{"id":121272,"date":"2026-09-10T10:07:05","date_gmt":"2026-09-10T08:07:05","guid":{"rendered":"https:\/\/amcham.com.al\/?p=121272"},"modified":"2026-09-10T10:11:18","modified_gmt":"2026-09-10T08:11:18","slug":"komentet-e-dhomes-amerikane-per-projektligjin-per-sherbimet-digjitale-ne-republiken-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/komentet-e-dhomes-amerikane-per-projektligjin-per-sherbimet-digjitale-ne-republiken-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Komentet e Dhom\u00ebs Amerikane p\u00ebr Projektligjin \u201cP\u00ebr Sh\u00ebrbimet Digjitale n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"\n<h1 class=\"wp-block-heading\">I. Hyrje<\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (AmCham Albania) mb\u00ebshtet p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrimin e legjislacionit komb\u00ebtar me acquis t\u00eb Bashkimit Evropian dhe vler\u00ebson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb kuadri modern rregullator q\u00eb garanton nj\u00eb mjedis digjital m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb transparent dhe m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrafrimi me Rregulloren (BE) 2022\/2065 p\u00ebr Sh\u00ebrbimet Digjitale (Digital Services Act \u2013 DSA) p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb procesin e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb saj si rregullore e Bashkimit Evropian, DSA-ja funksionon mbi baz\u00ebn e nj\u00eb arkitekture institucionale t\u00eb integruar, e cila p\u00ebrfshin kompetenca t\u00eb ndara nd\u00ebrmjet Komisionit Evropian, Bordit Evropian p\u00ebr Sh\u00ebrbimet Digjitale, Koordinator\u00ebve t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Digjitale dhe mekanizmave t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkufitar nd\u00ebrmjet shteteve an\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrafrimi i saj n\u00eb nj\u00eb shtet kandidat k\u00ebrkon jo vet\u00ebm p\u00ebrshtatjen e dispozitave materiale, por edhe nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb kujdesshme t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si k\u00ebto mekanizma mund t\u00eb integrohen n\u00eb kuadrin institucional dhe juridik komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komentet dhe rekomandimet e paraqitura n\u00eb vijim synojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb forcimin e projektligjit dhe n\u00eb krijimin e nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb zbatuesh\u00ebm dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me objektivat dhe parimet themelore t\u00eb Digital Services Act.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\">II. Relacioni shoq\u00ebrues dhe metodologjia e hartimit t\u00eb projektligjit<\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania vler\u00ebson se Relacioni shoq\u00ebrues i projektligjit duhet t\u00eb rishikohet dhe plot\u00ebsohet, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb baz\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb analitike dhe metodologjike p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen ligjore t\u00eb propozuar. N\u00eb form\u00ebn aktuale, Relacioni p\u00ebrshkruan kryesisht p\u00ebrmbajtjen e projektligjit dhe objektivat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb tij, por nuk argumenton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme arsyet q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb zgjedhjen e modelit t\u00eb propozuar, alternativat e shqyrtuara, ndikimin e pritsh\u00ebm t\u00eb ligjit apo kapacitetet e nevojshme p\u00ebr zbatimin e tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">2.1. Metodologjia e p\u00ebrafrimit me acquis t\u00eb Bashkimit Evropian<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania rekomandon q\u00eb Relacioni t\u00eb rishikohet n\u00eb p\u00ebrputhje me metodologjin\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr p\u00ebrafrimin e legjislacionit me acquis t\u00eb Bashkimit Evropian. Duke qen\u00eb se Digital Services Act \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregullore e Bashkimit Evropian dhe jo nj\u00eb direktiv\u00eb, p\u00ebrdorimi i termit&nbsp;<strong>&#8220;transpozim&#8221;<\/strong>&nbsp;nuk pasqyron natyr\u00ebn juridike t\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrafrimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Relacioni duhet t\u00eb sqaroj\u00eb qart\u00eb metod\u00ebn e ndjekur p\u00ebr harmonizimin e projektligjit, t\u00eb argumentoj\u00eb zgjedhjet e b\u00ebra gjat\u00eb p\u00ebrshtatjes s\u00eb dispozitave t\u00eb DSA-s\u00eb dhe t\u00eb klasifikoj\u00eb nivelin e p\u00ebrafrimit sipas kategorive t\u00eb parashikuara n\u00eb Manualin p\u00ebr Hartimin e Legjislacionit dhe dokumentet metodologjike p\u00ebr integrimin evropian. Po k\u00ebshtu, deklarimi i nj\u00eb &#8220;niveli t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrafrimi&#8221; duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb objektive, t\u00eb shoq\u00ebruar me tabel\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb dhe arsyetimin e \u00e7do devijimi nga acquis.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">2.2. Analiza e ndikimit rregullator<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania konsideron se Relacioni duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ndikimit rregullator, duke vler\u00ebsuar jo vet\u00ebm aspektet juridike, por edhe ndikimin ekonomik, financiar, institucional dhe administrativ t\u00eb projektligjit. N\u00eb ve\u00e7anti, mungon nj\u00eb analiz\u00eb e kostove t\u00eb zbatimit, e ndikimit mbi biznesin dhe konkurrueshm\u00ebrin\u00eb, e nevojave p\u00ebr burime njer\u00ebzore dhe financiare, si dhe e ndikimit t\u00eb mundsh\u00ebm mbi t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore. Gjithashtu, deklarimi se projektligji nuk sjell efekte financiare nuk duket t\u00eb jet\u00eb i harmonizuar me nevojat konkrete p\u00ebr ngritjen e kapaciteteve institucionale t\u00eb parashikuara n\u00eb vet\u00eb Relacionin.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">2.3. Analiza e boshll\u00ebkut ligjor dhe konsistenca e Relacionit<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania rekomandon q\u00eb Relacioni t\u00eb shoq\u00ebrohet me analiz\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb boshll\u00ebkut ligjor dhe me nj\u00eb shpjegim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si gjetjet e saj jan\u00eb reflektuar n\u00eb projektligj. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb sigurohet p\u00ebrputhshm\u00ebri nd\u00ebrmjet konkluzioneve t\u00eb Relacionit dhe dispozitave konkrete t\u00eb projektligjit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet kur Relacioni deklaron se kompetenca t\u00eb caktuara t\u00eb institucioneve t\u00eb Bashkimit Evropian nuk jan\u00eb p\u00ebrafruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb projektligji u atribuon autoriteteve shqiptare funksione t\u00eb ngjashme.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">2.4. Kapacitetet institucionale dhe zbatueshm\u00ebria<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke pasur parasysh kompleksitetin e mekanizmave t\u00eb parashikuar nga projektligji, AmCham Albania vler\u00ebson se Relacioni duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb kapaciteteve institucionale dhe administrative t\u00eb nevojshme p\u00ebr zbatimin efektiv t\u00eb ligjit. Nj\u00eb analiz\u00eb e till\u00eb duhet t\u00eb adresoj\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, strukturat organizative, burimet njer\u00ebzore, ekspertiz\u00ebn teknike, infrastruktur\u00ebn, kostot e zbatimit dhe mekanizmat e koordinimit nd\u00ebrinstitucional, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet realizueshm\u00ebria praktike e kompetencave q\u00eb projektligji u atribuon autoriteteve p\u00ebrgjegj\u00ebse.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">2.5. Konsultimi publik dhe dokumentimi i procesit<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania inkurajon nj\u00eb dokumentim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb konsultimit publik, duke evidentuar kategorit\u00eb e pal\u00ebve t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrfshira, kontributet e tyre dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si k\u00ebto jan\u00eb reflektuar n\u00eb tekstin e projektligjit. Po k\u00ebshtu, referencat ndaj konsultimeve teknike apo aktiviteteve mb\u00ebshtet\u00ebse duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen me nj\u00eb paraqitje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb marra dhe ndikimit konkret q\u00eb ato kan\u00eb pasur n\u00eb hartimin e projektligjit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">2.6. Rekomandim<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrfundim, AmCham Albania rekomandon q\u00eb Relacioni t\u00eb rishikohet dhe t\u00eb plot\u00ebsohet p\u00ebrpara miratimit t\u00eb projektligjit, duke u shoq\u00ebruar me dokumentacionin mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb analiz\u00ebn e boshll\u00ebkut ligjor, tabel\u00ebn e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb me acquis, raportin e vler\u00ebsimit t\u00eb ndikimit rregullator, analiz\u00ebn e kapaciteteve institucionale, vler\u00ebsimin financiar, analiz\u00ebn e ndikimit mbi t\u00eb drejtat themelore, raportin e konsultimit publik dhe planin e zbatimit. Kjo do t\u00eb kontribuonte n\u00eb nj\u00eb proces legjislativ m\u00eb transparent, m\u00eb t\u00eb argumentuar dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\">III. Kuadri institucional dhe p\u00ebrshtatja e modelit t\u00eb Digital Services Act<\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Digital Services Act mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb institucionale t\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr tregun e brendsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian, ku nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kompetencash ushtrohen nga Komisioni Evropian, Bordi Evropian p\u00ebr Sh\u00ebrbimet Digjitale dhe autoritete t\u00eb tjera t\u00eb specializuara. P\u00ebrshtatja e k\u00ebtij modeli n\u00eb kontekstin shqiptar k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kompetencave, roleve dhe mekanizmave t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kuadri i propozuar t\u00eb jet\u00eb i zbatuesh\u00ebm, koherent dhe t\u00eb ofroj\u00eb siguri juridike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">3.1. P\u00ebrshtatja e kompetencave t\u00eb institucioneve t\u00eb Bashkimit Evropian<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb evidentuara lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si projektligji p\u00ebrshtat kompetencat q\u00eb, sipas Digital Services Act, ushtrohen nga Komisioni Evropian dhe Bordi Evropian p\u00ebr Sh\u00ebrbimet Digjitale. N\u00eb disa raste, projektligji parashikon ushtrimin e funksioneve t\u00eb ngjashme nga autoritete komb\u00ebtare, pa u shoq\u00ebruar me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mjaftueshme mbi baz\u00ebn juridike, kufijt\u00eb e kompetencave dhe mekanizmat institucional\u00eb q\u00eb garantojn\u00eb ushtrimin efektiv t\u00eb tyre. Kjo \u00e7\u00ebshtje reflektohet edhe n\u00eb dispozita t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb projektligjit, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb lidhen me Platformat Shum\u00eb t\u00eb M\u00ebdha Online (VLOPs), Motor\u00ebt Shum\u00eb t\u00eb M\u00ebdhenj t\u00eb K\u00ebrkimit Online (VLOSEs) dhe mekanizmin e reagimit ndaj krizave, t\u00eb cilat mb\u00ebshteten n\u00eb mekanizma t\u00eb zhvilluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb arkitektur\u00ebs institucionale t\u00eb Bashkimit Evropian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, projektligji do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga nj\u00eb arsyetim m\u00eb i plot\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si k\u00ebto mekanizma p\u00ebrshtaten dhe do t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb kontekstin shqiptar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">3.2. Roli dhe kompetencat e AKEP<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Caktimi i AKEP-it si autoritet p\u00ebrgjegj\u00ebs k\u00ebrkon nj\u00eb analiz\u00eb funksionale m\u00eb t\u00eb detajuar, e cila t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrvoj\u00ebn e autoritetit n\u00eb fush\u00ebn e komunikimeve elektronike, por edhe p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr ushtrimin e kompetencave t\u00eb reja q\u00eb burojn\u00eb nga projektligji. N\u00eb ve\u00e7anti, do t\u00eb ishte e nevojshme nj\u00eb ndarje m\u00eb e qart\u00eb nd\u00ebrmjet rolit t\u00eb AKEP-it si rregullator sipas ligjit p\u00ebr komunikimet elektronike dhe funksioneve t\u00eb tij si Koordinator i Sh\u00ebrbimeve Digjitale, si dhe nj\u00eb p\u00ebrcaktim m\u00eb i qart\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tij me autoritetet e tjera kompetente.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">3.3. Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrinstitucional dhe shmangia e mbivendosjes s\u00eb kompetencave<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji nd\u00ebrvepron me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb autoritetesh dhe kuadrosh ligjor\u00eb ekzistues, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb fush\u00ebn e komunikimeve elektronike, medias audiovizive, mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale, konkurrenc\u00ebs dhe mbrojtjes s\u00eb konsumatorit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkohet nj\u00eb p\u00ebrcaktim m\u00eb i qart\u00eb i ndarjes s\u00eb kompetencave dhe mekanizmave t\u00eb koordinimit nd\u00ebrinstitucional, me q\u00ebllim shmangien e mbivendosjeve, konflikteve t\u00eb kompetenc\u00ebs dhe pasiguris\u00eb juridike gjat\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">3.4. Marr\u00ebdh\u00ebnia me ligjin nr. 54\/2024 &#8220;P\u00ebr Komunikimet Elektronike&#8221;<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji duhet t\u00eb sqaroj\u00eb m\u00eb tej raportin e tij me ligjin nr. 54\/2024 &#8220;P\u00ebr Komunikimet Elektronike&#8221;, duke ruajtur ndarjen funksionale nd\u00ebrmjet rregullimit t\u00eb rrjeteve dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb komunikimeve elektronike, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe rregullimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve nd\u00ebrmjet\u00ebse dhe detyrimeve t\u00eb kujdesit sipas Digital Services Act, nga ana tjet\u00ebr. Nj\u00eb harmonizim m\u00eb i qart\u00eb nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy kuadrove ligjor\u00eb do t\u00eb reduktonte rrezikun e mbivendosjes s\u00eb kompetencave dhe do t\u00eb rriste sigurin\u00eb juridike p\u00ebr autoritetet zbatuese dhe subjektet e rregulluara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">IV. Mbrojtja e t\u00eb drejtave themelore dhe garancit\u00eb procedurale<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zbatimi efektiv i projektligjit k\u00ebrkon q\u00eb kompetencat e autoriteteve publike t\u00eb shoq\u00ebrohen me garanci t\u00eb qarta procedurale dhe me respektimin e t\u00eb drejtave themelore.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">4.1. Urdhrat p\u00ebr heqjen e p\u00ebrmbajtjes<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania vler\u00ebson se dispozitat q\u00eb rregullojn\u00eb urdhrat p\u00ebr heqjen e p\u00ebrmbajtjes k\u00ebrkojn\u00eb sqarim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar siguri juridike dhe p\u00ebrputhshm\u00ebri me modelin e Digital Services Act. N\u00eb ve\u00e7anti, projektligji duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb autoritetet kompetente p\u00ebr nxjerrjen e k\u00ebtyre urdhrave, baz\u00ebn ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn ato mb\u00ebshteten, si dhe garancit\u00eb procedurale p\u00ebr subjektet e prekura. Gjithashtu, rekomandohet t\u00eb sqarohet se urdhrat p\u00ebr heqjen e p\u00ebrmbajtjes mb\u00ebshteten n\u00eb legjislacionin material p\u00ebrkat\u00ebs dhe nuk krijojn\u00eb kompetenca t\u00eb reja materiale p\u00ebr autoritetet publike, duke garantuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr mjete efektive ankimi dhe kontroll gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">4.2. Kompetencat hetimore dhe masat kufizuese<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji i njeh autoriteteve kompetenca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme hetimore dhe mbik\u00ebqyr\u00ebse, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb ushtrimin e t\u00eb drejtave dhe interesave legjitime t\u00eb subjekteve t\u00eb rregulluara. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, AmCham Albania rekomandon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohen m\u00eb qart\u00eb kushtet dhe kufijt\u00eb e ushtrimit t\u00eb k\u00ebtyre kompetencave, p\u00ebrfshir\u00eb aksesin n\u00eb informacion, k\u00ebrkesat p\u00ebr dokumentacion, inspektimet dhe \u00e7do mas\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb prek privat\u00ebsin\u00eb, sekretin profesional apo t\u00eb dh\u00ebnat konfidenciale. Dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen me garanci t\u00eb mjaftueshme procedurale, standarde t\u00eb qarta proporcionaliteti dhe, kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme, me kontroll paraprak ose pasues nga autoriteti gjyq\u00ebsor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">4.3. Masat kufizuese ndaj ofruesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania konsideron se dispozitat q\u00eb lejojn\u00eb vendosjen e masave kufizuese ndaj ofruesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve nd\u00ebrmjet\u00ebse k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb formulim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb lidhur me kushtet e zbatimit t\u00eb tyre. N\u00eb ve\u00e7anti, masat q\u00eb mund t\u00eb kufizojn\u00eb aksesin n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim ose t\u00eb ndikojn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb ushtrimin e aktivitetit ekonomik duhet t\u00eb parashikohen vet\u00ebm p\u00ebr raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb kritere objektive dhe t\u00eb zbatohen n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e proporcionalitetit. Projektligji do t\u00eb p\u00ebrfitonte gjithashtu nga nj\u00eb sqarim m\u00eb i qart\u00eb se masa t\u00eb tilla p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mjetin e fundit, pasi t\u00eb jen\u00eb shqyrtuar dhe rezultuar t\u00eb pamjaftueshme alternativa m\u00eb pak kufizuese, si dhe nga parashikimi i garancive efektive p\u00ebr kontroll gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\">V. Dispozita t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb projektligjit<\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me metodologjin\u00eb e hartimit t\u00eb projektligjit, kuadrin institucional dhe garancit\u00eb procedurale, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dispozitash konkrete t\u00eb projektligjit do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga rishikime t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb zbatim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb tij. N\u00eb ve\u00e7anti, rekomandohet nj\u00eb rishikim i disa mekanizmave specifik\u00eb t\u00eb parashikuar nga projektligji, me q\u00ebllim harmonizimin e tyre me logjik\u00ebn e Digital Services Act dhe rritjen e siguris\u00eb juridike p\u00ebr subjektet e rregulluara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>5.1. P\u00ebrkufizimet dhe fusha e zbatimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa nga p\u00ebrkufizimet dhe dispozitat q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb projektligjit do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga sqarime t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb zbatim t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb parashikuesh\u00ebm t\u00eb tyre. N\u00eb ve\u00e7anti, do t\u00eb ishte e dobishme t\u00eb rishikohej formulimi i p\u00ebrkufizimit t\u00eb &#8220;p\u00ebrmbajtjes s\u00eb paligjshme&#8221;, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsohet se projektligji nuk p\u00ebrcakton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur se \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrmbajtje t\u00eb paligjshme, por mb\u00ebshtetet n\u00eb legjislacionin material p\u00ebrkat\u00ebs. Gjithashtu, projektligji do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga nj\u00eb qart\u00ebsim m\u00eb i plot\u00eb i fush\u00ebs s\u00eb tij territoriale t\u00eb zbatimit dhe i ushtrimit t\u00eb kompetencave ndaj ofruesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb vendosur jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb formulim m\u00eb i qart\u00eb i k\u00ebtyre dispozitave do t\u00eb kontribuonte n\u00eb rritjen e siguris\u00eb juridike dhe n\u00eb nj\u00eb zbatim m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb projektligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>5.2. Raportimi i dyshimeve p\u00ebr vepra penale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dispozitat q\u00eb lidhen me raportimin e dyshimeve p\u00ebr kryerjen e veprave penale k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb formulim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb lidhur me kushtet e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij detyrimi dhe raportin e tij me modelin e parashikuar n\u00eb Digital Services Act. Nj\u00eb qart\u00ebsim i m\u00ebtejsh\u00ebm do t\u00eb kontribuonte n\u00eb shmangien e pasigurive interpretative dhe n\u00eb garantimin e nj\u00eb zbatimi t\u00eb parashikuesh\u00ebm t\u00eb dispozitave p\u00ebrkat\u00ebse.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>5.3. Mekanizmat e zgjidhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve dhe sinjalizuesit e besuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji parashikon mekanizma t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve dhe p\u00ebr funksionimin e sinjalizuesve t\u00eb besuar. Duke pasur parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre mekanizmave p\u00ebr funksionimin e kuadrit t\u00eb ri rregullator, dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga sqarime t\u00eb m\u00ebtejshme mbi m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit dhe funksionimit t\u00eb tyre, si dhe mbi garancit\u00eb q\u00eb sigurojn\u00eb transparenc\u00eb, paanshm\u00ebri dhe siguri juridike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>5.4. Regjimi i sanksioneve dhe tarif\u00ebs mbik\u00ebqyr\u00ebse<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji parashikon nj\u00eb regjim sanksionesh dhe, p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara subjektesh, vendosjen e nj\u00eb tarife mbik\u00ebqyr\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga nj\u00eb formulim m\u00eb i qart\u00eb i kritereve p\u00ebr vendosjen e sanksioneve administrative, si dhe nga nj\u00eb arsyetim m\u00eb i plot\u00eb mbi baz\u00ebn ligjore, metodologjin\u00eb dhe proporcionalitetin e tarif\u00ebs mbik\u00ebqyr\u00ebse. Nj\u00eb qasje e till\u00eb do t\u00eb rriste parashikueshm\u00ebrin\u00eb e kuadrit rregullator dhe sigurin\u00eb juridike p\u00ebr subjektet e rregulluara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\">VI. P\u00ebrfundime dhe rekomandime<\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania vler\u00ebson se Projektligji &#8220;P\u00ebr Sh\u00ebrbimet Digjitale n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221; p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt p\u00ebrafrimit t\u00eb legjislacionit shqiptar me acquis t\u00eb Bashkimit Evropian dhe krijimit t\u00eb nj\u00eb kuadri modern p\u00ebr rregullimin e sh\u00ebrbimeve digjitale. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, shqyrtimi i projektligjit dhe i Relacionit shoq\u00ebrues evidenton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga rishikime dhe sqarime t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebrpara miratimit t\u00eb tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb ve\u00e7anti, rekomandohet:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>rishikimi dhe plot\u00ebsimi i Relacionit shoq\u00ebrues me analizat dhe dokumentacionin mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebs;<\/li>\n\n\n\n<li>qart\u00ebsimi i modelit institucional dhe i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshtatjes s\u00eb kompetencave q\u00eb burojn\u00eb nga Digital Services Act;<\/li>\n\n\n\n<li>forcimi i garancive procedurale dhe i mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave themelore;<\/li>\n\n\n\n<li>rishikimi i dispozitave t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb identifikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, me q\u00ebllim rritjen e qart\u00ebsis\u00eb, proporcionalitetit dhe zbatueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AmCham Albania mbetet e gatshme t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb fazat e m\u00ebtejshme t\u00eb procesit legjislativ dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr forcimin e nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb zbatuesh\u00ebm dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet evropiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I. Hyrje Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (AmCham Albania) mb\u00ebshtet p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrimin e legjislacionit komb\u00ebtar me acquis t\u00eb Bashkimit Evropian dhe vler\u00ebson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb kuadri modern rregullator q\u00eb garanton nj\u00eb mjedis digjital m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb transparent dhe m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":121273,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","_seopress_news_disabled":"","_seopress_video_disabled":"","_seopress_video":[],"_seopress_pro_schemas_manual":[],"_seopress_pro_rich_snippets_disable_all":"","_seopress_pro_rich_snippets_disable":[],"_seopress_pro_schemas":[],"inline_featured_image":false,"footnotes":"","tve_updated_post":"","tve_custom_css":"","tve_user_custom_css":"","tve_globals":{},"tcb2_ready":0,"tcb_editor_enabled":0,"tve_landing_page":"","_tve_header":"","_tve_footer":""},"categories":[333,320,324],"tags":[],"class_list":["post-121272","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu","category-publikimet","category-slaidet","post-wrapper","thrv_wrapper"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121272","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121272"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121272\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":121285,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121272\/revisions\/121285"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}