COVID-19 Lajmet Ekonomike – 09.04.2020

COVID-19 Lajmet Ekonomike - 09.04.2020


COVID-19 pandemic, WB: Albania will lose 1.4% of GDP in 2020Monitor.al

Albania is expected to lose 1.4 percent of gross domestic product, according to a spring report released by the World Bank on Europe and Central Asia. The reason for this will be the ban on travel and the measures taken to prevent the spread of coronavirus in the country.

—-

Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, thuhet në raportin e pranverës të publikuar nga Banka Botërore në lidhje me vendet e Europës dhe Azisë Qendrore. Shkak për këtë do të bëhen ndalimi i udhëtimeve si dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Extended Package / Rama: Renters and people unable to work will also be included – Scan-tv.com

The list of categories that will be included to receive direct or indirect financial assistance includes freelance professions, tire centers, laundries, services, dry cleaning, tailoring, barbers, plumbers, taxi drivers, public transport workers, employees of travel agencies, employees of grocery stores etc.

—-

Në listën e kategorive që do të përfshihen për të përfituar ndihmë financiare direkte ose indirekte janë profesionet e lira, gomisteritë, lavazhet, serviset, pastrimet kimike, rrobaqepsitë, berberët, hidraulikët, taksistët, punonjësit e transportit publik, punonjësit e agjencive turistike, punonjësit e kancelarive, etj.

Denaj: A package that is addressed to big business is being discussed – A2 News

Anila Denaj, Minister of Finance and Economy, told A2 Business Week that the government is discussing a package that will help big businesses. “We are discussing a second package, which is addressed to businesses with a large number of employees, but I do not have the authority to talk about it. It is being discussed and very soon it will be announced by Mr. Prime Minister “, said Denaj.

—-

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, tha për A2 Business Week se Qeveria po diskuton një paketë që do t’i vijë në ndihmë edhe bizneseve të mëdha. “Po diskutojmë një paketë të dytë, që i drejtohet bizneseve me numër të madh punonjësish, por nuk kam autorizim të flas për të. Po diskutohet dhe shumë shpejt do të njoftohet nga zoti Kryeministër”, u shpreh Denaj.

The Bank of Albania reduces by 50% the salaries of its executives, suspends the distribution of profits to banks, reduces the cost of e-banking – Monitor.al

The Bank of Albania announced that in the last meeting it has approved the reduction of 50% of the fees of the members of the Supervisory Board as well as a 50% reduction on the salaries of administrators and directors.

—-

Banka e Shqipërisë njoftoi se në mbledhjen e fundit ka miratuar uljen me 50% të honorareve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe përgjysmimin e pagave për adminitratorët e drejtorët.

Postponement of loans / If you experience problems, you can contact the Bank of Albania – Scan-tv.com

Borrowers who encounter problems in the loan deferral process may seek the assistance of the Bank of Albania. For this, the central bank has made available an e-mail address where the complaints in question can be addressed.

—-

Huamarrësit që hasin probleme në procesin e shtyrjes së kredisë mund të kërkojnë ndihmën e Bankës së Shqipërisë. Për këtë, Banka Qendrore ka vendosur në dispozicion një adresë të postës elektronike, ku mund të drejtohen ankesat në fjalë.

Financial aid for small businesses, 42% of verified applications are rejected – Monitor.al

According to published graphs, 86.6 thousand employees and 49.2 thousand businesses have applied so far. Of these, 35.8 thousand employees and 21.4 thousand businesses were verified.

—-

Sipas grafikëve të publikuar, deri tani kanë aplikuar 86.6 mijë punonjës dhe 49.2 mijë biznese. Nga këta, janë verifikuar 35.8 mijë punonjës dhe 21.4 mijë biznese.

Kosovo Chamber of Commerce, letter to Rama and Kurti: Facilitate business turnover between Kosovo and Albania – Monitor.al

The Kosovo Chamber of Commerce has sent a letter to the Prime Minister of Albania, Edi Rama, and to the Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, as well as to the respective ministers of both countries, to create facilities for the businesses of Albania and Kosovo. The Kosovo Chamber of Commerce called for trade facilities to be set up for businessmen in this time of crisis for businesses from Kosovo and Albania.

—-

Oda e Afarizmit e Kosovës i është drejtuar me një letër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministrave përkatës të të dyja vendeve, për krijimin e lehtësive në qarkullim për bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës. Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi që të krijohen lehtësi tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, për bizneset nga Kosova dhe Shqipëria.

Union Bank: Rreth 20% e klientëve, në proces ristrukturimi për kredinë – Monitor.al

Drejtoresha e Përgjithshme e Union Bank, Flutura Veipi, tha se rreth 20 për qind e klientëve të Bankës po kërkojnë ristrukturim të kredisë, por ndërsa kriza zgjatet, kjo mund të ketë efekt zinxhir në të gjithë sektorët.

—-

The General Manager of Union Bank, Flutura Veipi, said that about 20 percent of bank customers are requiring credit restructuring, but as the crisis continues, this may have a chain effect in all business sectors.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *