Si një organizatë e përkushtuar për të çuar më tej zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë, Dhoma Amerikane e konsideron përshtatjen dhe promovimin e standardeve të drejta dhe etike të biznesit dhe përgjegjësinë sociale të bashkëpunimit si synimet e saj më të rëndësishme në punën dhe ndërveprimin me të tjerët. Dhoma Amerikane, nëpërmjet miratimit të këtij Kodi, ndërrmerr një rol aktiv dhe udhëheqës në promovimin e praktikave më të mira amerikane ndaj komunitetit të biznesit që operon në Shqipëri. Kodi duhet të përdoret nga Dhoma Amerikane dhe bizneset e saj anëtare në çdo aspekt të operacioneve të tyre:
Bizneset anëtare duhet të respektojnë sundimin e ligjit në angazhimin e tyre me qeverinë:
Respektoni ligjet dhe rregulloret dhe përmbajuni zbatimit të ligjit;
Mos u përfshini në aktivitete që mund të interpretohen si të korruptuara ose në shkelje të ligjit;
Mos u përfshini në përpjekje për të ndikuar mbi interesa nëpërmjet shkëmbimit të dhuratave, parave ose informacioneve;
Mos u përfshini në kërkesa për trajtime të veçanta bazuar në përdorimin e pahijshëm të marrëdhënieve personale, gjatë kryerjes së aktiviteteve profesionale.
Bizneset anëtare do të angazhohen në praktika biznesi të drejta dhe etike:
Të respektojnë ligjin në ushtrimin e veprimtarisë së tyre afariste dhe të bëjnë biznes në mënyrë transparente;
As mos pranoni dhe as mos ofroni asnjë formë ryshfeti në kryerjen e biznesit;
Përmbahuni nga dhënia e informacioneve të rreme ose mashtruese dhe përfaqësohuni denjësisht në diskutime dhe negociata;
Aplikoni praktika biznesi të përgjegjshme për mjedisin.
Bizneset anëtare duhet të ofrojnë një mjedis pune të sigurtë dhe etik:
Të garantojë trajtim të drejtë të të gjithë punonjësve dhe të tregojë respekt për individin dhe dinjitetin e punëtorit;
Siguroni një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm në vendin e punës;
Të mos tolerojë asnjë përvetësim apo përfitim;
Punonjësit duhet të përmbahen nga përfshirja në sjellje ose aktivitete që mund të rrezikojnë në mënyrë të padrejtë reputacionin e një punonjësi tjetër në kompani;
Punonjësit duhet të sillen në mënyrë të tillë që të sjellë nder dhe respekt për organizatën.
Bizneset anëtare do të luajnë një rol aktiv në komunitet:
Veproni me përgjegjësi dhe demonstroni përkushtim për zhvillimin e komunitetit përmes promovimit të arsimit, shëndetësisë, aktiviteteve kulturore dhe të tjera;
Kurdoherë që është e mundur, inkurajoni punonjësit që të kontribojnë në komunitet përmes vullnetarizmit të kohës ose burimeve të tyre.