{"id":78192,"date":"2025-07-29T10:41:10","date_gmt":"2025-07-29T09:41:10","guid":{"rendered":"https:\/\/amcham.com.al\/?p=78192"},"modified":"2025-07-29T10:42:22","modified_gmt":"2025-07-29T09:42:22","slug":"heqja-e-tarifave-tregtare-me-shba-koha-per-veprim-te-perbashket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/heqja-e-tarifave-tregtare-me-shba-koha-per-veprim-te-perbashket\/","title":{"rendered":"Heqja e tarifave tregtare me SHBA, koha p\u00ebr veprim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt"},"content":{"rendered":"\n<p><strong><em>Neritan Mullaj<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Drejtor Ekzekutiv AmCham Albania<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rritja e shk\u00ebmbimeve tregtare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, si dhe pozicioni i favorsh\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria ka fituar n\u00eb rajon, krijon momentin e duhur p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara iden\u00eb e nj\u00eb zone t\u00eb lir\u00eb tregtare me SHBA. Shqip\u00ebria g\u00ebzon disa avantazhe konkurruese q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr tregtin\u00eb dhe investimet. Pozicioni gjeografik n\u00eb skajin per\u00ebndimor t\u00eb Ballkanit, me dalje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb det dhe akses t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb tregjet europiane, ofron nj\u00eb der\u00eb hyr\u00ebse p\u00ebr produktet amerikane drejt rajonit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nj\u00eb ekonomi n\u00eb zhvillim, forc\u00eb pun\u00ebtore konkurruese dhe politika gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb orientuara drejt integrimit euroatlantik, e pozicionojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb partner t\u00eb besuesh\u00ebm krahasuar me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit<em>. <\/em>Dhoma Amerikane gjykon se heqja e tarifave aktuale, fillimisht nga ana jon\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrforconte partneritetin ekonomik dypal\u00ebsh dhe do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr eksportuesit dhe investitor\u00ebt amerikan\u00eb dhe shqiptar\u00eb dhe do t\u00eb sillte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrfitimesh strategjike: rritjen e eksporteve shqiptare, zgjerimin e investimeve amerikane n\u00eb vend, krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs dhe rritjen e stabilitetit ekonomik rajonal. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, do t\u00eb afirmonte Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb partner q\u00eb ndan t\u00eb nj\u00ebjtat vlera demokratike dhe interesa strategjike me SHBA-n\u00eb. Strategjia p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme tregtare duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb baz\u00eb nd\u00ebrveprimin e sektorit privat dhe institucioneve shtet\u00ebrore. Duke shfryt\u00ebzuar sektor\u00ebt e saj konkurrues dhe duke nxitur p\u00ebrpjekjet bashk\u00ebpunuese midis biznesit dhe qeveris\u00eb, Shqip\u00ebria mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb sfidat e paraqitura nga tarifat e reja t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe ta kthej\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb diskutim zhvillova edhe me Ambasdorin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb SHBA z. Ervin Bushati ku ram\u00eb dakort t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb ngusht\u00eb me Ambasad\u00ebn Shqiptare n\u00eb Uashington, D.C. p\u00ebr t\u00eb inicuar dhe mb\u00ebshtetur dialogun me agjencit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb SHBA-s\u00eb. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet mir\u00ebkuptim i nd\u00ebrsjell\u00eb dhe t\u00eb demonstrohet se si heqja e tarifave do t\u00eb kontribuonte n\u00eb investime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe stabilitetin rajonal.&nbsp;Duke punuar s\u00eb bashku, jo vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb kushtet tregtare, por edhe t\u00eb forcojm\u00eb miq\u00ebsin\u00eb dhe partneritetin ekonomik afatgjat\u00eb me Shtetet e Bashkuara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2024, shk\u00ebmbimet tregtare midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA arrit\u00ebn nj\u00eb total prej 270 milion\u00eb dollar\u00ebsh, me nj\u00eb rritje dometh\u00ebn\u00ebse krahasuar me vitin pararend\u00ebs. Ky trend pozitiv tregon potencialin e pazhvilluar t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje. Sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga nj\u00eb liberalizim i plot\u00eb do t\u00eb ishin eksportuesit shqiptar\u00eb t\u00eb hekurit dhe \u00e7elikut, strukturave t\u00eb aluminit dhe bim\u00ebve medicinale, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, importet amerikane si mjetet e transportit, pjes\u00ebt k\u00ebmbimi dhe produktet bujq\u00ebsore do t\u00eb gjenin nj\u00eb treg m\u00eb t\u00eb hapur dhe m\u00eb pak t\u00eb kushtuesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb strategji me disa aktor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rezultat t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Besoj fort se rruga drejt nj\u00eb partneriteti t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkohet vet\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrfshirjen dhe angazhimin e shum\u00eb aktor\u00ebve \u2013 privat\u00eb, publik\u00eb, institucional\u00eb dhe njer\u00ebzor\u00eb. P\u00ebr mua, bashk\u00ebpunimi publik-privat \u00ebsht\u00eb baza. Kam par\u00eb q\u00eb iniciativat e p\u00ebrbashk\u00ebta si misionet tregtare apo forumet sektoriale nuk jan\u00eb thjesht ngjarje \u2013 ato jan\u00eb ura reale q\u00eb forcojn\u00eb lidhjet dhe b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dukshme kapacitetet tona eksportuese. N\u00eb to, jo vet\u00ebm q\u00eb prezantojm\u00eb produktet tona, por tregojm\u00eb edhe vizionin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb partner serioz dhe i besuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Si nj\u00eb organizat\u00eb biznesi q\u00eb mb\u00ebshtetet fort n\u00eb avokim, ne e dim\u00eb vler\u00ebn e fakteve dhe argumentave p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm dhe bind\u00ebs. AmCham dhe institucionet qeveritare&nbsp; duhet t\u00eb p\u00ebrdorin projeksione t\u00eb qarta statistikore p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb tregtare me SHBA-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kalimtare \u2013 ajo ka nj\u00eb ndikim real n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, ruan vende pune dhe fuqizon industrit\u00eb tona m\u00eb jetike. K\u00ebto jan\u00eb argumente q\u00eb vlejn\u00eb dhe q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara lobimin p\u00ebr uljen e tarifave. Dhe k\u00ebtu hyn n\u00eb loj\u00eb z\u00ebri i fort\u00eb i sektorit privat. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektor\u00ebve si industria e hekurit, \u00e7elikut, kromit apo edhe ajo e bim\u00ebve medicinale duhet t\u00eb marrin rolin e tyre si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb interesave t\u00eb tyre. Ata jan\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb, ata e njohin terrenin, dhe lobimi q\u00eb vjen nga p\u00ebrvoja direkte \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb bind\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe influencial n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb edhe diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. Shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb atje, jan\u00eb nj\u00eb ur\u00eb e fuqishme komunikimi dhe ndikimi. Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb jo vet\u00ebm mund t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe t\u00eb promovojn\u00eb produktet dhe potencialin ton\u00eb ekonomik n\u00eb tregun amerikan. Ata jan\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e gjall\u00eb e lidhjeve tona natyrore me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe e fundit por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme, diplomacia. Qeveria shqiptare ka nj\u00eb rol thelb\u00ebsor n\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji. Ajo duhet t\u00eb angazhohet drejtp\u00ebrdrejt me homolog\u00ebt amerikan\u00eb, duke e paraqitur Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb partner t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb angazhimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare q\u00eb p\u00ebrfiton nga kushte preferenciale dhe q\u00eb sjell zhvillim afatgjat\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Neritan Mullaj Drejtor Ekzekutiv AmCham Albania Rritja e shk\u00ebmbimeve tregtare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, si dhe pozicioni i favorsh\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria ka fituar n\u00eb rajon, krijon momentin e duhur p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara iden\u00eb e nj\u00eb zone t\u00eb lir\u00eb tregtare me SHBA. Shqip\u00ebria g\u00ebzon disa avantazhe konkurruese q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":78194,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","inline_featured_image":false,"footnotes":""},"categories":[333,324],"tags":[],"class_list":["post-78192","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu","category-slaidet","post-wrapper","thrv_wrapper"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78192\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78194"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}