{"id":31388,"date":"2022-08-31T11:13:14","date_gmt":"2022-08-31T10:13:14","guid":{"rendered":"https:\/\/amcham.com.al\/?p=31388"},"modified":"2022-08-31T11:13:19","modified_gmt":"2022-08-31T10:13:19","slug":"referencat-procedurat-doganore-sistemi-asycuda-ne-qender-te-vemendjes-dhoma-amerikane-flet-me-doganat-per-problematikat-e-biznesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/referencat-procedurat-doganore-sistemi-asycuda-ne-qender-te-vemendjes-dhoma-amerikane-flet-me-doganat-per-problematikat-e-biznesit\/","title":{"rendered":"<strong><em>Referencat, pro<\/em><\/strong>\u00e7<strong><em>edurat doganore, sistemi Asycuda n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, Dhoma Amerikane flet me doganat p\u00ebr problematikat e biznesit<\/em><\/strong>"},"content":{"rendered":"\n<p>Tradita e takimit me Drejtorin\u00eb e Doganave ka vazhduar n\u00eb 2022 dhe Drejtori Ekzekutiv i AmCham Albania z.Neritan Mullaj ka mir\u00ebpritur dialogun konstant q\u00eb ka me administrat\u00ebn e doganave. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Doganave Z.Gazheli&nbsp; dhe stafi i tij&nbsp; teknik, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin q\u00eb u mbajt me prezenc\u00ebn fizike edhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve pas dy vjet\u00ebve t\u00eb organizimit online p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. Takimi ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur jo vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara nga Komiteti i Taksave por dhe problematikat q\u00eb bizneset an\u00ebtare t\u00eb Dhom\u00ebs hasin n\u00eb zhvillimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb takim jan\u00eb diskutuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vjetra por s\u00ebrish koherente t\u00eb referencave dhe sh\u00ebrbimeve online, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb bizneset an\u00ebtare n\u00eb Dhom\u00ebn Amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVura re se nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat do flitet vazhdon t\u00eb jet\u00eb \u00e7mimi i referencave dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila p\u00ebrfundimisht do nj\u00eb zgjidhje. Vizioni jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe, vizioni jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e referencave t\u00eb eliminohen krejt\u00ebsisht sepse jan\u00eb metoda t\u00eb vjetra dhe t\u00eb prapambetura\u201d \u2013 tha gjat\u00eb takimit Presidenti i AmCham Albania z. Enio Ja\u00e7o.<\/p>\n\n\n\n<p>AmCham i rekomandon administrat\u00ebs doganore t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb dhe p\u00ebrdit\u00ebsoj\u00eb m\u00eb shpesh t\u00eb dh\u00ebnat e \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo metod\u00eb t\u00eb jet\u00eb realisht e aplikueshme. P\u00ebr Dhom\u00ebn Amerikane \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb importet e mallrave nga BE dhe Amerika t\u00eb trajtohen me metod\u00ebn e par\u00eb t\u00eb cmimit t\u00eb transaksionit, sepse k\u00ebto jan\u00eb vende me t\u00eb cilat ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kryer \u00e7do verifikim t\u00eb nevojsh\u00ebm gjat\u00eb pro\u00e7edur\u00ebs s\u00eb zhdoganimit. Znj.Uru\u00e7i gjat\u00eb takimit e vendosi theksin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si doganier\u00ebt e gjejn\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb \u00e7mimin e referenc\u00ebs madje edhe p\u00ebr rastet kur importi ndodh me vende ku transaksionet tregtare jan\u00eb t\u00eb sigurta dhe t\u00eb kontrollueshme. Jan\u00eb pes\u00eb metoda t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrdoret metoda e gjasht\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs. \u201cVihet re se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ka nj\u00eb kalim automatik nga metoda e par\u00eb: \u201cvlera e transaksionit\u201d tek metoda e 6-t\u00eb: \u201c\u00e7mimet e referenc\u00ebs\u201d duke anashkaluar metodat e tjera. Kjo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se kjo metod\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb komode dhe e leht\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrdorur nga punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs doganore\u201d \u2013 u shpreh znj.Uru\u00e7i, Kryetare e Komitetit t\u00eb Taksave dhe Doganave<\/p>\n\n\n\n<p>Znj. Alketa Uru\u00e7i, falenderoi stafin e doganave q\u00eb nd\u00ebr vite kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb bashk\u00ebpunues, m\u00eb t\u00eb dixhitalizuar n\u00eb krahasim me administratat e tjera si dhe m\u00eb inovative n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve. Znj Uru\u00e7i n\u00eb vijim ka folur mbi disa c\u00ebshtje q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Dhom\u00ebs, duke i kthyer n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb diskutimit t\u00eb hapur me Drejtorin\u00eb e Doganave . Unifikimi i praktikave t\u00eb zhdoganimeve n\u00eb t\u00eb gjitha pikat doganore, sistemet informatike q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e biznesit dhe t\u00eb dogan\u00ebs dhe shkurtojn\u00eb koh\u00ebn e zhdoganimit, fiskalizimit dhe transaksionet triangolore, si dhe p\u00ebrdit\u00ebsimi i bizneseve me ndryshimet n\u00eb legjislacionin doganor, kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb zj. Uruci.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuadrin e fiskalizimimit dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb transaksionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, AmCham ka sugjeruar q\u00eb ti jepet m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi transaksioneve triangolare, si nj\u00eb metod\u00eb efikase p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr evazionit. Duhet m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet tatimeve dhe doganave p\u00ebr t\u00eb kuptuar transaksionet triangulare dhe implementimin e tyre t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb sistemin e ri t\u00eb fiskalizimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtori i Doganave z. Genti Gazheli, n\u00eb komunikimin e tij me an\u00ebtar\u00ebt e AmCham ka informuar se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme Doganat kan\u00eb zhvilluar forume t\u00eb diskutimeve t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problematikat e shfaqura n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb performanc\u00ebs si dhe kan\u00eb rritur numrin e sh\u00ebrbimeve dhe aplikimeve online p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar pro\u00e7edurat doganore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb matur perceptimin e biznesit p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve, n\u00eb 2021, Doganat kan\u00eb organizuar nj\u00eb pyet\u00ebsor me komunitetetin e biznesit i cili ka reflektuar mendimin e tyre mbi marr\u00ebdh\u00ebniet me doganat, cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit, uljen dhe reduktimin e kostove dhe burokracive. Z. Gazheli u shpreh krenar q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e komunitetit t\u00eb biznesit i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pozitivisht pyet\u00ebsorit. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb parashtruara nga Dhoma Amerikane, ekspert\u00ebt e Drejtoris\u00eb s\u00eb Doganave kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime mbi sistemin Asycuda dhe vonesave q\u00eb ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb pajisjeve t\u00eb vjetra, shkaqet e aplikimit t\u00eb referencave dhe pro\u00e7edurave t\u00eb tjera doganore.<\/p>\n\n\n\n<p>Z.Gazheli i ka inkurajuar bizneset an\u00ebtare t\u00eb AmCham t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune me doganat t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr statusin AEO si nje lehtesi e re p\u00ebr t\u00eb ulur burokracin\u00eb, vonesat dhe koston e pro\u00e7eseve n\u00eb dogana. Ky status i cili t\u00eb siguron m\u00eb pak kontrolle doganore dhe fizike, kalon n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pro\u00e7esi vetingu dhe validimi nga CEFTA dhe BE n\u00eb momentin e aplikimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb takimit u p\u00ebrmend gjithashtu fakti se zhvillimet e fundit t\u00eb ndodhura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aksesit n\u00eb llogarin\u00eb e biznesit n\u00eb sistemin doganor konsiderohet nj\u00eb arritje e madhe dhe fryt i forumeve vjetore t\u00eb zhvilluara pasi kjo \u00e7\u00ebshtje ka qen\u00eb e ngritur nga AmCham n\u00eb an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb forumet e fundit t\u00eb organizuar nga Dhoma.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Fjala e Presidentit t\u00eb AmCham n\u00eb Forumin e Dhom\u00ebs Amerikane me Doganat<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Doganat institucion bashk\u00ebpunues, por ende ka pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb me praktikat e vjet\u00ebruara<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve,<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb prej disa vitesh vijojm\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me Doganat. Para se t\u00eb vija k\u00ebtu po lexoja nj\u00eb raport t\u00eb detajuar n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ne kemi me Doganat, dhe kisha dy mendime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>E para, dua t\u00eb theksoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto vite q\u00eb ne kemi pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me institucionin e doganave. Nj\u00eb bashk\u00ebpunim i cili ka n\u00eb thelb &#8211; nj\u00eb komunikim profesional dhe mendje t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb zgjidhur disa nga \u00e7\u00ebshtjet tona m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Por gjithashtu flet edhe mbi vullnetin q\u00eb drejtuesi dhe institucioni ka p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kam k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re q\u00eb doganat sot bashk\u00ebpunojn\u00eb me disa nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Banka Bot\u00ebrore dhe kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reforma \u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit t\u00eb tyre. Mendoj q\u00eb k\u00ebto reforma do t\u00eb japin rezultatet e tyre n\u00eb vijim, ne jemi mb\u00ebshtet\u00ebs dhe urojm\u00eb sukses sa m\u00eb t\u00eb madh sepse do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb them se koordinimi me institucionin e doganave p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, kisha dhe nj\u00eb mendim ndryshe,<\/p>\n\n\n\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, nga komunikimet q\u00eb kisha me gazetar\u00ebt dikush m\u00eb tha: \u2018zoti Ja\u00e7o jeni b\u00ebr\u00eb pak i m\u00ebrzitsh\u00ebm, sepse jan\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra q\u00eb keni diskutuar edhe dy vite m\u00eb par\u00eb\u2019. Dhe kur po lexoja raportin vura re se nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat do flitet pak m\u00eb von\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb \u00e7mimi i referencave dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila p\u00ebrfundimisht do nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n\n\n\n<p>Vizioni jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe, vizioni jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e referencave t\u00eb eliminohen krejt\u00ebsisht sepse jan\u00eb metoda t\u00eb vjetra dhe t\u00eb prapambetura.<\/p>\n\n\n\n<p>Vizioni i AmCham n\u00eb lidhje me tregtin\u00eb parashikon shk\u00ebmbimin e mallrave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb sa m\u00eb&nbsp; sigurt\u00eb &#8211; dhe doganat jan\u00eb institucioni kryesor q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e kam shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta konstatoj por duhet nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb e madhe nga donagat q\u00eb ta sigurojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vizioni jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi eksporte m\u00eb t\u00eb fuqishme shqiptare. Disa nga ju k\u00ebtu keni produke v\u00ebrtet\u00eb me cil\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb tregje globale &#8211; oportuniteti i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb i madh n\u00eb dit\u00ebt e sotme n\u00eb kushtet e presioneve globale, luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb etj. Edhe nj\u00ebher\u00eb institucioni i doganave luan nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm k\u00ebtu.<\/p>\n\n\n\n<p>Por gjithashtu edhe tregtia elektronike \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vizionit ton\u00eb ashtu si edhe procedurat e leht\u00ebsuara elektronike &#8211; jam i bindur q\u00eb jan\u00eb gjithashtu edhe n\u00eb vizionin e doganave.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju uroj nj\u00eb sesion sa m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm!   <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"31091\" src=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0299-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-31091\" srcset=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0299-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0299-300x200.jpg 300w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0299-768x512.jpg 768w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0299-1536x1025.jpg 1536w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0299-2048x1367.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"31089\" src=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0327-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-31089\" srcset=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0327-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0327-300x200.jpg 300w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0327-768x512.jpg 768w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0327-1536x1025.jpg 1536w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0327-2048x1367.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"31093\" src=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0290-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-31093\" srcset=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0290-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0290-300x200.jpg 300w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0290-768x512.jpg 768w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0290-1536x1025.jpg 1536w, https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_0290-2048x1367.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n<\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tradita e takimit me Drejtorin\u00eb e Doganave ka vazhduar n\u00eb 2022 dhe Drejtori Ekzekutiv i AmCham Albania z.Neritan Mullaj ka mir\u00ebpritur dialogun konstant q\u00eb ka me administrat\u00ebn e doganave. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Doganave Z.Gazheli&nbsp; dhe stafi i tij&nbsp; teknik, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin q\u00eb u mbajt me prezenc\u00ebn fizike edhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":31095,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","inline_featured_image":false,"footnotes":""},"categories":[322,324],"tags":[],"class_list":["post-31388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-slaidet","post-wrapper","thrv_wrapper"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31388\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}