{"id":30261,"date":"2021-03-16T10:15:13","date_gmt":"2021-03-16T09:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/amcham.com.al\/presidenti-i-amcham-enio-jaco-skavica-dhe-tec-i-i-vlores-e-kthejne-shqiperine-ne-qender-rajonale-energjie-mundesi-te-tjera-investimesh-nese-adresohen-reformat\/"},"modified":"2022-02-25T14:51:14","modified_gmt":"2022-02-25T13:51:14","slug":"presidenti-i-amcham-enio-jaco-skavica-dhe-tec-i-i-vlores-e-kthejne-shqiperine-ne-qender-rajonale-energjie-mundesi-te-tjera-investimesh-nese-adresohen-reformat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/presidenti-i-amcham-enio-jaco-skavica-dhe-tec-i-i-vlores-e-kthejne-shqiperine-ne-qender-rajonale-energjie-mundesi-te-tjera-investimesh-nese-adresohen-reformat\/","title":{"rendered":"Presidenti i AmCham, Enio Jaco: Skavica dhe TEC-i i Vlor\u00ebs e kthejn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr rajonale energjie. Mund\u00ebsi t\u00eb tjera Investimesh n\u00ebse adresohen Reformat"},"content":{"rendered":"\n<p>Presidenti i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb, Enio Ja\u00e7o diskutoi n\u00eb Forumin Ekonomik t\u00eb Tiran\u00ebs me An\u00ebtarin e Lart\u00eb t\u00eb Atlantic Council (K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut), Damir Marusic mbi \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Shqip\u00ebri n\u00eb Administrat\u00ebn Biden\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ai tha se pas dy projekteve strategjike t\u00eb Skavic\u00ebs dhe TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs, investimet amerikane mund t\u00eb behen afatgjata dhe dominuese n\u00ebse adresohen reformat e duhura. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ai deklaroi se mbrojtja, \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb, demokracia dhe biznesi vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb tre prioritetet kryesore n\u00eb fokus t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket politikave n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrfshir\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke u ndalur konkretisht tek prioriteti i administrat\u00ebs Biden p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e biznesit me fokus Shqip\u00ebrin\u00eb, Ja\u00e7o tha: \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet i ri dhe synon nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb tregtare ShBA-Shqip\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb investime amerikane, m\u00eb shum\u00eb tregti, etj. Kjo \u00ebsht\u00eb optimiste sepse kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb nivel kaq t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politikave. Dhe ka pasur rezultate t\u00eb forta n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb afatshkurt\u00ebr. Vitin e kaluar Shqip\u00ebria dhe ShBA n\u00ebnshkruan Marreveshjen me te rendesishme Ekonomike pas 90s, i cili p\u00ebrfshin nd\u00ebrtimin e nj\u00eb projekti t\u00eb madh hidroenergjitik. Dhe ditet e fundit kemi dhe finalizimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje me ExxonMobile p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb termocentrali ne Vlore per LNG (gazin e l\u00ebngsh\u00ebm natyror)\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb zhvillim si nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike midis dy vendeve, Ja\u00e7o vuri theksin tek Klima e Biznesit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKlima e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim dhe p\u00ebrparimi i b\u00ebr\u00eb me k\u00ebto investime do t\u00eb jet\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr n\u00ebse Shqip\u00ebria nuk adreson korrupsionin. Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e lidhur me demokracin\u00eb dhe sundimin e ligjit, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb themelore e prioriteteve t\u00eb politik\u00ebs Amerikan\u00eb n\u00eb Shqiperi. P\u00ebrparimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb suksesin afatgjat\u00eb t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb biznesit dhe t\u00eb vet\u00eb prioriteteve\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\" id=\"damir-marusic-cilat-jane-sipas-mendimit-tuaj-prioritetet-kryesore-te-shqiperise-ne-lidhje-me-administraten-biden\"><strong>Damir Marusic: Cilat jan\u00eb, sipas mendimit tuaj, prioritetet kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me Administrat\u00ebn Biden?<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p><strong>Enio Ja\u00e7o: <\/strong>Synimi kryesor p\u00ebr administratat e ShBA-s\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrparimi i procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Megjith\u00eb pengesat dhe vonesat, pritshm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb q\u00eb BE-ja do t\u00eb filloj\u00eb hapjet e negociatave gjat\u00eb k\u00ebtij viti.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por, p\u00ebrtej an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, ShBA ka pasur tre prioritete kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat mendoj se ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Ato jan\u00eb: mbrojtja, demokracia dhe biznesi. Un\u00eb nuk jam nj\u00eb ekspert i fush\u00ebs s\u00eb mbrojtjes dhe do t&#8217;i l\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por mendoj se marr\u00ebdh\u00ebnia po shkon shum\u00eb mir\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Demokracia dhe biznesi jan\u00eb m\u00eb interesante p\u00ebr mendimin tim. Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka qen\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh p\u00ebrsa i p\u00ebrket demokracis\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mendoj se ka pasur nj\u00eb reform\u00eb thelb\u00ebsore strukturore, por ndoshta jo aq sa nj\u00eb njeri i thjesht\u00eb t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb dukshem. ShBA dhe BE jan\u00eb t\u00eb dy t\u00eb investuar plot\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe vitet e ardhshme jam i bindur q\u00eb do shohim progres. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por, p\u00ebr sa i p\u00ebrket demokracis\u00eb, kushtet e p\u00ebrmir\u00ebsuara p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve dhe lufta kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit kan\u00eb qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha prioritete ky\u00e7e dhe ka ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebre. &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\" id=\"damir-marusic-nje-nga-ceshtjet-qe-shqeteson-uashingtonin-eshte-krimi-i-organizuar-dhe-korrupsioni-ambasadorja-yuri-kim-kete-jave-u-kerkoi-partive-politike-te-adresojne-kete-problem-mendoni-se-do-kete-progres-ne-kete-drejtim\"><strong>Damir Marusic: Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb shqet\u00ebson Uashingtonin \u00ebsht\u00eb krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ambasadorja Yuri Kim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb u k\u00ebrkoi partive politike t\u00eb adresojn\u00eb k\u00ebt\u00eb problem. Mendoni se do ket\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?&nbsp;<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Ne jemi t\u00eb prirur t\u00eb jemi optimist. N\u00eb Dhom\u00ebn Amerikane e kemi diskutuar gjer\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb. Njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb lodhur dhe k\u00ebrkojn\u00eb rezultate konkrete. N\u00eb komunikimet tona me qeverin\u00eb kemi arritur n\u00eb pik\u00ebn e dakord\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre problemeve dhe tashm\u00eb bashk\u00eb jemi duke biseduar p\u00ebr zgjidhje.<\/p>\n\n\n\n<p>Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuajse normal, paksa si m\u00ebnyr\u00eb jetese dhe ne presim veprime konkrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nj\u00eb nga arsyet pse jemi pozitiv \u00ebsht\u00eb fakti&nbsp; se kryeministri Rama vitet e fundit ka k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e SHBA n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe ka pasur shum\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. USAID ka ngritur tashm\u00eb USATA-n, Akademin\u00eb e Transparenc\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim i mbar\u00eb, shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm por nuk ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e thjesht\u00eb, mendoj q\u00eb gjithashtu do ket\u00eb rezistenc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\" id=\"damir-marusic-kryeministri-rama-ka-qene-nje-aktor-kryesor-ne-avancimin-e-te-ashtuquajturit-propozim-mini-shengen-per-rajonin-nje-iniciative-qe-nuk-synon-te-zevendesoje-integrimin-perfundimtar-me-perendimin-e-gjere-gjeopolitik-por-si-nje-iniciative-e-denje-per-te-arritur-progres-domethenes-per-njerezit-ndersa-zhvillohet-procesi-me-i-madh\"><strong>Damir Marusic: Kryeministri Rama ka qen\u00eb nj\u00eb aktor kryesor n\u00eb avancimin e t\u00eb ashtuquajturit propozim Mini-Shengen p\u00ebr rajonin &#8212; nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb nuk synon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb integrimin p\u00ebrfundimtar me Per\u00ebndimin e gjer\u00eb gjeopolitik, por si nj\u00eb iniciativ\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur progres dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr njer\u00ebzit nd\u00ebrsa zhvillohet procesi m\u00eb i madh.<\/strong><\/h2>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\" id=\"a-mendoni-se-do-te-shohim-progres-pergjate-ketyre-linjave\"><strong>A mendoni se do t\u00eb shohim progres p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre linjave? &nbsp;<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p><strong>Enio Ja\u00e7o:<\/strong> Koncepti i Mini-Shengenit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide shum\u00eb e mire. Propozimi u p\u00ebrqafua me entuziaz\u00ebm nga shumica e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs. Por nuk d\u00ebgjoni shum\u00eb k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb, mendoj p\u00ebr dy arsye: S\u00eb pari, ka nj\u00eb aspekt politik: Kosova nuk ishte aq entuziaste sa pjesa tjet\u00ebr. Dhe mendoj se do t\u00eb ishte mir\u00eb n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb vendet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Dhe, s\u00eb dyti, Mini-Shengeni ishte relativisht ambicioz dhe k\u00ebrkonte shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb teknike n\u00eb drejtim t\u00eb hartimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb tregtis\u00eb dhe politikave doganore q\u00eb sjellin p\u00ebrfitime reale p\u00ebr njer\u00ebzit midis t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnshkruesve. Kjo ne fakt nuk ka ndodhur.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pra mund t\u00eb mos shohim shum\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebse nuk ka nj\u00eb vullnet t\u00eb fort\u00eb rajonal&nbsp; q\u00eb t\u00eb gjitha vendet e rajonit t\u00eb jen\u00eb dakort&nbsp; ose n\u00ebse ShBA ose Evropa, ose t\u00eb dyja bashk\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshihen fort p\u00ebr ta realizuar at\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\" id=\"damir-marusic-pertej-hapjes-se-tregtise-rajonale-cilat-jane-mundesite-e-tjera-me-lehtesisht-te-arritshme-per-rajonin\"><strong>Damir Marusic: P\u00ebrtej hapjes s\u00eb tregtis\u00eb rajonale, cilat jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e tjera m\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb arritshme p\u00ebr rajonin?<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p>Mendoj q\u00eb ka tre mund\u00ebsi t\u00eb menj\u00ebhershme k\u00ebtu. S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb \u2018Plani Ekonomik dhe i Investimeve p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan investimi prej 9 miliard\u00eb eurosh nga nisma e Komisionit Evropian q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb plan investimi p\u00ebr energjin\u00eb e gjelb\u00ebr, tranzicionin digjital dhe infrastruktur\u00ebn, e shpallur tetorin e kaluar. Kjo \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi e madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.&nbsp; Por vendet q\u00eb do b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb reformat e rekomanduara nga BE do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga plani. K\u00ebshtu q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr ta kuptuar. Por kjo do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb angazhim p\u00ebr reformat p\u00ebr t\u00eb par\u00eb &nbsp;nj\u00eb progres m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb drejt BE-s\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Energjia e gjelb\u00ebr \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr Administrat\u00ebn Biden. Dhe ne shohim disa mund\u00ebsi reale p\u00ebr digjiitalizimin dhe infrastruktur\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti, dy projektet e energjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, hidrocentrali me Bechtel dhe termocentrali me ExxonMobile jan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb siguruar pavar\u00ebsin\u00eb energjitike dhe p\u00ebr ta kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rajonale t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por p\u00ebrtej k\u00ebsaj mendoj se ekziston nj\u00eb koncept tjet\u00ebr, &nbsp;i ngjash\u00ebm me Mini-Shengen ideja e Investimeve Rajonale. Vendet individuale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha. Sigurisht q\u00eb Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnja madje edhe Serbia nuk jan\u00eb aq vende t\u00eb m\u00ebdha. Por n\u00ebse ekziston nj\u00eb nivel i caktuar i marr\u00ebveshjes midis t\u00eb gjasht\u00eb vendeve &#8211; dhe disa standardeve t\u00eb vendosura midis t\u00eb gjith\u00eb vendeve &#8211; rajoni mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj t\u00eb mes\u00ebm dhe t\u00eb m\u00ebdhenj. Investitor\u00ebt mund t\u00eb vendosin zyrat e tyre n\u00eb nj\u00eb nga vendet e rajonit, por ato mund t\u00eb mbulojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Mund t\u00eb jen\u00eb edhe investitor\u00eb amerikan\u00eb mes tyre. N\u00ebse rajoni angazhohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb reforma dhe t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes procesit t\u00eb pranimit n\u00eb BE, at\u00ebher\u00eb patjet\u00ebr q\u00eb vendet e rajonit do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga norma m\u00eb e lart\u00eb e rritjes ekonomike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb, Enio Ja\u00e7o diskutoi n\u00eb Forumin Ekonomik t\u00eb Tiran\u00ebs me An\u00ebtarin e Lart\u00eb t\u00eb Atlantic Council (K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut), Damir Marusic mbi \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Shqip\u00ebri n\u00eb Administrat\u00ebn Biden\u201d.&nbsp; Ai tha se pas dy projekteve strategjike t\u00eb Skavic\u00ebs dhe TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs, investimet amerikane mund t\u00eb behen afatgjata dhe dominuese n\u00ebse adresohen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":28646,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","inline_featured_image":false,"footnotes":""},"categories":[333,326,324],"tags":[],"class_list":["post-30261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu","category-intervistat-media","category-slaidet","post-wrapper","thrv_wrapper"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30261"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30261\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28646"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}