Ring Telekom mund të përkufizohet si kompania shqiptare që mbyll proceset e punës së gjigandëve të telekomunikacionit amerikan, përmes eficencës së teknologjisë dhe kapacitetit të kapitalit njerëzor. E prezantuar në tregun vendas si një kompani BPO, Ring Telekom ka mundur të krijojë një model të suksesshëm të tejkalimit të tregjeve përmes kombinimit të teknologjisë dhe inovacionit, eksperiencës dhe përkushtimit ndaj klientit.
Dhe nuk bëhet fjalë për procesime të thjeshta, por për shërbime që sigurojnë kujdesin për klientin, shitjen e produkteve e mbështetje teknike për kompani lider në Amerikë apo në Shqipëri. Këto kontrata më shumë se sa një raport biznesi, kanë demonstruar për Ring Telekom një raport besimi në kapacitetin e saj për të përmbushur pjesë të rëndësishme operacionale.
Një kompani që ka krijuar një histori 15 vjeçare dhe ka konsoliduar pozitat falë potencialit njerëzor. Njerëzit janë çelësi i suksesit të kësaj kompanie përmes profesionalitetit dhe aftësisë së tyre komunikuese mbi të cilat kanë ndërtuar ura të bashkëpunimit dhe partneriteteve përtej oqeanit.
“Në Ring Telekom, ne besojmë fort se investimi është çelësi i rritjes dhe qëndrueshmërisë. Ne investojmë vazhdimisht në burime dhe përmirësime operacionale, me fokus të veçantë në trajnimin dhe profesionalizmin e stafit tonë” – e shpjegon Armand Xhaferi suksesin e kompanisë që ai drejton.
Ring Telekom, përmes këtij modeli biznesi, ka treguar se potenciali i të rinjve është një kapital i çmuar që mund të shfrytëzohet pa qenë e nevojshme të emigrojnë. Kjo do të thotë se një i ri në Tiranë mund të punojë çdo ditë me klientë në SHBA, duke fituar përvojë ndërkombëtare pa u larguar nga vendi. Kompania mbështetet në kapacitete dhe logjistikë shqiptare, duke i shërbyer në mënyrë efikase tregut amerikan.
Flet Armand Xhaferi CEO Ring Telekom
1. Çfarë e bën Shqipërinë konkurruese në ofrimin e shërbimeve outsourcing për tregun amerikan?
Te Ring Telecom, që nga viti 2015, kemi qenë të parët dhe të vetmit në Shqipëri të fokusuar plotësisht në tregun amerikan në fushën e telekomunikacionit, duke ndërtuar eksperiencë të qëndrueshme dhe partneritete afatgjata.
Ajo që na diferencon është qasja:teknologjia dhe AI sot janë mbështetje, por njerëzit mbeten në qendër të shërbimit.Kjo na lejon të ofrojmë jo vetëm shërbim, por një partneritet real që sjell rezultate për klientët tanë në SHBA.
2. A mundet Shqipëria në kapacitetet që ka të kthehet në një hub rajonal për shërbimet BPO dhe ti shërbejë tregut amerikan?
Po, Shqipëria ka potencial real të kthehet në një hub rajonal për shërbimet BPO që i shërbejnë tregut amerikan. Kemi një bazë shumë të fortë njohuri të mira të gjuhëve të huaja dhe një kosto konkurruese, që na vendos në një pozicion shumë të favorshëm. Por ajo që do bëjë diferencën është investimi në cilësi, trajnim dhe teknologji, si dhe krijimi i një standardi më të lartë shërbimi. Nga eksperienca jonë në Ring Telecom, që operojmë me tregun amerikan që prej 2015 në telekomunikacion, e shohim që kërkesa ekziston dhe Shqipëria ka çdo mundësi ta kapë këtë moment. Me qasjen e duhur, jo vetëm që mund të jemi pjesë e tregut por mund të bëhemi një nga pikat kyçe në rajon.
3. Cili është hapi i radhës për Ring Telekom në zgjerimin e këtij modeli suksesi?
Hapi i radhës për Ring Telecom është të kthehemi nga një histori suksesi në Shqipëri, në një lojtar ndërkombëtar në tregun e outsourcing.Po fokusohemi në zgjerimin drejt tregut amerikan me prezencë më të fortë lokale, fokus kemi hyrjet në industri të reja si healthcare, logistics dhe customer experience, si dhe në zhvillimin e një modeli më të avancuar operimi ku teknologjia dhe njerëzit punojnë së bashku për performancë maksimale.
Pas eksperiencës që kemi ndërtuar që prej 2015 në telekomunikacion, hapi tjetër është i qartë: të eksportojmë këtë model në shkallë më të madhe dhe të pozicionohemi si një partner global për kompanitë që kërkojnë rritje reale.
Ring Telekom
Ring Telekom është një kompani e njohur globalisht në fushën e outsourcing-ut të proceseve të biznesit (BPO), me një reputacion të fortë për ofrimin e zgjidhjeve lider në industri dhe shërbime të jashtëzakonshme mbështetjeje për klientët. Me bazën operative në Tiranë, dhe selinë strategjike në qytetin e Nju Jorkut, SHBA, Ring Telekom ofron standarde ndërkombëtare shërbimi që sigurojnë lidhje të pandërprerë dhe funksionim optimal të biznesit për klientët në mbarë botën.
Avantazhet konkurruese ne tregun ndërkombëtar:
- Ekspertizë e provuar në industrinë e call center dhe BPO
- Kosto efektive për klientët ndërkombëtarë
- Teknologji e avancuar dhe infrastrukturë moderne
- Zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të klientëve
- Fleksibilitet operacional dhe shkallëzim i shpejtë i shërbimeve
- Klientët potencial



