Rama: Rent payments for small businesses and family members who have stopped working are prohibited – Monitor.al
In a video posted on Facebook Rama stated that “Landlords will be prohibited from requiring monthly payment to these entities, or they will be penalized with a fine as much as five times of their rent value! For any case of pressure from the landlord, the tenant entities of the above two categories, should address their concern to the website of the General Tax Directorate” – said Rama.
—-
Në një video postuar në Facebook, Rama deklaroi se “Qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve, ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qirasë përkatëse! Për çdo rast presioni nga qiradhënësit, subjektet qiramarrëse të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen on–line të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve” – tha Rama.
I know that many employees are being fired while many cynics say that we must go beyond the sovereign guarantee that they will not use it. Maybe we need to go beyond the sovereign guarantee, but not today and not with closed eyes. First, in the next 10 days, we will analyze the behavior of companies in relation to the instrument we have made available for them”, – said the Prime Minister Edi Rama in a Facebook Video.
—-
E di mirë që shumë punonjësve po u shkurtohet puna ndërkohë që, shumë gjinkalla thonë që ne duhet të shkojmë përtej garancisë sovrane, se nuk do e shfrytëzojnë. Mbase do na duhet të shkojmë edhe përtej garancisë sovrane, po jo sot dhe jo symbyllur. Së pari, në 10 ditët e ardhshme do analizojmë sjelljen e kompanive në raport me instrumentin që u kemi vënë në dispozicion”, – tha kryeministri në një video postuar në Facebook.
Financial Aid Application, DPT: Demonstration video of the procedure to follow – DPT
The General Tax Directorate has published an illustrative video on how to apply for the financial aid. Click here to see the video.
—-
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike një video demostruese për mënyrën e aplikimit të ndihmës financiare. Klikoni këtu për të parë videon.
Albania extends lockdown till end of coronavirus outbreak – Reuters
Albanian schools, cafes, restaurants and other public venues will remain locked down, and restrictions on social and economic activity will remain in force till the end of the coronavirus outbreak, the Minister of Heath Ogerta Manastirliu said on Wednesday.
—-
Shkollat, kafenetë, restorantet dhe vendet e tjera publike do të mbesin të mbyllura dhe kufizimet për aktivitetin shoqëror dhe ekonomik do të qëndrojnë në vend deri në fund të shpërthimit të koronavirusit, tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të mërkurën.
Coronavirus collapses tourism, massive layoffs begin – A2 CNN
The package of government measures does not provide any assistance for the tourism sector, which is facing cancellation of all bookings, which means 0 revenue for operators.
—-
Në paketën e masave të qeverisë nuk është parashikuar asnjë ndihmë për sektorin e turizmit, i cili po përballet me anullimin e të gjitha rezervimeve, çka do të thotë 0 të ardhura për operatorët.
Farmers: Export difficulties are ruining product prices, problems and payments – Monitor.al
Difficulties in exports of seasonal agricultural products due to the emergency caused by Covid-19, are putting pressure on greenhouse product prices, making sales below cost these days. Farmers in the country’s productive areas claim that, even this season, crops are of the same intensity, even higher than in other years, but the export stalemate has kept prices below cost.
—-
Vështirësitë në eksportet e prodhimeve bujqësore të stinës për shkak të emergjencës, që ka krijuar Covid-19 po bëjnë presion mbi çmimet e produkteve të serave, duke bërë që këto ditë shitjet të jenë nën kosto. Fermerët në zonat e prodhuese të vendit pohojnë se, edhe këtë sezon prodhimet janë me intensitet të njëjtë, madje edhe më të larta se vitet e tjera, mirëpo bllokimi i eksportit ka bërë që çmimet të jenë poshtë kostos.
How resistant is Albania to the Covid-19 crisis? EBRD report. – Panorama.al
The European Bank for Reconstruction and Development has published a report on emerging economies’ resistance caused by Covid-19 crisis. The two weaknesses of Albania resulting from this report are the small number of doctors per 100,000 inhabitants and the dependence on tourism.
—-
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar një raport mbi rezistencën e ekonomive në zhvillim ndaj krizës së shkaktuar nga Covid-19. Dy pikat e dobëta të Shqipërisë, që rezultojnë nga ky raport, janë numri i pakët i mjekëve për 100 mijë banorë dhe varësia nga turizmi.
“Avantazhet që ofron E-Banking, pse duhet të nxitet përdorimi”
Janë të shumta avantazhet që paraqesin kanalet digjitale në sistemin bankar, që nisin nga koha më e shkurtër e marrjes së shërbimit te reaksioni zinxhir që kanë në ekonomi transaksionet, sidomos në një kohë distancimi social si ky i sotmi, por jo vetëm.
—-
There are numerous advantages that digital channels present in the banking system, ranging from the shortest delivery times to the chain reaction of transactions in the economy, especially at a time of social distancing such as today, but not only.
Sistemi bankar në vend mbetet solid dhe me tregues shumë të mirë të shëndetit financiar, i gatshëm për të dhënë të gjithë kontributin e nevojshëm në përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një video konferencë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministrin e Shtetit, Arben Ahmetaj dhe drejtuesit e bankave tregtare, për të diskutuar mbi rolin dhe mbështetjen që sistemi bankar mund të japë për kapërcimin e situatës dhe minimizimin e efekteve të mundshme negative të krijuara nga pandemia Covid-19.
—-
The banking system in the country remains solid and with very good financial health indicators, ready to make all the necessary contribution to cope with the situation created by the coronavirus. The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, held a video conference with the Prime Minister of the Republic of Albania, Edi Rama, the Minister of State, Arben Ahmetaj and the heads of commercial banks to discuss the role and support that the banking system can provide in overcoming the situation and minimizing the possible negative effects created by the Covid-19.