albania, which removes all bank transfer commissions within the country, which will be performed through on-line platforms or mobile phones. This regulation is expected to significantly reduce the costs of citizens and businesses, but also to give a strong impetus to the use of electronic payments by Albanians.

—-

Sot hyn në fuqi rregullorja e Bankës së Shqipërisë që heq të gjitha komisionet për transfertat bankare brenda vendit që do të kryhen përmes internetit ose telefonit celular. Kjo rregullore pritet të lehtësojë ndjeshëm kostot e qytetarëve dhe bizneseve, por gjithashtu t’i japë një shtysë të fortë përdorimit të pagesave elektronike nga shqiptarët.

The three reasons why financial assistance is being denied to small business employees Monitor.al

First, since the beginning not all employees of small businesses were beneficiaries, but only those who were on the list of closed business activities according to the decision of the Ministry of Health dated March 20. Secondly, there have been rejections in the list of closed activities, due to the ambiguity of the object of business activity in the extract of the National Business Center. Third, the decision envisages the declaration of turnover for 2019 as criteria, automatically excluding the newly opened businesses in 2020.

—-

Së pari, që në fillim jo të gjithë të punësuarit e bizneseve të vogla ishin përfituese, por vetëm ata që ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura sipas një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë së datës 20 mars. Së dyti, ka pasur refuzime dhe në listën e aktiviteteve të mbyllura, për shkak të paqartësisë së objektit të veprimtarisë në ekstraktin në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Së treti, vendimi parashikon si kriter deklarimin e xhiros për 2019-ën, duke përjashtuar automatikisht bizneset e hapura në 2020-ën.

Businesses are relieved of local taxes / Tirana Municipality postpones deadlines for installment payments until August 31, 2020Scan-tv.com

The General Directorate of Local Taxes and Tariffs, in Tirana, informs that in line with the recent decision of the Municipality Council, entities registered in the computer system of this institution are exempted from the utilization fee of public space occupation for the period of March-April 2020. Also, entities benefit deferment of tax payment installment and local taxes, from April to June 30, 2020.

—-

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Tiranë, bën me dije se në kuadër të vendimit të Këshillit Bashkiak të miratuar së fundmi, subjektet e regjistruara në sistemin informatik të këtij institucioni përjashtohen nga pagesa e shfrytëzimit të tarifës së zënies të hapësirës publike për muajin mars-prill 2020. Po ashtu, subjektet përfitojnë shtyrjen e afatit të këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore, nga muaji prill për në 30 qershor 2020.

Tatimet hapin rubrikë të re lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 për të gjithë tatimpaguesitMonitor.al

Për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë tatimpaguesve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  tatime.gov.al  i ka dedikuar një rubrikë të veçantë situatës së krijuar nga pandemia. Në këtë seksion “COVID-19”, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të gjejnë të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me këtë situatë.

—-

To help all taxpayers, the General Tax Directorate, tatime.gov.al  has dedicated a special section to the situation created by the pandemic. In this section “COVID-19”, all citizens will have the opportunity to find all the necessary information about this situation.

As Europe Confronts the Coronavirus, What Shape Will Solidarity Take?The New York Times

As a poorer, battered south asks a richer, frugal north for solidarity, you’d be forgiven for thinking the coronavirus is throwing Europe back into last decade’s economic catastrophe. You’d be wrong. This time is set to be far worse.

—-

Teksa një jugor i varfër dhe i goditur kërkon pak solidaritet nga një verior më i pasur, do ju falej nëse do të mendonit se koronavirusi po i rikthen Evropës katastrofën ekonomike të dekadës së fundit. Por do ishit gabuar. Këtë herë duket të jetë shumë më keq.

The coronavirus crisis will change the world of commerceThe Economist

Many managers and workers have been through economic crises before. They know that each time the agony is different – and each time entrepreneurs and firms adapt and bounce back. Even so, the shock ripping through the business world is daunting. With countries owning over 50% of the world’s GDP, the lockdown of their business activity is much more severe than in previous recessions. The exit path from lockdowns will be precarious, with difficult consumers, a stop-start rhythm that prevents efficiency, and the new complicated health protocols. And in the long run, the firms that will survive should work in a new environment as the crisis and the response to it accelerate three trends: an energizing adoption of new technologies, an inevitable withdrawal from global supply chains and a disturbing increase of well-connected oligopolies.

—-

Shumë shefa dhe punonjës kanë kaluar kriza ekonomike më parë. Ata e dinë që çdo herë agonia është e ndryshme – dhe se çdo herë sipërmarrësit dhe firmat përshtaten dhe dalin përsëri në sipërfaqe. Pavarësisht kësaj, shoku që po trondit botën e biznesit është marramendës. Me shtete që zotërojnë mbi 50% të PBB-së në botë, bllokimi i aktivitetit tregtar është shumë më i rëndë se sa në recesionet e mëparshme. Rruga e daljes nga bllokimet do të jetë e pasigurt, me konsumatorë të vështirë, një ritëm rifillimi që pengon efikasitetin dhe protokollet e reja të ndërlikuara të shëndetit. Në planin afatgjatë, firmat që do të mbijetojnë, do t’u duhet të punojnë në një mjedis të ri, pasi kriza dhe përgjigjja ndaj saj përshpejtojnë tre tendenca: një adoptim energjik i teknologjive të reja, një tërheqje e pashmangshme nga zinxhirët e furnizimit global dhe një rritje shqetësuese e oligopoleve të lidhura mirë me njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *