{"id":88848,"date":"2026-02-10T14:16:48","date_gmt":"2026-02-10T13:16:48","guid":{"rendered":"https:\/\/amcham.com.al\/?p=88848"},"modified":"2026-02-10T15:24:54","modified_gmt":"2026-02-10T14:24:54","slug":"deklarate-zyrtare-e-amcham-mbi-besueshmerine-sigurine-dhe-qeverisjen-e-sistemeve-te-e-gov-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/deklarate-zyrtare-e-amcham-mbi-besueshmerine-sigurine-dhe-qeverisjen-e-sistemeve-te-e-gov-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Deklarat\u00eb Zyrtare e AmCham mbi Besueshm\u00ebrin\u00eb, Sigurin\u00eb dhe Qeverisjen e Sistemeve t\u00eb e-Gov n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"\n<p>Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb (AmCham) vler\u00ebson p\u00ebrpjekjet dhe investimet publike t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve publike, p\u00ebrfshir\u00eb zhvillimin e platform\u00ebs <strong>e-Albania<\/strong>, si nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt modernizimit t\u00eb administrat\u00ebs dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset. Megjithat\u00eb, duke qen\u00eb se sistemet digjitale qeveritare administrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna shum\u00eb sensitive, mungesa e auditimit, siguris\u00eb dhe p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrb\u00ebn rreziqe serioze p\u00ebr stabilitetin ekonomik, vazhdim\u00ebsin\u00eb e bizneseve dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>AmCham shpreh shqet\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lidhje me reagimet e vazhdueshme t\u00eb marra nga an\u00ebtar\u00ebt e saj pas zhvillimeve t\u00eb fundit q\u00eb lidhen me AKSHI-n. Sipas raportimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, disa sh\u00ebrbime t\u00eb platform\u00ebs e-Albania aktualisht funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe nuk p\u00ebrmbushin nevojat operacionale t\u00eb bizneseve dhe qytetar\u00ebve. K\u00ebto shqet\u00ebsime p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb sh\u00ebrbimeve, vonesa, akses t\u00eb kufizuar gjat\u00eb orareve t\u00eb ngarkuara dhe performanc\u00eb t\u00eb paparashikueshme t\u00eb sistemit, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nd\u00ebrprerjen e aktivitetit normal t\u00eb bizneseve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrprerje t\u00eb tilla kan\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb preksh\u00ebm dhe t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm negativ n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e kompanive p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet rregullatore, p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer klient\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar operacionet e p\u00ebrditshme. Ky shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr AmCham, pasi Dhoma p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm kompanish an\u00ebtare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb ekosistemin e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektor\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre kompanive jan\u00eb t\u00eb certifikuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, zbatojn\u00eb standarde t\u00eb larta sigurie dhe rregullatore, dhe disa prej tyre jan\u00eb t\u00eb verifikuara plot\u00ebsisht dhe t\u00eb autorizuara p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime p\u00ebr Qeverin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj eksperience t\u00eb fort\u00eb vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, an\u00ebtar\u00ebt e AmCham raportojn\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme lidhur edhe me proceset e prokurimit publik n\u00eb sektorin TIK. K\u00ebto shqet\u00ebsime cenojn\u00eb konkurrenc\u00ebn e ndershme dhe p\u00ebrdorimin efektiv t\u00eb fondeve publike, duke rritur nj\u00ebkoh\u00ebsisht rreziqet q\u00eb lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave tep\u00ebr sensitive.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrfshijn\u00eb informacion q\u00eb lidhet me institucionet publike, bizneset, t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe pasurore t\u00eb qytetar\u00ebve, si dhe informacione t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi kritike p\u00ebr funksionimin e shtetit dhe ekonomis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb krahasim, n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb ekonomit\u00eb e tjera t\u00eb avancuara, kompanit\u00eb e p\u00ebrfshira n\u00eb sistemet TIK qeveritare dhe sistemet sensitive i n\u00ebnshtrohen proceseve strikte t\u00eb verifikimit, k\u00ebrkesave p\u00ebr autorizim sigurie dhe kontrolleve financiare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kufizime mbi marzhet e fitimit, me q\u00ebllim garantimin e transparenc\u00ebs, eficienc\u00ebs dhe mbrojtjes s\u00eb fondeve t\u00eb taksapaguesve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, AmCham i b\u00ebn thirrje Qeveris\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa korrigjuese t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionimin e pand\u00ebrprer\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve t\u00eb e-Albania-s, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te sh\u00ebrbimet kritike p\u00ebr aktivitetin e biznesit dhe prokurimet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjidhjet afat shkurtra, AmCham propozon nd\u00ebrmarrjen e veprimeve t\u00eb menj\u00ebhershme si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>AmCham propozon krijimin e nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr auditime periodike dhe t\u00eb pavarura t\u00eb IT-s\u00eb dhe siguris\u00eb kibernetike p\u00ebr t\u00eb gjitha platformat kritike t\u00eb e-Government, <\/strong>t\u00eb kryera n\u00eb p\u00ebrputhje me standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ISO\/IEC 27001, ISO\/IEC 22301, NIST, SOC 2 dhe udh\u00ebzimet e ENISA, me p\u00ebrmbledhje ekzekutive t\u00eb disponueshme p\u00ebr pal\u00ebt e interesuara.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi:<\/strong> AmCham sugjeron forcimin e efektivitetit dhe nivelit t\u00eb maturimit t\u00eb mekanizmave ekzistues p\u00ebr autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi n\u00eb sistemet TIK qeveritare, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloret n\u00eb fuqi p\u00ebr sigurin\u00eb e informacionit, menaxhimin e databazave shtet\u00ebrore, prokurimin e informacionit t\u00eb klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat e zbatuara prej AKSHI-t, rekomandohet vler\u00ebsimi dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebtyre mekanizmave, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin e aksesit t\u00eb bazuar n\u00eb role, n\u00eb linj\u00eb me Direktiv\u00ebn NIS2 t\u00eb BE-s\u00eb dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb shteteve an\u00ebtare.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Standarde p\u00ebr disponueshm\u00ebri dhe vazhdim\u00ebsi:<\/strong> P\u00ebrcaktimi dhe zbatimi i k\u00ebrkesave minimale p\u00ebr nivelin e sh\u00ebrbimit (SLA) lidhur me funksionimin, koh\u00ebn e rikuperimit dhe performanc\u00ebn e sistemeve kritike, duke p\u00ebrfshir\u00eb redundanc\u00ebn, rikuperimin nga fatkeq\u00ebsit\u00eb dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e biznesit, n\u00eb p\u00ebrputhje me ISO\/IEC 22301 dhe parimet e rezilienc\u00ebs digjitale t\u00eb BE-s\u00eb.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>AmCham sugjeron rritjen e efektivitetit dhe maturimit t\u00eb procedurave ekzistuese t\u00eb prokurimit<\/strong> n\u00eb sektorin TIK, n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin ligjor n\u00eb fuqi p\u00ebr sigurin\u00eb e informacionit, menaxhimin e databazave shtet\u00ebrore, prokurimin e informacionit t\u00eb klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat aktuale t\u00eb AKSHI-t, rekomandohet forcimi i vler\u00ebsimit mbi baz\u00eb merite, p\u00ebrmes peshimit m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kritereve teknike, certifikimeve, p\u00ebrvoj\u00ebs dhe profilit t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb linj\u00eb me Direktivat e BE-s\u00eb p\u00ebr Prokurimin Publik.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Komunikim i strukturuar dhe njoftim i detyruesh\u00ebm p\u00ebr incidentet:<\/strong> Krijimi i mekanizmave zyrtar\u00eb p\u00ebr njoftimin e bizneseve dhe qytetar\u00ebve mbi mir\u00ebmbajtjet e planifikuara, incidentet dhe nd\u00ebrprerjet e sh\u00ebrbimit, p\u00ebrfshir\u00eb koh\u00ebn e parashikuar t\u00eb zgjidhjes dhe raportet pas incidentit, n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet e raportimit sipas NIS2.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Kuad\u00ebr i rregulluar p\u00ebr integrimin e sistemeve:<\/strong> Krijimi i nj\u00eb kuadri t\u00eb sigurt dhe t\u00eb rregulluar q\u00eb u mund\u00ebson sistemeve t\u00eb autorizuara t\u00eb sektorit privat t\u00eb integrohen me platformat e e-Government, aty ku \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme, n\u00eb p\u00ebrputhje strikte me GDPR, eIDAS \/ eIDAS2, standardet e siguris\u00eb kibernetike dhe rregullat e p\u00ebrcaktuara t\u00eb kontrollit t\u00eb aksesit, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur automatizimin dhe reduktuar barr\u00ebn administrative.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>AmCham shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Qeverin\u00eb duke ofruar ekspertiz\u00eb teknike dhe duke ndar\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb zbatuara n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me q\u00ebllim forcimin e qeverisjes, minimizimin e rreziqeve t\u00eb korrupsionit, mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave sensitive dhe rritjen e siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe ekonomike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb (AmCham) vler\u00ebson p\u00ebrpjekjet dhe investimet publike t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve publike, p\u00ebrfshir\u00eb zhvillimin e platform\u00ebs e-Albania, si nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt modernizimit t\u00eb administrat\u00ebs dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset. Megjithat\u00eb, duke qen\u00eb se sistemet digjitale qeveritare administrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna shum\u00eb sensitive, mungesa e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":27301,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","inline_featured_image":false,"footnotes":""},"categories":[333,322,324],"tags":[],"class_list":["post-88848","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu","category-lajme","category-slaidet","post-wrapper","thrv_wrapper"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88848\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}