AmCham Albania dhe NOA në ditën e parë të HR Open Week

AmCham Albania dhe NOA në ditën e parë të HR Open Week

Si të përzgjedhësh talentet në kushtet e pandemisë

Departamentet e HR kanë patur një përgjegjësi të madhe për kompaninë gjatë pandemisë, duke u bërë filtruesit dhe udhëzuesit më të mirë të zhvillimit dhe gjetjes së kapitalit njerëzor. AmCham Albania dhe ekspertja nga NOA, znj.Blerina Krantja,  kanë folur me anëtarët e AmCham mbi strategjitë më të mira që duhet të zbatojë departamenti i HR për të zgjedhur talentet edhe në një kohë të vështirë si kjo e pandemisë. Një strategji e  mirë e rekrutimit, e drejtuar nga staf i kualifikuar dhe procese të monitoruara janë gjithcka në përzgjedhjen me sukses të talenteve të reja.

Blerina Krantja, Drejtore e HR tek NOA ka shpjeguar në detaje se cfarë ka bërë departamenti i saj në kushtet aktuale të zhvillimit të biznesit dhe nevojës për të përthithur talentet e reja. Një profil i fortë i kompanisë si dhe komunikimi konstant me audiencën duke promovuar vlerat, besimet, dhe arsyet për të zgjedhur dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe,  e ka ndihmuar departamentin e HR të jetë e sukseshme në rekrutim.

Znj. Krantja i sugjeroi anëtarëve  të AmCham që gjatë kësaj periudhe të jenë të kujdesshëm për të ndërtuar strategji të rekrutimit që përfshijnë edhe punonjësit nëpërmjet incentivave që ju ofrohen atyre. Aktivizimi i stafit më me përvojë, inkurajimin për të folur për vlerat e kompanisë, të gjithë këto elementë së bashku, rrisin jo vetëm reputacionin e kompanisë por dhe ndihmojnë në afrimin e një kapitali njerëzor me vlera.

Në diskutimin me anëtarët e AmCham, znj. Krantja ka ofruar disa këshilla që i ndihmon punonjësit e departamenteve të HR të orientohen drejtë gjatë kohës që kryejnë procese të rekrutimit. Ridefinimi i profileve të punës që hapen, dhe një komunikim aktiv dhe strategji marketingu e kombinuar me teknologjinë, janë të rëndësishme. Të vëmendshëm duhet të jenë në këtë proces dhe menaxherët e HR që kryejnë intervistat. Krijimi i një atmosfere të përshtatshme, pyetjet që drejtojnë deri tek prezantimi i që i bëjnë kompanisë dhe vëndit të punës, luajnë rol në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *