AmCham Albania dhe AIMS International organizojnë trajnimin: Përzgjedhja e talenteve në Normalitetin e Ri – Një perspektivë Digjitale
Normaliteti ri digjital në të cilin po punojnë bizneset për t’ju përshtatur epokës së re post Covid- 19, ka shndërruar shumë nga proceset e punës mes të cilave edhe rekrutimin.
Për të sjellë një perspektiv të qartë të mënyrës se si mund të kryhet një rekrutim nëpërmjet teknologjisë dixhitale, Dhoma Amerikane në bashkëpunim me AIMS International ka organizuar trajnimin “Përzgjedhja e talenteve në Normalitetin e Ri – Një perspektivë Digjitale” mëpërmjet referimit të Endri Ndoni, Konsulent i HR, AIMS International Albania. Si konstatohen dhe rekrutohen talentet në normalitetin e ri, ciklet që ndjek një rekrutim on line dhe këshillat dhe praktikat më të mira në rekrutimin e tyre, janë shpjeguar në trajnimin e organizuar, i cili është ndjekur me mjaft interes nga anëtarët.
Ndërsa ekonomia globale ka kaluar nëpërmjet fazave të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik, nga kriza globale financiare dhe recesioni i 2008 tek platforma 5G, transformimet digjitale dhe planet e zhvillimit ne 2019, vjen 2020-ta kur pandemia ndryshon gjithcka. Vazhdimi është i mundur vetëm nëpërmjet teknologjive digjitale, dhe kjo është ajo cfarë po bëjnë dhe drejtuesit e HR për kompanitë e tyre.
Gjatë takimit, z. Ndoni i ka shpjeguar anëtarëve, se hapi i parë është vlerësimi dhe menaxhimi i krizës për të vazhduar më pas me zhvendosjen virtuale dhe mundësitë për kontakte dhe bashkëpunim social. Në këto kushte do të kryhen intevistat on line që për ekspertët e HR janë një mundësi mjaft e mirë për kompaninë. “Një proces i rekrutimit nëpërmjet teknologjisë dixhitale mund ti kursejë biznesit qindra orë dhe t’ju ndihmojë të bëni oferta më të shpejta për talentin më të mirë” ka shpjeguar Endri Ndoni për anëtarët e Dhomës Amerikane.
Teknika të intervistimit dhe këshilla se si duhet ta zhvillojnë atë, për të konceptuar qartë talentin nëpërmjet një interviste on -line, ka përbërë një pjesë të rëndësishme të trajnimit. Z. Ndoni ka shpjeguar se kjo vjen si rrjedhojë e përshtypjes që krijon eksperti i HR që zhvillon intervistën por dhe mbështetur në mënyrën e komunikimit, prezantimin dhe dialogun që zhvillon me kandidatin.