{"id":121393,"date":"2026-09-11T10:51:24","date_gmt":"2026-09-11T08:51:24","guid":{"rendered":"https:\/\/amcham.com.al\/qendrim-i-perbashket-i-organizatave-te-komunitetit-te-biznesit-ne-shqiperi-mbi-projektligjin-per-dhomen-ekonomike-kombetare\/"},"modified":"2026-09-11T10:59:48","modified_gmt":"2026-09-11T08:59:48","slug":"qendrim-i-perbashket-i-organizatave-te-komunitetit-te-biznesit-ne-shqiperi-mbi-projektligjin-per-dhomen-ekonomike-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/qendrim-i-perbashket-i-organizatave-te-komunitetit-te-biznesit-ne-shqiperi-mbi-projektligjin-per-dhomen-ekonomike-kombetare\/","title":{"rendered":"Q\u00ebndrim i p\u00ebrbashket i organizatave t\u00eb komunitetit t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri mbi projektligjin \u201cP\u00ebr Dhom\u00ebn Ekonomike Komb\u00ebtare\u201d"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Organizatat e komunitetit t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri vler\u00ebsojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb dialogu institucional t\u00eb strukturuar nd\u00ebrmjet sip\u00ebrmarrjes dhe institucioneve publike, si dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit, sh\u00ebrbimeve dhe mb\u00ebshtetjes ndaj biznesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, kemi shqyrtuar versionin e ripropozuar t\u00eb Projektligjit \u201cP\u00ebr Dhom\u00ebn Ekonomike Komb\u00ebtare\u201d, t\u00eb publikuar p\u00ebr konsultim publik m\u00eb 14 gusht 2026, si dhe relacionin shpjegues q\u00eb e shoq\u00ebron at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht rishikimit t\u00eb draftit dhe ndryshimeve t\u00eb reflektuara n\u00eb versionin e fundit t\u00eb projektligjit, vler\u00ebsojm\u00eb se shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb ngritura nga komuniteti i biznesit mbeten ende aktuale. N\u00eb ve\u00e7anti, vijojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb adresim disa \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore q\u00eb lidhen me modelin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb detyruesh\u00ebm, p\u00ebrmbajtjen dhe vler\u00ebn konkrete t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb do t\u2019u ofrohen bizneseve, si dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb argumentuar q\u00eb justifikon domosdoshm\u00ebrin\u00eb dhe proporcionalitetin e reform\u00ebs s\u00eb propozuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>1. An\u00ebtar\u00ebsimi i detyruesh\u00ebm dhe liria e sip\u00ebrmarrjes dhe e organizimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji vijon t\u00eb parashikoj\u00eb se \u00e7do subjekt tregtar me status aktiv n\u00eb Regjistrin Tregtar b\u00ebhet an\u00ebtar i Dhom\u00ebs Ekonomike Komb\u00ebtare \u201cipso lege\u201d. P\u00ebrjashtimet e parashikuara nga neni 11 lidhen kryesisht me kategori subjektesh t\u00eb cilat, p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, i n\u00ebnshtrohen detyrimit p\u00ebr regjistrim apo an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb dhoma ose organizata profesionale t\u00eb krijuara me ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrjashtime nuk ndryshojn\u00eb parimin themelor mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohet sistemi i propozuar: an\u00ebtar\u00ebsimin e detyruesh\u00ebm n\u00eb Dhom\u00ebn Ekonomike Komb\u00ebtare p\u00ebr subjektet tregtare q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne vler\u00ebsojm\u00eb se ky model duhet t\u00eb rishikohet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i liris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike dhe liris\u00eb s\u00eb organizimit. P\u00ebrfaq\u00ebsimi i biznesit funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive kur nd\u00ebrtohet mbi besimin, zgjedhjen dhe vler\u00ebn q\u00eb organizata p\u00ebrkat\u00ebse u ofron an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj. \u00c7do biznes duhet t\u00eb ket\u00eb lirin\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb biznesi dhe, n\u00ebse po, n\u00eb cil\u00ebn organizat\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb interesave, sektorit, profilit dhe nevojave t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekzistenca e organizatave vullnetare t\u00eb biznesit, p\u00ebrfshir\u00eb dhomat bilaterale dhe multilaterale, shoqatat sektoriale, organizatat e investitor\u00ebve dhe organizatat e tjera p\u00ebrfaq\u00ebsuese, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pluralizmit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb sip\u00ebrmarrjes. K\u00ebto organizata jan\u00eb krijuar mbi baz\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit vullnetar dhe legjitimiteti i tyre buron nga zgjedhja e vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, krijimi me ligj i nj\u00eb strukture komb\u00ebtare me an\u00ebtar\u00ebsi automatike nuk duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb, dob\u00ebsoj\u00eb apo kusht\u00ebzoj\u00eb rolin e tyre, t\u00eb cenoj\u00eb autonomin\u00eb e organizatave ekzistuese apo t\u00eb kufizoj\u00eb krijimin dhe funksionimin e organizatave t\u00eb reja vullnetare. Po k\u00ebshtu, an\u00ebtar\u00ebsimi i parashikuar me ligj nuk mund t\u2019i jap\u00eb DHEK nj\u00eb monopol apo status t\u00eb privilegjuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e sip\u00ebrmarrjes dhe n\u00eb dialogun me institucionet. <strong>Shteti mund t\u00eb krijoj\u00eb me ligj nj\u00eb institucion dhe t\u2019i delegoj\u00eb atij funksione publike; mandatin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar biznesin mund t\u2019ia jap\u00eb vet\u00ebm vet\u00eb biznesi<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>2. Sh\u00ebrbimet ndaj an\u00ebtar\u00ebve dhe raporti nd\u00ebrmjet detyrimit financiar dhe p\u00ebrfitimit konkret dhe vullnetit t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Versioni i rishikuar i projektligjit parashikon nj\u00eb gam\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb funksionesh dhe sh\u00ebrbimesh p\u00ebr DHEK, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebshillimin e biznesit, trajnimet, anketa dhe analiza, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr regjistrime, certifikatat e origjin\u00ebs, Carnet ATA\/TIR, rolin n\u00eb integrimin evropian t\u00eb sip\u00ebrmarrjes, promovimin e eksporteve dhe investimeve, si dhe funksione t\u00eb tjera publike t\u00eb deleguara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky zgjerim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim q\u00eb duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb. P\u00ebrcaktimi i sh\u00ebrbimeve dhe i kund\u00ebrvler\u00ebs s\u00eb tarif\u00ebs nuk zgjidh, n\u00eb vetvete, \u00e7\u00ebshtjen parimore t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb detyruesh\u00ebm. Nj\u00eb detyrim financiar nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mekaniz\u00ebm p\u00ebr financimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb strukture p\u00ebrfaq\u00ebsuese q\u00eb biznesi nuk ka zgjedhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00e7\u00ebshtje b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi projektligji lidh shprehimisht tarif\u00ebn vjetore t\u00eb regjistrimit me p\u00ebrfitimin e sh\u00ebrbimeve dhe funksioneve publike t\u00eb deleguara. P\u00ebr t\u00eb garantuar proporcionalitet, transparenc\u00eb dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie reale vler\u00eb-p\u00ebr-kontribut, ligji duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb se cilat sh\u00ebrbime baz\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb tarif\u00ebn vjetore dhe u garantohen t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, pavar\u00ebsisht madh\u00ebsis\u00eb, sektorit apo vendndodhjes s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, rekomandojm\u00eb q\u00eb projektligji t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb ose t\u00eb mandatoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb list\u00eb minimale t\u00eb sh\u00ebrbimeve baz\u00eb t\u00eb garantuara, ku p\u00ebr secilin sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrcaktohen t\u00eb pakt\u00ebn natyra e sh\u00ebrbimit, kategoria e p\u00ebrfituesve, n\u00ebse p\u00ebrfshihet ose jo n\u00eb tarif\u00ebn vjetore, standardi minimal i ofrimit dhe m\u00ebnyra e aksesimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, sugjerojm\u00eb gjithashtu t\u00eb qart\u00ebsohet raporti nd\u00ebrmjet tarif\u00ebs vjetore t\u00eb regjistrimit, tarifave t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe financimit publik t\u00eb funksioneve t\u00eb deleguara, me q\u00ebllim rritjen e transparenc\u00ebs dhe parashikueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr bizneset.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr qart\u00ebsi dhe siguri juridike, sugjerojm\u00eb gjithashtu t\u00eb qart\u00ebsohet raporti nd\u00ebrmjet an\u00ebtar\u00ebsimit \u201cipso lege\u201d sipas nenit 11 dhe regjistrimit pran\u00eb DHEK sipas nenit 12, si dhe natyra e \u201ctarif\u00ebs vjetore t\u00eb regjistrimit\u201d q\u00eb lidhet me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, duke qen\u00eb se mospagimi i tarif\u00ebs vjetore t\u00eb regjistrimit parashikohet si kund\u00ebrvajtje administrative, sugjerojm\u00eb q\u00eb regjimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe elementet thelb\u00ebsore t\u00eb sanksionit t\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb vet\u00eb kuadrin ligjor, n\u00eb funksion t\u00eb siguris\u00eb juridike dhe parashikueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr subjektet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, krijohet rreziku q\u00eb tarifa e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb perceptohet si nj\u00eb detyrim formal dhe jo si kund\u00ebrvler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb identifikueshme sh\u00ebrbimesh, duke dob\u00ebsuar vet\u00eb legjitimitetin dhe funksionalitetin e struktur\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>3. Nevoja p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sistemit ekzistues dhe p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb evidenc\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Relacioni shpjegues i versionit t\u00eb ripunuar identifikon si problematika \u201cfragmentarizimin e sistemit ekzistues t\u00eb dhomave\u201d, munges\u00ebn e nj\u00eb strukture t\u00eb centralizuar koordinuese n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr rritjen e kapaciteteve institucionale. Nj\u00eb ndryshim kaq rr\u00ebnj\u00ebsor i modelit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb biznesit nuk duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi prezumimin se sistemi ekzistues \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Nevoja p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr elementet e saj detyruese duhet t\u00eb provohet mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave, nevojave reale t\u00eb biznesit dhe alternativave t\u00eb analizuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo merr r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr faktin se projektligji e lidh shprehimisht tarif\u00ebn vjetore t\u00eb regjistrimit me p\u00ebrfitimin e sh\u00ebrbimeve dhe funksioneve publike t\u00eb deleguara. P\u00ebr t\u00eb garantuar proporcionalitetin, transparenc\u00ebn dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie reale nd\u00ebrmjet kontributit dhe vler\u00ebs s\u00eb marr\u00eb, ligji duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb cilat sh\u00ebrbime baz\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb tarif\u00ebn vjetore, cilat u garantohen bizneseve dhe cilat prej tyre k\u00ebrkohen e p\u00ebrfitohen sipas zgjedhjes s\u00eb vet\u00eb biznesit. Parashikimi i nj\u00eb sh\u00ebrbimi nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret, n\u00eb vetvete, p\u00ebr t\u00eb justifikuar detyrimin e \u00e7do biznesi p\u00ebr ta marr\u00eb dhe financuar at\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ka nevoj\u00eb apo d\u00ebshiron ta p\u00ebrdor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb domosdoshme kryerjen dhe publikimin e nj\u00eb analize t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sistemit aktual t\u00eb dhomave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb biznesit, e cila t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb performanc\u00ebn dhe sh\u00ebrbimet e strukturave ekzistuese, nivelin e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre nga bizneset, problematikat konkrete t\u00eb konstatuara dhe shkaqet e tyre, si dhe nevojat reale t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve sipas madh\u00ebsis\u00eb, sektorit dhe rajonit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza duhet gjithashtu t\u00eb shqyrtoj\u00eb alternativat e mundshme t\u00eb reform\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e modelit ekzistues pa vendosur an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb detyruesh\u00ebm, kostot e ngritjes dhe funksionimit t\u00eb sistemit t\u00eb ri, burimet e financimit, raportin kosto-p\u00ebrfitim p\u00ebr bizneset dhe ndikimin e modelit t\u00eb propozuar mbi organizatat ekzistuese vullnetare dhe pluralizmin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize t\u00eb till\u00eb, nuk mund t\u00eb merret si e mir\u00ebqen\u00eb se \u201cfragmentarizimi\u201d i evidentuar n\u00eb relacion p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem q\u00eb k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrish centralizim institucional, an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb detyruesh\u00ebm dhe financim t\u00eb detyruesh\u00ebm nga biznesi. Duhet t\u00eb provohet se objektivat e synuara nuk mund t\u00eb arrihen p\u00ebrmes masave m\u00eb pak kufizuese dhe m\u00eb proporcionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, vler\u00ebsimi financiar duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e mb\u00ebshtetjes buxhetore t\u00eb parashikuar nga projektligji. Relacioni i referohet nj\u00eb kostoje paraprake prej rreth 15.4 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tranzitore nj\u00ebvje\u00e7are, nd\u00ebrsa projektligji parashikon mb\u00ebshtetje nga buxheti i shtetit deri n\u00eb dy vjet. P\u00ebrpara se financimi i struktur\u00ebs t&#8217;i kaloj\u00eb biznesit p\u00ebrmes nj\u00eb tarife t\u00eb detyrueshme, duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb sa kushton realisht sistemi i ri, \u00e7far\u00eb do t\u00eb financoj\u00eb biznesi dhe \u00e7far\u00eb vlere konkrete do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim<strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>4. Koherenca me procesin e integrimit evropian dhe nevoja p\u00ebr nj\u00eb justifikim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb reform\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb intensive t\u00eb procesit t\u00eb integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian, ku nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e reformave ligjore dhe institucionale lidhen me p\u00ebrafrimin e legjislacionit, forcimin e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, konkurrueshm\u00ebris\u00eb dhe institucioneve q\u00eb mb\u00ebshtesin sip\u00ebrmarrjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Relacioni shpjegues sqaron shprehimisht se ky projektligj nuk synon p\u00ebrafrimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nj\u00eb akt specifik t\u00eb acquis communautaire dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn mas\u00eb transpozimi. Kjo, n\u00eb vetvete, nuk e b\u00ebn t\u00eb pajustifikuar nj\u00eb reform\u00eb komb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se ndryshimi i propozuar nuk buron nga nj\u00eb detyrim specifik i acquis dhe sjell nj\u00eb riorganizim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb biznesit, nevoja p\u00ebr nj\u00eb justifikim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb evidenc\u00eb dhe n\u00eb analiz\u00ebn e alternativave b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, relacioni duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb m\u00eb qart\u00eb se cilat objektiva konkrete t\u00eb procesit t\u00eb integrimit dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut mb\u00ebshtet modeli i propozuar; pse k\u00ebto objektiva k\u00ebrkojn\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb ent publik me an\u00ebtar\u00ebsim ipso lege; \u00e7far\u00eb modelesh alternative jan\u00eb shqyrtuar; dhe si \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar proporcionaliteti i nd\u00ebrhyrjes n\u00eb raport me lirin\u00eb e sip\u00ebrmarrjes dhe t\u00eb organizimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb referim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ndaj parimeve t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, dialogut institucional dhe integrimit evropian nuk duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb analiz\u00ebn konkrete q\u00eb legjitimon zgjedhjen e modelit institucional. P\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj r\u00ebnd\u00ebsie, lidhja nd\u00ebrmjet problemit t\u00eb identifikuar, zgjidhjes s\u00eb propozuar dhe rezultatit t\u00eb pritsh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb, e matshme dhe e verifikueshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>5. Shmangia e paralelizmit institucional dhe p\u00ebrcaktimi i qart\u00eb i funksioneve publike t\u00eb deleguara<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i qart\u00eb i kufijve nd\u00ebrmjet funksioneve dhe sh\u00ebrbimeve q\u00eb i ngarkohen Dhom\u00ebs Ekonomike Komb\u00ebtare dhe kompetencave q\u00eb ushtrohen aktualisht nga institucionet publike. Projektligji i ngarkon Dhom\u00ebs nj\u00eb s\u00ebr\u00eb funksionesh dhe sh\u00ebrbimesh publike t\u00eb deleguara dhe parashikon bashk\u00ebveprimin e saj me Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procese q\u00eb lidhen me regjistrimin dhe administrimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb biznesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ndarja e kompetencave t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrcaktuar qart\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangen mbivendosjet institucionale, procedurat paralele apo krijimi i barr\u00ebve administrative shtes\u00eb p\u00ebr biznesin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji parashikon tashm\u00eb nj\u00eb list\u00eb funksionesh publike t\u00eb deleguara dhe mekanizma bashk\u00ebveprimi me Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit. Megjithat\u00eb, p\u00ebr \u00e7do funksion t\u00eb deleguar duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb baza ligjore, ndarja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive, institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrfundimtar, standardi i sh\u00ebrbimit, mekanizmi i ankimit dhe m\u00ebnyra e financimit. Delegimi i funksioneve publike duhet t\u00eb synoj\u00eb thjeshtimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb biznesit me administrat\u00ebn dhe jo krijimin e nj\u00eb niveli t\u00eb ri nd\u00ebrmjet\u00ebsimi institucional.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb ve\u00e7anti, sugjerojm\u00eb t\u00eb qart\u00ebsohet m\u00eb tej ndarja e roleve nd\u00ebrmjet DHEK dhe Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit p\u00ebr proceset q\u00eb lidhen me regjistrimin, klasifikimin dhe administrimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb biznesit, duke p\u00ebrcaktuar qart\u00eb institucionin q\u00eb ushtron kompetenc\u00ebn vendimmarr\u00ebse dhe mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebrfundimtare, me q\u00ebllim shmangien e procedurave paralele ose t\u00eb detyrimeve shtes\u00eb p\u00ebr biznesin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb funksion t\u00eb siguris\u00eb juridike, sugjerojm\u00eb gjithashtu harmonizimin e nenit 8, i cili parashikon mund\u00ebsin\u00eb e delegimit t\u00eb kompetencave publike edhe me marr\u00ebveshje, me nenin 9, i cili i referohet delegimit shprehimisht me ligj. N\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr funksionet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ushtrimin e autoritetit publik, baza, kufijt\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse duhet t\u00eb rezultojn\u00eb qart\u00eb nga kuadri ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb, do t\u00eb ishte e dobishme t\u00eb diferencohen qart\u00eb funksionet p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe vet\u00ebrregulluese t\u00eb DHEK nga funksionet administrative publike t\u00eb deleguara, p\u00ebrfshir\u00eb regjimin e mbik\u00ebqyrjes, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe financimit q\u00eb zbatohet p\u00ebr secil\u00ebn kategori.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lidhje me periudh\u00ebn tranzitore, duke vler\u00ebsuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb kalim t\u00eb rregullt drejt sistemit t\u00eb ri, sugjerojm\u00eb q\u00eb kufizimet mbi veprimtarin\u00eb e dhomave ekzistuese dhe rastet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb miratim paraprak t\u00eb Komisionit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm Teknik t\u00eb p\u00ebrcaktohen dhe zbatohen vet\u00ebm n\u00eb mas\u00ebn e nevojshme p\u00ebr administrimin e tranzicionit, pa penguar ushtrimin normal t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e mandateve ekzistuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrfundime dhe rekomandime<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke njohur ndryshimet dhe p\u00ebrmir\u00ebsimet e b\u00ebra n\u00eb versionin e gushtit 2026, organizatat e komunitetit t\u00eb biznesit vler\u00ebsojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet themelore t\u00eb ngritura n\u00eb q\u00ebndrimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm nuk jan\u00eb zgjidhur plot\u00ebsisht. N\u00eb ve\u00e7anti, modeli i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb detyruesh\u00ebm mbetet elementi kryesor q\u00eb k\u00ebrkon rishikim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne rekomandojm\u00eb q\u00eb procesi i konsultimit t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsuar modelin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb garantuar:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00b7&nbsp; lirin\u00eb reale t\u00eb bizneseve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur m\u00ebnyr\u00ebn dhe organizat\u00ebn p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00b7 mbrojtjen e autonomis\u00eb dhe pluralizmit t\u00eb organizatave ekzistuese dhe t\u00eb ardhshme vullnetare t\u00eb biznesit;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00b7&nbsp; nj\u00eb list\u00eb konkrete dhe t\u00eb garantuar t\u00eb sh\u00ebrbimeve baz\u00eb q\u00eb financohen nga tarifa vjetore;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00b7&nbsp; nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb publikuar t\u00eb sistemit aktual, alternativave t\u00eb reform\u00ebs dhe ndikimit ekonomik e institucional t\u00eb modelit t\u00eb propozuar;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00b7&nbsp; nj\u00eb argumentim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb koherenc\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs me objektivat e integrimit evropian dhe me parimet e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, liris\u00eb s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, proporcionalitetit dhe liris\u00eb s\u00eb organizimit;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00b7&nbsp; ndarje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb funksioneve t\u00eb deleguara dhe shmangien e mbivendosjeve me institucionet publike ekzistuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Konsultimi me komunitetin e biznesit duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar modelin e reform\u00ebs dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar teknikisht nj\u00eb model t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbetemi t\u00eb angazhuar p\u00ebr nj\u00eb dialog konstruktiv dhe n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb kontribuar m\u00eb tej n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e projektligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Organizatat n\u00ebnshkruese t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb (AMCHAM)<\/li>\n\n\n\n<li>Dhoma Gjermane e Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (DIHA)<\/li>\n\n\n\n<li>Dhoma e Tregtis\u00eb Italiane n\u00eb Shqip\u00ebri (CCIA)<\/li>\n\n\n\n<li>Dhoma Britanike e Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (BCCA)<\/li>\n\n\n\n<li>Dhoma e Tregtis\u00eb Zvic\u00ebr-Shqip\u00ebri (SWISSA)<\/li>\n\n\n\n<li>Confindustria Albania \u2013 Shoqata e Industrialist\u00ebve Italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata e Investitor\u00ebve t\u00eb Huaj n\u00eb Shqip\u00ebri (FIAA)<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB)<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata e Biznesit Grek n\u00eb Shqip\u00ebri (HBAA)<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata Shqiptare e Energjive t\u00eb Rinovueshme (AREA)<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata &#8220;Bashkimi Tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb&#8221; (BTSH)<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata Shqiptare e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit (AITA)<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata e Siguruesve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata e Siguruesve t\u00eb Jet\u00ebs, Pensioneve dhe Fondeve t\u00eb Investimit (SH.SJ.P.FI)<\/li>\n\n\n\n<li>Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 Japoni (AJCCI)<\/li>\n\n\n\n<li>Shoqata Shqiptare e Tregtis\u00eb Elektronike (AECA)<\/li>\n\n\n\n<li>Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb Franc\u00eb-Shqip\u00ebri (CCIFA)<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<div data-wp-interactive=\"core\/file\" class=\"wp-block-file\"><object data-wp-bind--hidden=\"!state.hasPdfPreview\" hidden class=\"wp-block-file__embed\" data=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Qendrimi-i-perbashket-per-DHEK-2026.pdf\" type=\"application\/pdf\" style=\"width:100%;height:600px\" aria-label=\"Embed of Qendrimi i perbashket per DHEK 2026.\"><\/object><a id=\"wp-block-file--media-59e2a88c-0d86-46cf-bf2c-95bdaa61e7a8\" href=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Qendrimi-i-perbashket-per-DHEK-2026.pdf\">Qendrimi i perbashket per DHEK 2026<\/a><a href=\"https:\/\/amcham.com.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Qendrimi-i-perbashket-per-DHEK-2026.pdf\" class=\"wp-block-file__button wp-element-button\" download aria-describedby=\"wp-block-file--media-59e2a88c-0d86-46cf-bf2c-95bdaa61e7a8\">Download<\/a><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizatat e komunitetit t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri vler\u00ebsojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb dialogu institucional t\u00eb strukturuar nd\u00ebrmjet sip\u00ebrmarrjes dhe institucioneve publike, si dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit, sh\u00ebrbimeve dhe mb\u00ebshtetjes ndaj biznesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, kemi shqyrtuar versionin e ripropozuar t\u00eb Projektligjit \u201cP\u00ebr Dhom\u00ebn Ekonomike Komb\u00ebtare\u201d, t\u00eb publikuar p\u00ebr konsultim publik m\u00eb 14 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":24275,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","_seopress_news_disabled":"","_seopress_video_disabled":"","_seopress_video":[],"_seopress_pro_schemas_manual":[],"_seopress_pro_rich_snippets_disable_all":"","_seopress_pro_rich_snippets_disable":[],"_seopress_pro_schemas":[],"inline_featured_image":false,"footnotes":"","tve_updated_post":"","tve_custom_css":"","tve_user_custom_css":"","tve_globals":{},"tcb2_ready":0,"tcb_editor_enabled":0,"tve_landing_page":"","_tve_header":"","_tve_footer":""},"categories":[333,320,324],"tags":[],"class_list":["post-121393","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu","category-publikimet","category-slaidet","post-wrapper","thrv_wrapper"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121393"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121393\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121398,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121393\/revisions\/121398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24275"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}