{"id":111954,"date":"2026-07-07T09:21:10","date_gmt":"2026-07-07T07:21:10","guid":{"rendered":"https:\/\/amcham.com.al\/komentet-e-dhomes-amerikane-mbi-projektligjin-per-inteligjencen-artificiale\/"},"modified":"2026-07-07T09:36:43","modified_gmt":"2026-07-07T07:36:43","slug":"komentet-e-dhomes-amerikane-mbi-projektligjin-per-inteligjencen-artificiale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/komentet-e-dhomes-amerikane-mbi-projektligjin-per-inteligjencen-artificiale\/","title":{"rendered":"Komentet e Dhom\u00ebs Amerikane mbi \u201cProjektligjin p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale\u201d"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji &#8220;P\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale&#8221; p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb domosdosh\u00ebm drejt harmonizimit t\u00eb kuadrit ligjor shqiptar me Rregulloren (BE) 2024\/1689, t\u00eb njohur gjer\u00ebsisht si \u201cAI Act\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza e m\u00ebposhtme \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar duke zhvilluar nj\u00eb krahasim sistematik me dispozitat e \u201cAI Act\u201d BE (Rregullorja 2024\/1689) dhe zhvillimet e fundit, p\u00ebrfshir\u00eb Omnibus-in e muajit maj 2026, si dhe modelet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb implementimit nga shtete si Singapori, Estonia, Letonia, Irlanda dhe Spanja me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tek shtetet e vogla me kapacitete institucionale t\u00eb krahasueshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vler\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb si vijon: projektligji \u00ebsht\u00eb transpozuar gati identik nga \u201cAI Act\u201d, pa analiz\u00eb t\u00eb kujdesshme t\u00eb hendekut mes standardit europian dhe realitetit shqiptar institucional, ekonomik dhe teknologjik. Shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE me shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr burime kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi serioze: deri n\u00eb qershor 2026, vet\u00ebm 9 nga 27 shtete an\u00ebtare kishin caktuar t\u00eb dyja autoritetet kompetente brenda afatit t\u00eb parashikuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjeni komentet e detajuara si meposht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>\u00c7\u00ebshtjet kritike: Amendamente pa t\u00eb cilat ligji nuk duhet miratuar<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Pavar\u00ebsia e autoritetit rregullator &#8211; Roli i AKSHI-t<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji i atribuon AKSHI-t (Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit) funksione t\u00eb gjera koordinuese, teknike dhe mbik\u00ebqyr\u00ebse. Sipas Nenit 3, AKSHI p\u00ebrcaktohet si &#8220;Struktur\u00eb IA-se&#8221; dhe &#8220;autoritet koordinues\/kompetent&#8221; p\u00ebr zbatimin e ligjit. Ky atribuim krijon nj\u00eb konflikt strukturor t\u00eb interesit me natyr\u00eb sistematike, jo thjesht racional: AKSHI \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht zhvillues i sistemeve teknologjike t\u00eb shtetit, kontraktuese e zgjidhjeve IA, administruese e infrastruktur\u00ebs dixhitale, dhe nga ana tjet\u00ebr, rregullatore dhe mbik\u00ebqyr\u00ebse e t\u00eb nj\u00ebjtave sisteme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Referenca:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Konflikti lind nga Neni 3, i cili e p\u00ebrfshin AKSHI-n si &#8220;autoritet kompetent&#8221; krahas Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale dhe autoriteteve t\u00eb tjera. Nenet e Kreut VI (qeverisja dhe mbik\u00ebqyrja) e thellojn\u00eb k\u00ebt\u00eb problem duke i dh\u00ebn\u00eb AKSHI-t funksione operative dhe rregullatore pa mekanizma t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ndarjes s\u00eb rolit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Krahasimi me \u201cAI Act\u201d BE:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 70 i \u201cAI Act\u201d parashikon shprehimisht se autoritetet komb\u00ebtare kompetente duhet t\u00eb &#8220;ushtrojn\u00eb kompetencat e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb paanshme dhe pa paragjykim&#8221;. Ai vazhdon duke p\u00ebrcaktuar se personeli dhe menaxhimi i k\u00ebtyre autoriteteve nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb projektimin, zhvillimin, tregtimin ose p\u00ebrdorimin e sistemeve IA q\u00eb mbik\u00ebqyrin. Shkelja e k\u00ebtij parimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje e efikasitetit, ajo rrezikon t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pavlefshme \u00e7do vendim mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe \u00e7do gjob\u00eb t\u00eb vendosur nga AKSHI si autoritet, pasi pal\u00ebt e interesuara mund t\u00eb sfidonin paanshm\u00ebrin\u00eb e procesit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Modelet <\/em><em><\/em><em>nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tre modele konkrete meritojn\u00eb v\u00ebmendje. Irlanda ka zgjedhur qasjen e decentralizimit me koordinim q\u00ebndror: 15 autoritete kompetente sektoriale t\u00eb caktuara sipas fushave (financa, sh\u00ebndet\u00ebsia, telekomunikacioni, mbrojtja e konsumatorit etj.), t\u00eb koordinuara nga Zyra Komb\u00ebtare e IA-s\u00eb si struktur\u00eb e re e pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky model funksionon sepse regullator\u00ebt sektorial\u00eb ekzistues marrin kompetenca IA mbi fush\u00ebn e tyre, duke kursyer koh\u00eb dhe burime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Spanja ka preferuar qasjen e agjencis\u00eb s\u00eb dedikuar &#8211; AESIA (Agjensia Spanjolle p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e IA-s\u00eb) u krijua si autoritet i pavarur i vet\u00ebm, me mb\u00ebshtetje nga AEPD (Agjencia Spanjolle p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave) dhe CNMC (Komisioni Komb\u00ebtar p\u00ebr Tregjet dhe Konkurrenc\u00ebn).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Estonia ka zgjedhur t\u00eb integroj\u00eb IA-n\u00eb n\u00eb strukturat ekzistuese: TTJA (Autoriteti i Mbrojtjes s\u00eb Konsumatorit dhe Rregullimit Teknik) dhe AKI (Inspektorati i Mbrojtjes s\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave) bashk\u00ebveprojn\u00eb si autoritete kompetente, pa krijuar struktur\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Rekomandimi konkret:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozohet ndryshimi i Nenit 3 dhe i neneve t\u00eb Kreut VI duke e hequr AKSHI-n nga roli i autoritetit rregullator\/mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe duke ia kaluar k\u00ebt\u00eb rol Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, i cili tashm\u00eb ka mandat ligjor t\u00eb pavarur, infrastruktur\u00eb, personel dhe eksperienc\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebse. Ky model \u00ebsht\u00eb i provuar, me i p\u00ebrshtatsh\u00ebm ne aspektin financiar dhe konform me praktikat evropiane. AKSHI mbetet si mb\u00ebshtetje teknike, ofron ekspertiz\u00eb, mb\u00ebshtetje operative dhe dokumentim teknik, por nuk vendos, nuk vendos penalitete dhe nuk mbik\u00ebqyr. Afati i propozuar: 18 muaj pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb ngritur struktur\u00ebn e re.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Dallimi nd\u00ebrmjet biznesit zhvillues dhe integrues<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji nuk b\u00ebn dallim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm nd\u00ebrmjet &#8220;ofruesit&#8221; t\u00eb modelit IA, pra kompanis\u00eb q\u00eb e zhvillon at\u00eb nga fillimi, dhe &#8220;integruesit&#8221;, kompanis\u00eb q\u00eb integron modele t\u00eb gatshme t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta (ChatGPT, Claude, Gemini, Llama etj.) n\u00eb produktet ose sh\u00ebrbimet e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky dallim duket teknik, por ka pasoja praktike: shumica d\u00ebrrmuese e bizneseve shqiptare jan\u00eb integruese, jo zhvilluese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00eb kompani shqiptare nuk zhvillon modele IA t\u00eb krahasueshme me ato t\u00eb OpenAI, Google apo Anthropic. Duke mos b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dallim, projektligji rrezikon t&#8217;u ngarkoj\u00eb bizneseve shqiptare detyrimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, ato t\u00eb zhvilluesve, p\u00ebr teknologji q\u00eb nuk i kontrollojn\u00eb dhe nuk i kan\u00eb krijuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Referenca te Neni 3<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 3 i projektligjit p\u00ebrkufizon &#8220;ofruesin&#8221; si &#8220;person fizik ose juridik q\u00eb zhvillon nj\u00eb sistem IA ose model t\u00eb IA-s\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ose q\u00eb ka nj\u00eb sistem IA t\u00eb zhvilluar dhe e hedh n\u00eb treg ose e v\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim n\u00ebn emrin apo mark\u00ebn e vet&#8221;. Kjo formulim i bashkon dy kategori fundamentalisht t\u00eb ndryshme, zhvilluesi dhe integrues\/rebranduesi, duke u ngarkuar detyrime identike. Nenet e Kreut III (detyrimet e sistemeve me rrezik t\u00eb lart\u00eb) nuk kan\u00eb kolona paralele sipas roleve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Krahasimi me \u201cAI Act\u201d BE:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 25 i \u201cAI Act\u201d BE \u00ebsht\u00eb dispozita ky\u00e7e: ai parashikon kategorin\u00eb &#8220;quasi-provider&#8221; dhe &#8220;do\u00ebnstream deployer&#8221; (integrues) me detyrime duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb lehta. Integruesit detyrohen t\u00eb zbatojn\u00eb udh\u00ebzimet e ofruesit, t\u00eb sigurojn\u00eb mbik\u00ebqyrjen njer\u00ebzore, t\u00eb regjistrojn\u00eb incidentet dhe t\u00eb identifikohen para p\u00ebrdoruesve, por nuk detyrohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsim teknik t\u00eb konformitetit t\u00eb modelit, t\u00eb dokumentojn\u00eb arkitektur\u00ebn e tij ose t\u00eb auditojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e trajnimit. Gjithashtu, sipas struktur\u00ebs s\u00eb \u201cAI Act\u201d, Zyra e IA-s\u00eb s\u00eb BE ka kompetenc\u00eb ekskluzive mbi ofruesit e modeleve GPAI (si OpenAI, Google, Anthropic) dhe jo autoritetet komb\u00ebtare. Autoritetet komb\u00ebtare mbik\u00ebqyrin sistemet IA t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi k\u00ebto modele. Kjo n\u00ebnkupton se kompanit\u00eb shqiptare si integruese bien krejt\u00ebsisht n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e autoritetit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Modelet nd\u00ebrkomb\u00ebtare:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 25 i \u201cAI Act\u201d BE \u00ebsht\u00eb modeli ligjor direkt dhe mund t\u00eb kopjohet. Praktika e IMDA-s (Autoriteti i Zhvillimit t\u00eb Infokomunikacionit) t\u00eb Singaporit ofron modelin operacional: udh\u00ebzime sektoriale specifike q\u00eb ndajn\u00eb qart\u00eb detyrimet sipas roleve t\u00eb ndryshme n\u00eb zinxhirin e vler\u00ebs: zhvilluesi, integrues paketues, p\u00ebrdorues final.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Udh\u00ebzimet jan\u00eb publike, t\u00eb detajuara me shembuj dhe rregullisht t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Rekomandimi konkret<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozohet: shtimi shprehimisht i termit &#8220;integrues&#8221; n\u00eb Nenin 3, me p\u00ebrkufizim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb Nenin 25 t\u00eb \u201c\u201cAI Act\u201d\u201d. Nenet e detyrimeve t\u00eb sistemeve me rrezik t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ken\u00eb dy kolona paralele: &#8220;Detyrimet e ofruesit\/zhvilluesit&#8221; dhe &#8220;Detyrimet e integruesit&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky ndryshim \u00ebsht\u00eb ndoshta i r\u00ebnd\u00ebsishmi praktikisht, sepse prek drejtp\u00ebrdrejt mbi 95% t\u00eb kompanive shqiptare aktive n\u00eb sektorin teknologjik.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>\u00c7\u00ebshtjet e rekomanduara: Amendamente t\u00eb nevojshme n\u00eb tekstin final<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Proporcionaliteti p\u00ebr SME-t\u00eb dhe Startup-et<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji nuk ka masa specifike proporcionale p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe t\u00eb mesme. K\u00ebrkesat p\u00ebr dokumentim teknik t\u00eb sistemeve IA me rrezik t\u00eb lart\u00eb, vler\u00ebsimet e konformitetit, monitorimin pas-tregut, raportimin e incidenteve dhe regjistrimin jan\u00eb identike pavar\u00ebsisht n\u00ebse i kryen nj\u00eb korporat\u00eb e madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo nj\u00eb startup shqiptar me dhjet\u00eb punonj\u00ebs. Ekosistemi shqiptar i inovacionit teknologjik dominohet pik\u00ebrisht nga bizneset e vogla dhe startup-et, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb asimetri rregullatore ve\u00e7an\u00ebrisht d\u00ebmtuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Referenca te Neni<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 1(g) e liston mb\u00ebshtetjen e NVM-ve si nj\u00eb nga q\u00ebllimet e projektligjit, por pa asnj\u00eb mekaniz\u00ebm konkret zbatimi. Nenet e Kreut III (detyrimet e sistemeve me rrezik t\u00eb lart\u00eb) nuk b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb dallim sipas madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb operatorit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Krahasimi me \u201c\u201cAI Act\u201d\u201d BE dhe zhvillimet e fundit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 99(6) i \u201cAI Act\u201d BE parashikon shprehimisht se gjobat p\u00ebr SME-t\u00eb dhe startup-et jan\u00eb t\u00eb kufizuara te shuma m\u00eb e ul\u00ebt (jo m\u00eb e lart\u00eb) nd\u00ebrmjet shum\u00ebs fikse dhe p\u00ebrqindjes s\u00eb xhiros. Marr\u00ebveshja politike e &#8220;AI Omnibus&#8221; e maj 2026, e konfirmuar tashm\u00eb, zgjeron k\u00ebto leht\u00ebsi edhe tek &#8220;small mid-cap companies&#8221; dhe thjeshton k\u00ebrkesat e dokumentacionit teknik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji nuk e reflekton ende Omnibus-in, pavar\u00ebsisht se negociatat u mbyll\u00ebn p\u00ebrpara afatit t\u00eb konsultimit publik shqiptar. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht pika e ngritur nga Komiteti Digjital si \u00e7\u00ebshtje e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Modelet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Singapori ka zhvilluar dy regjime paralele: korniz\u00eb detyruese teknike vet\u00ebm p\u00ebr sistemet me rrezik t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kompanive mbi nj\u00eb prag t\u00eb caktuar, dhe korniz\u00eb vullnetare bazuar n\u00eb udh\u00ebzime sektoriale p\u00ebr aktor\u00ebt e tjer\u00eb. Irlanda ka adoptuar dokumentacion t\u00eb thjesht\u00ebzuar si standard baze p\u00ebr SME-t\u00eb, me mund\u00ebsi kalimi te dokumentacioni i plot\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr sistemet kritike. Letonia ka parashikuar mb\u00ebshtetje financiare shtet\u00ebrore direkte p\u00ebr startup-et q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sandbox, duke e kthyer konformitetin nga barr\u00eb n\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Rekomandimi konkret<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozohet shtimi i nj\u00eb neni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb &#8220;Masa proporcionale p\u00ebr NVM-t\u00eb dhe nd\u00ebrmarrjet fillestare&#8221; me: gjoba sipas modelit t\u00eb Nenit 99(6) t\u00eb \u201cAI Act\u201d, shuma e ul\u00ebt, jo e lart\u00eb; dokumentacion i thjesht\u00ebzuar p\u00ebr kompanit\u00eb n\u00ebn 50 punonj\u00ebs ose n\u00ebn 10 milion\u00eb euro xhiro vjetore; moratorium administrative trevje\u00e7ar pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit gjat\u00eb t\u00eb cilit p\u00ebr SME-t\u00eb aplikohen udh\u00ebzime e jo gjoba; dhe reflektimi eksplicit i Omnibus 2026 n\u00eb tekstin e ligjit.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Mungesa e kalendar\u00ebve t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb faza t\u00eb zbatimit<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji nuk ka afate t\u00eb ndara hyrjeje n\u00eb fuqi sipas kategorive t\u00eb rrezikut. Sipas tekstit aktual, gjith\u00e7ka do t\u00eb hyj\u00eb menj\u00ebher\u00eb ne fuqi pas miratimit dhe shpalljes, duke mos u dh\u00ebn\u00eb as bizneseve as institucioneve koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebrshtatjeje. Ky problem \u00ebsht\u00eb i dyfisht\u00eb: ai n\u00ebn\u00e7mon kompleksitetin e zbatimit, dhe e lidh hyrjen n\u00eb fuqi me miratimin e ligjit pa e lidhur me disponueshm\u00ebrin\u00eb e standardeve teknike mb\u00ebshtet\u00ebse, t\u00eb cilat aktualisht nuk ekzistojn\u00eb as n\u00eb nivel evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Krahasimi me \u201cAI Act\u201d BE<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAI Act\u201d BE ka kalendar\u00eb t\u00eb detajuar mbi:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>praktikat e ndaluara dhe detyrimi p\u00ebr aftesim ne IA i cili ka hyre n\u00eb fuqi ne shkurt 2025;<\/li>\n\n\n\n<li>detyrimet p\u00ebr ofruesit e modeleve GPAI nga gushti 2025;<\/li>\n\n\n\n<li>sistemet IA me rrezik t\u00eb lart\u00eb (Aneksi III), sipas marr\u00ebveshjes Omnibus t\u00eb majit 2026 t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shtyr\u00eb deri n\u00eb dhjetor 2027.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arsyeja e shtyrjes \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht mungesa e standardeve teknike t\u00eb hartuara nga CEN dhe CENELEC, t\u00eb cilat nuk ishin gati brenda afatit t\u00eb parashikuar. Edhe kjo ndarje n\u00eb faza t\u00eb detajuara nuk ka qen\u00eb i mjaftuesh\u00ebm pasi shum\u00eb shtete an\u00ebtare kan\u00eb vonesa t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Rekomandimi konkret:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozohet shtimi i dispozitave kalimtare t\u00eb detajuara si vijon:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Neni 5 (praktikat e ndaluara) dhe Neni 4 (AI Literacy) hyjn\u00eb n\u00eb fuqi gjasht\u00eb muaj pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare;<\/li>\n\n\n\n<li>detyrimet p\u00ebr ofruesit e modeleve GPAI &#8211; 18 muaj pas botimit;<\/li>\n\n\n\n<li>detyrimet e sistemeve me rrezik t\u00eb lart\u00eb (Aneksi III) &#8211; 36 muaj pas botimit, me kusht shprehimisht t\u00eb disponueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb standardeve teknike komb\u00ebtare ose t\u00eb njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<\/li>\n\n\n\n<li>SME-t\u00eb t\u00eb ken\u00eb gjasht\u00eb muaj shtes\u00eb relativ ndaj afateve kryesore.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>\u00c7\u00ebshtjet dyt\u00ebsore:&nbsp; Adresim i nevojsh\u00ebm me ligj ose akte n\u00ebnligjore<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Sandbox-et Rregullatore<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji e parashikon sandbox-in rregullator por nuk specifikon asnj\u00eb procedur\u00eb operative: nuk ka kritere pranimi, afate, mekanizma financiare, llojet e operator\u00ebve t\u00eb kualifikuar, benefitet konkrete gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb testimit apo rrug\u00ebn nga sandbox-i drejt tregut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krahasimi me \u201cAI Act\u201d BE dhe zhvillimet e fundit<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 57 i \u201cAI Act\u201d BE detyron \u00e7do shtet an\u00ebtar t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb sandbox komb\u00ebtar IA deri m\u00eb 2 gusht 2026. Marr\u00ebveshja Omnibus e majit 2026 hap edhe sandbox-in evropian t\u00eb nivelit t\u00eb BE-s\u00eb dhe zgjeron aksesin. Spanja \u00ebsht\u00eb vendi me progresin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb: sandbox komb\u00ebtar aktiv me 12 ofrues sistemesh me rrezik t\u00eb lart\u00eb tashm\u00eb brenda.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Modelet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe propozimi strategjik<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Finlanda dhe Estonia kan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb prill 2026 marr\u00ebveshje p\u00ebr zhvillimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb sandbox-eve t\u00eb tyre t\u00eb \u201cAI Act\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arsyeja: dy shtete t\u00eb vogla me kapacitete t\u00eb kufizuara zvog\u00eblojn\u00eb kostot n\u00ebp\u00ebrmjet ndarjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe ekspertiz\u00ebs, rrisin t\u00ebrheqjen ndaj kompanive nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe fitojn\u00eb pesh\u00eb negociuese me BE-n\u00eb duke u pozicionuar si aktor q\u00eb kontribuon n\u00eb form\u00ebsimin e rregullave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Letonia ka miratuar ligj specifik dhe ka nd\u00ebrtuar sandbox-in n\u00ebn Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare IA, me buxhet shtet\u00ebror dhe kritere t\u00eb qarta zgjedhjeje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky model sugjerohet t\u00eb zbatohet edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, t\u00eb gjitha vende kandidate ose aspirante t\u00eb BE, mund t\u00eb negociojn\u00eb krijimin e nj\u00eb &#8220;Western Balkans AI Regulatory Sandbox&#8221; me koordinim t\u00eb BE-s\u00eb dhe financim t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet IPA III.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo zvog\u00eblon kostot institucionale, krijon tregun e nevojsh\u00ebm minimal p\u00ebr kompanite e inovacionit dhe pozicionon rajonin si aktor aktiv n\u00eb zbatimin e \u201cAI Act\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Rekomandimi konkret:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozohet plot\u00ebsimi i neneve t\u00eb sandbox-it me:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>afat 18 muaj pas hyrjes n\u00eb fuqi p\u00ebr ngritjen e sandbox-it komb\u00ebtar;<\/li>\n\n\n\n<li>kritere pranimi t\u00eb qarta (inovacion i verifikuesh\u00ebm, rrezik i vler\u00ebsuesh\u00ebm, kapacitet teknik zbatimi);<\/li>\n\n\n\n<li>reduktim i detyrimeve te perputhshmerise gjat\u00eb periudh\u00ebs sandbox (maksimum 24 muaj);<\/li>\n\n\n\n<li>dhe mandatin eksplicit p\u00ebr negociat\u00eb rajonale dhe ky i fundit mund t\u00eb jet\u00eb seksion i ve\u00e7ant\u00eb ose aneks i projektligjit.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Edukimi n\u00eb IA: Nga detyrim formal n\u00eb program real<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 4 i projektligjit kopjon detyrimin p\u00ebr &#8220;aft\u00ebsim n\u00eb IA&#8221; nga \u201cAI Act\u201d, por pa standarde minimale operative, pa kritere objektive vler\u00ebsimi, pa program orientues shtet\u00ebror dhe pa burime konkrete. Kjo e b\u00ebn detyrimin de facto t\u00eb pazbatuesh\u00ebm pasi \u00e7do kompani mund t\u00eb veproj\u00eb pa asnj\u00eb mekaniz\u00ebm verifikimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Modelet nd\u00ebrkomb\u00ebtare:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Estonia ka marre iniciativ\u00ebn &#8220;AI Leap&#8221; (TI-H\u00fcpe) si program komb\u00ebtar me financim shtet\u00ebror, i integruar n\u00eb kurrikulat e arsimit t\u00eb mes\u00ebm dhe i targetuar sipas roleve (zhvillues, integrues, punonj\u00ebs publik, qytetar).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Singapori ka zhvilluar udh\u00ebzime sektoriale specifike me shembuj praktik\u00eb dhe ka njohur certifikimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare (si Google AI Essentials ose ECDL AI) si evidenc\u00eb automatike konformiteti, duke hequr barr\u00ebn e verifikimit t\u00eb dyfish\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Rekomandimi konkret:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozohet plot\u00ebsimi i Nenit 4 me mandatin p\u00ebr \u201cMinistrin\u00eb e Arsimit\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me \u201cAKSHI\u201d p\u00ebr hartimin e &#8220;Programit Komb\u00ebtar t\u00eb aftesimit ne IA&#8221; brenda 12 muajve pas hyrjes n\u00eb fuqi; standarde minimale t\u00eb ndryshme sipas roleve:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>ofrues\/zhvillues,<\/li>\n\n\n\n<li>integrues,<\/li>\n\n\n\n<li>punonj\u00ebs publik,<\/li>\n\n\n\n<li>qytetar i zakonsh\u00ebm;<\/li>\n\n\n\n<li>njohja automatike e certifikimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare si evidenc\u00eb perputhshmerie;<\/li>\n\n\n\n<li>dhe bashk\u00ebpunim i detyruar me universitetet shqiptare dhe sektorin privat.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Siguria komb\u00ebtare dhe zinxhiri i furnizimit<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji nuk adreson rreziqet e var\u00ebsis\u00eb nga furnitor\u00eb me rrezik t\u00eb lart\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs jo-demokratike, sidomos kur sistemet IA vendosen n\u00eb infrastruktur\u00eb kritike, sh\u00ebrbime publike ose sisteme t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare. Neni 2(2) parashikon vet\u00ebm p\u00ebrjashtimin e sistemeve ushtarake\/komb\u00ebtare nga fusha e zbatimit t\u00eb ligjit, por nuk krijon asnj\u00eb mekaniz\u00ebm vler\u00ebsimi t\u00eb rrezikut t\u00eb origjin\u00ebs teknologjike p\u00ebr sistemet e tjera shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Konteksti dhe rendesia konkrete<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky boshll\u00ebk bie ndesh me angazhimet euroatlantike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe praktik\u00ebn e partner\u00ebve strategjik\u00eb. BE ka instrumente plot\u00ebsuese si \u201cNetwork and Information Security Directive (Version 2)\u201d (NIS2), Akti i \u00c7ipave dhe udh\u00ebzimet e (European Union Agency for Cybersecurity (ENISA) q\u00eb trajtojn\u00eb zinxhirin e furnizimit teknologjik. Shqip\u00ebria nuk ka ende k\u00ebto instrumente plot\u00ebsuese, duke e b\u00ebr\u00eb boshll\u00ebkun n\u00eb projektligjin p\u00ebr IA edhe m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Estonia ka integruar qeverisjen IA me korniz\u00ebn e siguris\u00eb kibernetike, IA dhe siguria komb\u00ebtare trajtohen bashk\u00ebrisht, jo si sisteme t\u00eb ndara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Rekomandimi konkret<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozohet shtimi i nenit &#8220;Vler\u00ebsimi i rrezikut t\u00eb origjin\u00ebs teknologjike&#8221;: p\u00ebr \u00e7do sistem IA t\u00eb vendosur n\u00eb infrastruktur\u00eb kritike (sipas Ligjit 45\/2019) ose sh\u00ebrbime publike t\u00eb detyrueshme, AKSHI dhe autoritetet kompetente kryejne vler\u00ebsim t\u00eb origjin\u00ebs, kontrollit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe aksesit t\u00eb mundsh\u00ebm nga pal\u00eb t\u00eb treta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vler\u00ebsimi referencohet tek mekanizmat ekzistues t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Mbrojtja e Sekreteve Tregtare dhe Pron\u00ebsis\u00eb Intelektuale<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji nuk balancon mjaftuesh\u00ebm detyrimin e transparenc\u00ebs me mbrojtjen e sekreteve tregtare dhe pron\u00ebsis\u00eb intelektuale. Pa formulim t\u00eb qart\u00eb, nenet mbi transparenc\u00ebn dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr shpjegim mund t\u00eb interpretohen si detyrim zbulimi t\u00eb kodit burimor, parametrave t\u00eb modelit, arkitektur\u00ebs teknike ose t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb trajnimit. Kjo krijon pasiguri juridike serioze p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb zhvillimin IA.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Krahasimi me \u201cAI Act\u201d BE dhe Modelet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 78 i \u201cAI Act\u201d BE balancon transparenc\u00ebn me sekretet tregtare: autoritetet kompetente mund t&#8217;i qasen informacionit konfidencial por kan\u00eb detyrimin absolut t\u00eb konfidencialitetit. Neni 86 (e drejta p\u00ebr shpjegim) k\u00ebrkon shpjegim &#8220;t\u00eb kuptuesh\u00ebm&#8221; dhe jo zbulim algoritmik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">GDPR Neni 22 ofron modelin praktik: individi ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb dijeni mbi procesin e vendimarrjes por jo si funksionon kodi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Singapori e formulon dallimin me qart\u00ebsi: transparenca operacionale (ndikimi i vendimarrjes) \u2260 transparenca teknike (si funksionon algoritmi).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Rekomandimi konkret<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozohet shtimi i klauzol\u00ebs shpjeguese eksplicite n\u00eb nenet e transparenc\u00ebs: &#8220;e drejta p\u00ebr shpjegim sipas k\u00ebtij ligji nuk interpretohet si detyrim zbulimi i kodit burimor, parametrave teknik\u00eb, arkitektur\u00ebs s\u00eb modelit, t\u00eb dh\u00ebnave trajnuese ose \u00e7do informacioni tjet\u00ebr q\u00eb paraqet sekret tregtar sipas legjislacionit t\u00eb zbatuesh\u00ebm&#8221;. Formulim i till\u00eb rrit sigurin\u00eb juridike, mbron investimet teknologjike dhe nuk prek t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Analiza e ndikimit ekonomik: Rekomandim paraprak<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpara miratimit t\u00eb tekstit final, rekomandohet kryerja e Vler\u00ebsimit t\u00eb Ndikimit Rregullator (Regulatory Impact Assessment (RIA)).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky \u00ebsht\u00eb nje instrument standard i hartimit t\u00eb legjislacionit dhe duhet t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb projektligjin e propozuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pes\u00eb dimensionet kryesore q\u00eb RIA duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb jan\u00eb si vijon:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Kostoja e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb: sa kushton konkretisht p\u00ebr SME-t\u00eb dhe startup-et shqiptare n\u00eb baz\u00eb vjetore? Vler\u00ebsimet evropiane flasin p\u00ebr 15.000\u201380.000 euro n\u00eb vit p\u00ebr sistem me rrezik t\u00eb lart\u00eb, shum\u00eb q\u00eb shumica e startup-eve shqiptare nuk e kan\u00eb si kapital t\u00eb disponuesh\u00ebm.<\/li>\n\n\n\n<li>Ndikimi mbi investimet: cili \u00ebsht\u00eb efekti i detyrimeve disproporcionale mbi t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja teknologjike? N\u00ebse Kosova apo Maqedonia e Veriut adoptojn\u00eb regjime m\u00eb t\u00eb lehta, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb startup-et vendase dhe t\u00eb huaja.<\/li>\n\n\n\n<li>Kapaciteti institucional: sa inspektor\u00eb, certifikues dhe ekspert\u00eb teknik\u00eb nevojiten p\u00ebr zbatimin real t\u00eb ligjit? Kush i trajnon? Kush i paguan? N\u00ebse kapaciteti nuk ekziston, ligji mbetet i pazbatuesh\u00ebm.<\/li>\n\n\n\n<li>Ekosistemi startup: cilat biznese vendase do t\u00eb ishin t\u00eb detyruar t\u00eb migrojn\u00eb jasht\u00eb vendit ose t\u00eb mbylleshin n\u00ebse ligji hyn n\u00eb fuqi pa masa proporcionale? Efektet konkurruese rajonale: si pozicionohet Shqip\u00ebria ndaj vendeve fqinje si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia n\u00ebse ato adoptojn\u00eb regjime rregullatore m\u00eb fleksib\u00ebl?<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Propozimi Strategjik: Sandbox rajonal i Ballkanit Per\u00ebndimor<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky propozim buron nga analiza krahasuese e modeleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe i ofron Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi strategjike q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar ende nga asnj\u00eb aktor rajonal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Logjika baz\u00eb \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: Finlanda dhe Estonia, dy shtete t\u00eb vogla europiane me ekonomi t\u00eb ngjashme dhe orientim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb digjital, kan\u00eb vendosur n\u00eb prill 2026 t\u00eb zhvillojn\u00eb sandbox-et e tyre t\u00eb \u201cAI Act\u201d bashk\u00ebrisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arsyet jan\u00eb pragmatike:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>ulje e kostove institucionale n\u00ebp\u00ebrmjet ndarjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs; rritje e t\u00ebrheqjes ndaj kompanive nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb preferojn\u00eb tregje me pesh\u00eb;<\/li>\n\n\n\n<li>standardizim i p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb shmang fragmentimin rregullator;<\/li>\n\n\n\n<li>dhe pozicionim si aktor aktiv n\u00eb formimin e praktikave europiane t\u00eb zbatimit.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia jan\u00eb t\u00eb gjitha vende kandidate ose aspirante t\u00eb BE, me ekonomi t\u00eb ngjashme, ekosisteme teknologjike t\u00eb vogla dhe sfida te ngjashme t\u00eb kapacitetit institucional.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krijimi i &#8220;Western Balkans AI Regulatory Sandbox&#8221; , me koordinim t\u00eb BE-s\u00eb dhe financim t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet instrumenteve t\u00eb para-anetarsimit IPA III, do t\u00eb kishte k\u00ebto efekte konkrete:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>zvog\u00eblim drastik t\u00eb kostove, sepse buxheti i sandbox-it ndahet mes kat\u00ebr vendeve;<\/li>\n\n\n\n<li>t\u00ebrheqje e kompanive teknologjike rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb akses tek tregu rajonal i konsoliduar; harmonizim i hersh\u00ebm legjislativ rajonal, duke shmangur fragmentimin q\u00eb do t\u00eb ngadal\u00ebsonte integrimin europian; mb\u00ebshtetje financiare t\u00eb mundshme nga BE;<\/li>\n\n\n\n<li>dhe pozicionim si aktor q\u00eb kontribuon n\u00eb form\u00ebsimin e rregullave, influenc\u00eb mbi praktikat e zbatimit t\u00eb \u201cAI Act\u201d n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozimi mund t\u00eb futet si seksion specifik ose aneks i projektligjit, duke i dh\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb mandatin p\u00ebr negociata rajonale. Kjo nuk k\u00ebrkon ndryshim thelb\u00ebsor t\u00eb tekstit ekzistues, por k\u00ebrkon nje vizion strategjik.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Konkluzion dhe Hapat e Radh\u00ebs<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligji &#8220;P\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale&#8221; ka orientim evropian plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komentet e sjella nga an\u00ebtar\u00ebsia e AmCham Albania, identifikojn\u00eb probleme reale t\u00eb cilat mb\u00ebshteten n\u00eb standardet e BE dhe konfirmohen nga eksperienca nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rekomandimet e propozuara jan\u00eb strukturore. Ato jan\u00eb t\u00eb realizueshme brenda korniz\u00ebs ekzistuese t\u00eb projektligjit, pa e rishkruar at\u00eb nga fillimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy amendamente jan\u00eb kritike dhe nuk duhet t\u00eb miratohet ligji pa to:&nbsp; pavar\u00ebsia e autoritetit rregullator dhe dallimi zhvillues\/integrues. Dy amendamente t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb tekstin final, proporcionaliteti p\u00ebr SME-t\u00eb dhe kalendar\u00ebt e ndar\u00eb n\u00eb faza.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera mund t\u00eb adresohen me aktet n\u00ebnligjore, me kusht t\u00eb domosdosh\u00ebm q\u00eb baza ligjore t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb n\u00eb tekst.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb duhet patur parasysh nga modelet nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb kjo: shtetet e vogla nuk duhet t\u00eb kopjojn\u00eb tekstualisht ligjet, por t\u00eb adoptojn\u00eb filozofin\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb gradualisht kapacitetet. Projektligji shqiptar duhet t\u00eb ndertoje kapacitetin institucional t\u00eb pavarur, standardet operative, programet e aft\u00ebsimit dhe mekanizmat proporcional\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rekomandojme q\u00eb k\u00ebto sugjerime t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb brenda procesit t\u00eb Konsultimit Publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projektligji &#8220;P\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale&#8221; p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb domosdosh\u00ebm drejt harmonizimit t\u00eb kuadrit ligjor shqiptar me Rregulloren (BE) 2024\/1689, t\u00eb njohur gjer\u00ebsisht si \u201cAI Act\u201d. Analiza e m\u00ebposhtme \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar duke zhvilluar nj\u00eb krahasim sistematik me dispozitat e \u201cAI Act\u201d BE (Rregullorja 2024\/1689) dhe zhvillimet e fundit, p\u00ebrfshir\u00eb Omnibus-in e muajit maj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":111952,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","_seopress_news_disabled":"","_seopress_video_disabled":"","_seopress_video":[],"_seopress_pro_schemas_manual":[],"_seopress_pro_rich_snippets_disable_all":"","_seopress_pro_rich_snippets_disable":[],"_seopress_pro_schemas":[],"inline_featured_image":false,"footnotes":"","tve_updated_post":"","tve_custom_css":"","tve_user_custom_css":"","tve_globals":{},"tcb2_ready":0,"tcb_editor_enabled":0,"tve_landing_page":"","_tve_header":"","_tve_footer":""},"categories":[333,324],"tags":[],"class_list":["post-111954","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu","category-slaidet","post-wrapper","thrv_wrapper"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111954"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111954\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":111958,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111954\/revisions\/111958"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111952"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/amcham.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}