{"id":98434,"date":"2026-03-09T11:59:57","date_gmt":"2026-03-09T10:59:57","guid":{"rendered":"https:\/\/amcham.com.al\/?p=98434"},"modified":"2026-03-09T12:11:15","modified_gmt":"2026-03-09T11:11:15","slug":"interviste-biznesi-me-ceo-n-e-titan-albania-z-dimitrios-dimou","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/interviste-biznesi-me-ceo-n-e-titan-albania-z-dimitrios-dimou\/","title":{"rendered":"P\u00ebrtej \u00e7imentos, me njer\u00ebzit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb ne synojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb, ne jemi partneri tek i cili Shqip\u00ebria mund t\u00eb mb\u00ebshtetet."},"content":{"rendered":"\n
Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese. Nga transformimi urban tek ambiciet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, vendi po p\u00ebrqafon ndryshimin, dhe TITAN Albania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i \u00e7muar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim.
Z.Dimou, a do t\u00eb d\u00ebshironit t\u00eb na tregoni mbi TITAN dhe rrug\u00ebtimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><\/strong>
TITAN Albania \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e TITAN Group, nj\u00eb lider global n\u00eb industrin\u00eb e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, me gati 6,000 punonj\u00ebs dhe operacione n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 25 vende n\u00eb kat\u00ebr kontinente. Me 122 vite eksperienc\u00eb, Grupi luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb SHBA, Europ\u00eb, Ballkan, Greqi dhe Mesdheun Lindor, nd\u00ebrsa s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb zgjeruar edhe n\u00eb Indi p\u00ebrmes nj\u00eb sip\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb materialet plot\u00ebsuese t\u00eb \u00e7imentos.
N\u00eb Shqip\u00ebri, historia jon\u00eb nisi 15 vite m\u00eb par\u00eb me at\u00eb q\u00eb mbetet investimi \u201cGreenfield\u201d m\u00eb i madh ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. Ishte nj\u00eb angazhim i guximsh\u00ebm, nj\u00eb shprehje besimi tek njer\u00ebzit e Shqip\u00ebris\u00eb dhe tek e ardhmja e saj. Q\u00eb n\u00eb fillim, synimi yn\u00eb nuk ishte vet\u00ebm t\u00eb ishim prodhues industrial, por partner n\u00eb zhvillimin e vendit, duke kontribuar n\u00eb infrastruktur\u00ebn moderne dhe rritjen e q\u00ebndrueshme.
Sot, TITAN Albania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktor ky\u00e7 n\u00eb industrin\u00eb e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe at\u00eb t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb kombit. Ne prodhojm\u00eb \u00e7imento me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nevojat lokale, duke mb\u00ebshtetur gjith\u00e7ka nga projektet e m\u00ebdha infrastrukturore deri tek godinat shum\u00ebkat\u00ebshe. N\u00eb zem\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij suksesi jan\u00eb mbi 100 klient\u00eb, mij\u00ebra persona q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, mbi 400 punonj\u00ebs t\u00eb p\u00ebrkushtuar, qindra furnitor\u00eb dhe partner\u00eb. Ata jan\u00eb themeli i v\u00ebrtet\u00eb i rrug\u00ebtimit ton\u00eb dhe, p\u00ebr mua, heronjt\u00eb e p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/li>\n\n\n\n
Cilat jan\u00eb sfidat e sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit globalisht, dhe si po i p\u00ebrgjigjet TITAN Group?<\/em><\/strong>
Sektori i nd\u00ebrtimit po kalon nj\u00eb transformim t\u00eb thell\u00eb. Ndryshimet klimatike k\u00ebrkojn\u00eb veprim urgjent, pasi prodhimi i \u00e7imentos p\u00ebrb\u00ebn rreth 7% t\u00eb emetimeve globale t\u00eb CO\u2082. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, digjitalizimi po ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn se si projektojm\u00eb, nd\u00ebrtojm\u00eb dhe operojm\u00eb, nd\u00ebrsa shoq\u00ebria pret q\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb sjellin vler\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme. K\u00ebto sfida p\u00ebrforcohen edhe nga paqendrueshm\u00ebria e energjis\u00eb dhe pasigurit\u00eb gjeopolitike, t\u00eb cilat komplikojn\u00eb kostot dhe zinxhir\u00ebt e furnizimit.
N\u00eb TITAN, ne u p\u00ebrgjigjemi k\u00ebtyre sfidave p\u00ebrmes strategjis\u00eb son\u00eb \u201cGreen Growth\u201d. Po ulim ndikimin ton\u00eb mbi mjedisin duke p\u00ebrdorur burime alternative energjie, p\u00ebrfshir\u00eb mbetjet t\u00eb list\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr, biomas\u00ebn dhe n\u00ebnproduktet industriale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po eksplorojm\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para natyrsh\u00ebm t\u00eb dekabornizuara. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, po investojm\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb inovacionin digjital p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb operacionet tona m\u00eb t\u00eb zgjuara dhe m\u00eb efikase. Gjithashtu, bashk\u00ebpunojm\u00eb me iniciativa globale si GCCA dhe Science Based Targets, sepse veprimi kolektiv \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr ndikim afatgjat\u00eb. P\u00ebr ne, zhvillimi i nj\u00eb sektori nd\u00ebrtimor t\u00eb qendruesh\u00ebm dhe rezistent \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb form\u00ebsuar t\u00eb ardhmen.<\/li>\n\n\n\n
Si e shihni peizazhin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri sot, dhe ku ndodhet vendi n\u00eb aren\u00ebn globale?<\/em><\/strong>
N\u00eb vet\u00ebm tre dekada, Shqip\u00ebria ka kaluar nj\u00eb transformim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Nga nj\u00eb vend n\u00eb tranzicion, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb ekonomi dinamike, me rritje t\u00eb shpejt\u00eb, me struktura arkitektonike moderne q\u00eb ngrihen mbi Tiran\u00eb dhe me infrastruktur\u00eb strategjike q\u00eb e lidh at\u00eb me rajonin dhe m\u00eb gjer\u00eb. Investimet n\u00eb aeroporte, autostrada dhe hekurudha po p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb dhe po e pozicionojn\u00eb m\u00eb fort Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb hart\u00ebn evropiane.
Ky zhvillim \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se statistika, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori qendrueshm\u00ebrie dhe ambicieje. Rruga e Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE jepe nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme, me ligje t\u00eb reja q\u00eb promovojn\u00eb materiale nd\u00ebrtimi me nivel emetimi t\u00eb karbonit t\u00eb ul\u00ebt dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Megjithat\u00eb, sfidat mbeten. Vendi p\u00ebrballet me presione globale si ndryshimet klimatike, migracioni dhe mungesa e ekspertiz\u00ebs teknike. P\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar k\u00ebto, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb investoj\u00eb tek njer\u00ebzit, aft\u00ebsit\u00eb dhe transformimi digjital, duke nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga fqinj\u00ebt e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kuadro t\u00eb forta ligjore dhe metoda inovative nd\u00ebrtimi. Me vizionin e duhur, Shqip\u00ebria mund t\u00eb pozicionohet si nj\u00eb lider rajonal n\u00eb zhvillimin e qendruesh\u00ebm.<\/li>\n\n\n\n
A mund t\u00eb luaj\u00eb TITAN Albania nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb peizazh dinamik?<\/em><\/strong>
Pa dyshim. Ne jemi plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrafruar me Strategjin\u00eb 2026 t\u00eb TITAN Group, e cila fokusohet n\u00eb ekselenc\u00ebn operacionale, dekarbonizimin dhe transformimin digjital. Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ulim emetimet e CO\u2082 me 25% deri n\u00eb vitin 2030, kryesisht duke optimizuar p\u00ebrmbajtjen e klinkerit n\u00eb \u00e7imento dhe duke rritur p\u00ebrdorimin e l\u00ebnd\u00ebve alternative n\u00eb 40% t\u00eb energjis\u00eb termike totale.
N\u00eb 5 vitet e fundit kemi arritur tashm\u00eb nj\u00eb ulje me 5% t\u00eb emetimeve tona t\u00eb CO\u2082 dhe kemi prezantuar produkte me nivel emetimi karboni m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. K\u00ebto iniciativa mb\u00ebshtesin objektivat mjedisore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe tregojn\u00eb se si industria mund t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb tranzicionin drejt q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb. Natyrisht, kuadrot rregullatore do t\u00eb jen\u00eb kritike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar k\u00ebt\u00eb progres.<\/li>\n\n\n\n
Si po e p\u00ebrqafon TITAN Albania transformimin digjital?<\/em><\/strong>
Digjitalizimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb operacioneve tona. Nj\u00eb arritje ky\u00e7e ka qen\u00eb implementimi i sistemit Real-Time Asset Optimization (RTO), \u201cbashk\u00ebpiloti digjital\u201d i fabrik\u00ebs son\u00eb. Kjo zgjidhje e fuqizuar nga inteligjenca artificiale p\u00ebrpunon t\u00eb dh\u00ebna nga mij\u00ebra sensor\u00eb, duke analizuar n\u00eb koh\u00eb reale prodhimin, performanc\u00ebn mekanike, elektrike, cil\u00ebsore dhe mjedisore.
RTO rekomandon parametrat optimal\u00eb t\u00eb funksionimit, duke mund\u00ebsuar vendimmarrje m\u00eb t\u00eb zgjuara dhe m\u00eb t\u00eb shpejta. Q\u00eb nga nisja e tij, ka rritur prodhimin me 10%, ka ulur konsumin e energjis\u00eb me 10% dhe ka reduktuar ndjesh\u00ebm emetimet e CO\u2082. P\u00ebrtej operacioneve, mjete digjitale si TitanUp po transformojn\u00eb eksperienc\u00ebn e klientit, duke e b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, m\u00eb efikas dhe m\u00eb reagues.<\/li>\n\n\n\n
\u00c7far\u00eb po b\u00ebn kompania juaj n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ndryshimeve t\u00eb thella shoq\u00ebrore?<\/em><\/strong>
Njer\u00ebzit tan\u00eb mbeten forca jon\u00eb m\u00eb e madhe. N\u00eb vitet 2024 dhe 2025, kemi zgjeruar programet e t\u00eb nx\u00ebnit dhe zhvillimit, kemi prezantuar Modelin e Lidershipit TITAN p\u00ebr t\u00eb ushqyer lider\u00ebt e s\u00eb ardhmes dhe kemi nisur PODD (Point of Digital Dexterity) p\u00ebr t\u00eb pajisur ekipet me aft\u00ebsi digjitale. Gjithashtu, nxisim nj\u00eb kultur\u00eb meritokracie, bashk\u00ebpunimi dhe mendimi t\u00eb guximsh\u00ebm.
P\u00ebrtej fuqis\u00eb pun\u00ebtore, p\u00ebrpiqemi t\u00eb krijojm\u00eb vler\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb nism\u00eb ky\u00e7e \u00ebsht\u00eb Rrjeti Shqiptar i ESG, i pari i k\u00ebtij lloji n\u00eb vend. Duke bashkuar bizneset, shoq\u00ebrin\u00eb civile, institucionet dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ai synon t\u00eb avancoj\u00eb politika t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb p\u00ebrafroj\u00eb strategjit\u00eb e korporat\u00ebs me parimet evropiane t\u00eb ESG-ve. Kjo platform\u00eb e pozicionon Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb zhvillimin e qendruesh\u00ebm n\u00eb rajon.<\/li>\n\n\n\n
N\u00eb sektorin vendas t\u00eb nd\u00ebrtimit, a shihni k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tjera?<\/em><\/strong>
Sektori p\u00ebrballet me presione konkurruese nga materialet e nd\u00ebrtimit t\u00eb importuara, shpesh t\u00eb prodhuara n\u00eb tregje me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta energjie dhe pune, por edhe me strategji oportuniste. Taksa indirekte si ato mbi karburant\u00ebt dhe l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse fosile rrisin gjithashtu koston e prodhimit vendas.
N\u00eb TITAN Albania, i shohim k\u00ebto sfida si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb riafirmuar p\u00ebrkushtimin ton\u00eb afatgjat\u00eb. Fokusi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb tek investimi i qendruesh\u00ebm, nd\u00ebrtimi i kapaciteteve dhe mb\u00ebshtetja e infrastruktur\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Prodhimi i \u00e7imentos \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e misionit ton\u00eb, nd\u00ebrtimi i besimit dhe ekspertiz\u00ebs vendase \u00ebsht\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/li>\n\n\n\n
Cilat jan\u00eb planet e ardhshme t\u00eb TITAN Albania?<\/em><\/strong>
Duke par\u00eb p\u00ebrpara, fokusi yn\u00eb mbetet tek rritja s\u00eb bashku me klient\u00ebt tan\u00eb, me cil\u00ebsin\u00eb, qendrueshm\u00ebrin\u00eb dhe transformimin digjital si shtylla kryesore. Deri n\u00eb vitin 2030 do t\u00eb investojm\u00eb mbi 65 milion\u00eb euro; 20 milion\u00eb p\u00ebr t\u00eb reduktuar nivelin e emetimeve t\u00eb karbonit p\u00ebrmes z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb karburanteve; 25 milion\u00eb n\u00eb projekte t\u00eb efikasitetit energjetik; 20 milion\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur produktivitetin. \u00c7do investim i m\u00ebtejsh\u00ebm duhet t\u00eb krijoj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke mb\u00ebshtetur komunitetet dhe duke forcuar ekonomin\u00eb. P\u00ebr ne, rritja do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb progres q\u00eb zgjat n\u00eb aspektin mjedisor, shoq\u00ebror dhe ekonomik.<\/li>\n\n\n\n
Disa fjal\u00eb p\u00ebr ju? Cilat jan\u00eb prioritetet tuaja? \u00c7far\u00eb ju shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb?<\/em><\/strong>
Erdha n\u00eb Shqip\u00ebri gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb me nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e karburanteve, \u00e7imentos dhe materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Ky mision \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht personal, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb sht\u00ebpia e familjes sime dhe ndaj t\u00eb nj\u00ebjtat shpresa dhe ambicie si njer\u00ebzit e saj.
Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti dhe siguria e njer\u00ebzve tan\u00eb. N\u00ebse \u00e7do koleg kthehet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe i lumtur, besoj se t\u00eb gjitha sfidat e tjera mund t\u00eb menaxhohen. Prioritetet e mia si drejtues jan\u00eb ta \u00e7oj TITAN Albania p\u00ebrtej \u00e7imentos, t\u00eb krijoj vendin m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs dhe fuqizues t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb mbetem nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm n\u00eb zhvillimin afatgjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.
N\u00eb fund t\u00eb fundit, dua t\u00eb udh\u00ebheq operacionet tona n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nj\u00eb vend ku t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb punojn\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese. Nga transformimi urban tek ambiciet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, vendi po p\u00ebrqafon ndryshimin, dhe TITAN Albania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i \u00e7muar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim.Teksa TITAN Albania feston 15-vjetorin e kontributit n\u00eb infrastruktur\u00ebn e vendit, CEO z. Dimitrios Dimou reflekton mbi rrug\u00ebtimin e kompanis\u00eb, p\u00ebrkushtimin ndaj q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":98433,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","inline_featured_image":false,"footnotes":""},"categories":[322,335],"tags":[],"class_list":["post-98434","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-lajme-nga-antaret","post-wrapper","thrv_wrapper"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98433"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}